GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Serbia kërkon të zgjerohet duke i marrë tokë Kosovës

10:20 - 10/07/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Analiza e REL: Më 2024, sytë nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Albin Kurti u tregon amerikanëve se si është për Kosovën të jetojë pranë një fqinji agresiv siç është Serbia. Në një intervistë në CNN, shefi i qeverisë e barazon Serbinë me Rusinë, duke përmendur kërcënimin e vazhdueshëm që përbëjnë 48 bazat ushtarake që rrethojnë kufirin me Kosovën. Kurti tha se po u kërkon aleatëve perëndimorë që t’i bëjnë presion Beogradit për çaktivizimin e këtyre bazave që kanë nga 50 deri në 150 ushtarë të pajisur me armë dhe mjete luftuese ruse dhe kineze.

 “Serbia është shumë e ngjashme me Federatën e Rusisë. Ata nuk i njohin defakto apo dejure fqinjët e tyre. U shkaktojnë probleme fqinjëve pasi kërkojnë zgjerim të territorit. Në anën tjetër, duhet ta them se ndoshta Rusia imiton Serbinë gjatë regjimit të Millosheviçit. Po shohim se si presidenti despotik Putin dëshiron ta kthejë Ukrainën në një skenar të ngjashëm me Bosnjen, me një territor totalisht të ndarë, për ta bërë shtet jofunksional duke krijuar mundësi për të pushtuar territor. Rusia dhe Serbia, historikisht, kulturalisht dhe politikisht kanë imituar njëra-tjetrën. Prandaj ne jemi shumë të shqetësuar pasi është në interesin e Kremlinit për të hapur konflikte të reja në Europë përmes mashës së saj. Serbia në Ballkan është një vegël e Rusisë”, tha Albin Kurti.

Në të njëjtën intervistë me të ishte dhe gjenerali historik i NATO-s, Wesley Clark, i cili gjithashtu e përkufizoi Serbinë një kërcënim për paqen në rajon.

 “Dora e Rusisë ndihet në Ballkan. Serbia është krahu i Rusisë në Ballkan. Serbia u shërben interesave të Rusisë. Presidenti Vuçiç është i mençur. Ai tenton të duket se po luan me dy porta, por kur të vijë momenti, ai do të bëjë çfarë i kërkon Putini. Dhe çfarë ai do nga Putini, sigurisht është autoriteti për të përdorur trupat e tij në Kosovë, të paktën të marrë gjysmën e pjesës veriore të Kosovës dhe ndoshta më shumë. Njëkohësisht, duan ta ndajnë Bosnjën, ta marrin Republikën Sërpska dhe ta bëjnë ‘Serbinë e Madhe’. E gjithë kjo ka të bëjë me spastrim etnik në Ballkan”, deklaroi Wesley Clark.

Gjenerali Clark shton se ka patur mjaft dhunë dhe konflikte në Ballkan, prandaj në 30 vitet e fundit NATO ka ndërhyrë për të ndaluar përdhunimet, vrasjet, spastrimet etnike dhe gjenocidet. Ai kërkoi nga aleanca e fuqishme që të bëjë më shumë për ta ndihmuar Ukrainën që të jetë një histori suksesi, siç është aktualisht Kosova.

Etiketa: Albin KurtiKosoveSerbi

Lajme të lidhura

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
Kosovë & Rajon

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti
Kosovë & Rajon

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Para
Tabaku-Koçiut: Ju jeni llumi, ne s’kemi frikë të zgjohemi në mëngjes se mos na vënë prangat

Deputetja Tabaku ngre alarmin: Në çdo orë 6 shqiptarë largohen nga vendi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai
Aktualitet

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lalën publikoi këtë të martë të dhëna të reja nga dosja e...

Lexo më shumë
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26
Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

20:24 - 24/02/26
Kamionët e bllokuar në Qafë-Thanë, shoferët: Po na mbaron ushqimi

Kamionët e bllokuar në Qafë-Thanë, shoferët: Po na mbaron ushqimi

20:08 - 24/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Elbasan, ndihen edhe në Tiranë

Lëkundje të forta tërmeti në Elbasan, ndihen edhe në Tiranë

20:01 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com