GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kurti takim me Erdoganin në New York, diskutime edhe për vendimin e Speciales për ish-krerët e UÇK-së

në Botë, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti takim me Erdoganin në New York, diskutime edhe për vendimin e  Speciales për ish-krerët e UÇK-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Takimi u mbajt në New York, në kuadër të angazhimeve të liderëve gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Lajmi mbi takimin bëhet me dije nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, pa dhënë detaje mbi diskutimet mes dy liderëve.

Siç ka njoftuar kryeministri Kurti përmes një postimi në Facebook, në këtë takim mes tjerash me presidentin Erdogan kanë diskutuar edhe për aktvendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me Presidentin Erdoğan diskutuam edhe për aktgjykimin e padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe të pasaktë historikisht dhe faktikisht, të shpallur javën e kaluar nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, e që patjetër duhet të korrigjohet në Apel”, ka shkruar Kurti duke bërë të ditur se e ka ftuar presidentin Erdogan të vijë për vizitë në Kosovë.

Më tej Kurti ka thënë se gjatë këtij takimi ka shprehur edhe mirënjohje për rolin e Turqisë në KFOR dhe kontributin në sigurinë e ofruar në Kosovë dhe gjithashtu bashkëpunimin në fushën e tregtisë dhe investimeve, duke iu referuar fabrikës së muinicionit në Gjakovë dhe Parkun e Energjisë së Erës në Rahovec.

“Në anën tjetër, shpreha mirënjohje për rolin shumëvjeçar të Turqisë në KFOR dhe për kontributin e rëndësishëm që ajo vazhdon të ketë për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar profesionalizmin e Gjeneralmajor Özkan Ulutaş gjatë dy mandateve të tij si komandant i forcës së NATO-s në vendin tone”, thuhet në postimin në Facebook.

Në vazhdën e takimeve, Kurti gjatë ditës është takuar me kongresistë amerikanë. Me Mike Laëler, ai ka diskutuar edhe për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se vendimi përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore.

Etiketa: ErdoganKurti

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
George Soros një terrorist global! Trump pyet qytetarët amerikanë: Si mendoni?

Media amerikane: Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktualitet

Vetoja që rrezikon integrimin e Shqipërisë/ DW: Vendet anëtare po bllokojnë gjithnjë e më shumë zgjerimin

10:35 - 17/10/26

Zgjerimi i fundit i Bashkimit Evropianndodhi më shumë se një dekadë më parë, kur Kroacia iu bashkua BE-së në vitin...

Lexo më shumë
Dita e 5-të e revoltës, diaspora ‘zbarkon’ në Tiranë në mbështetje të lëvizjes studentore

Dita e 5-të e revoltës, diaspora ‘zbarkon’ në Tiranë në mbështetje të lëvizjes studentore

10:15 - 17/10/26
63 protestues dalin sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë

63 protestues dalin sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë

10:01 - 17/10/26
U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë

U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë

09:47 - 17/10/26
Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep

Profesori Edmond Faber letër të hapur Ramës: Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep

09:24 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com