GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti takon Dardanët para ndeshjes me Zvicrën: Besojmë në lojën tuaj

14:41 - 05/09/23
në Kosovë & Rajon, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti takon Dardanët para ndeshjes me Zvicrën: Besojmë në lojën tuaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku  kanë vizituar Kombëtaren e Kosovës, përpara përballjes me Zvicrën.

Presidenti Agim Ademi duke e falënderuar të parin e ekzekutivit për vizitën ka shprehur mirënjohjen e tij në emër të FFK-së për mbështetjen që institucionet shtetërore po i japin ekipit kombëtar dhe në përgjithësi futbollit të Kosovës.

“Kryeministri është motivues i madh dhe është njeri i aksionit, prandaj e kemi parë të arsyeshme që ai si kreu i qeverisë të vjen sot për vizitë dhe të japë mesazhin e tij frymëzues për të ecur përpara së bashku”, ka thënë presidenti Ademi.

Kurti ka falënderuar futbollistët dardanë dhe stafin e kombëtares në përgjithësi për punën e mirë dhe për emocionet e papërshkrueshme që i japin popullit të Kosovës.

“Ju vazhdimisht në ndeshjet e kaluara na keni sjell emocione por ethe. Janë emocione të paharrueshme dhe gëzime të cilat na mbajnë optimistë për të ardhmen. Ju dëshiroj shumë sukses në dy ndeshjet në vijim. E di se me Zvicrën e keni më vështirë edhe për arsye objektive. Por besoj se me mbështetjen e ministrisë, me trajnerët që keni dhe me punën ekipore e ushtrimet që do të bëni në këto ditë do të keni mjaftueshëm energji që edhe në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ më 9 shtator por edhe më 12 shtator kundër Rumanisë të jepni maksimumin dhe të merrni rezultatin që të gjithë e presin me aq dëshirë. Faleminderit gjithsecilit për gjithë këtë kontribut, i cili nuk është vetëm sportiv por është edhe popullor sepse jo vetëm njerëzit që përcjellin sportin ju ndjekin. Juve ju ndjekin krejt njerëzit që e duan Kosovën”, ka theksuar para futbollistëve kryeministri Kurti.

Në emër të ekipit kombëtar kryeministrin me bashkëpunëtorët e tij i ka falënderuar kapiteni Amir Rrahmani.

“Faleminderit për përkrahjen ndaj ekipit kombëtar dhe ndaj federatës. Shpresoj që edhe në të ardhmen kontributi dhe ndihma e institucioneve për rritjen e futbollit nuk do të mungojë”, ka thënë kapiteni i Dardanëve.

Etiketa: dardaneKurti

Lajme të lidhura

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri
Kosovë & Rajon

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

09:18 - 16/03/26
Sulmohet policia e Kosovës në Veri
Kosovë & Rajon

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër

09:03 - 16/03/26
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes
Breaking Views

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Para
5 këshilla për të shmangur infeksionet e traktit urinar

5 këshilla për të shmangur infeksionet e traktit urinar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu (Emrat)
Aktualitet

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu (Emrat)

09:29 - 16/03/26

Policia e Tiranës ka zbardhur shpërthimin me lëndë plasëse të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 10 marsit...

Lexo më shumë
Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

09:18 - 16/03/26
Sulmohet policia e Kosovës në Veri

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër

09:03 - 16/03/26
Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

08:27 - 16/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com