GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Zhvillimi i shkencës, i domosdoshëm për…

18:55 - 25/04/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Zhvillimi i shkencës, i domosdoshëm për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zhvillimi i shkencës është i domosdoshëm për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kosovës, transformimin e ekonomisë në një ekonomi të bazuar në dije, të arritura shkencore, përdorim të teknologjive të reja dhe inovacion. Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti, në tryezën e  organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për draft Programin Kombëtar të Shkencës.

Kryeministri Kurti gjatë adresimit të tij, tha se ky dokument strategjik synon zhvillimin e një ambienti të qëndrueshëm dhe përkrahës për kërkime shkencore dhe inovacion në Kosovë e me buxhet të veçantë. Ai shtoi se ky program gjithashtu synon gjenerimin e vendeve të qëndrueshme të punës dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit të mbështetur në dije, në njohuri të reja, të arritura shkencore dhe inovacione teknologjike. Sipas Kurtit kërkimet në shkencat shoqërore ndikojnë edhe në zhvillimin gjuhësor, social e kulturor të vendit.

“Në buxhetin e sivjetmë kemi ndarë 1.25 milionë euro. Për diversitet të ideve në shkencë në vitin e parë të qeverisjes, patëm mbështetur mbi 1000 vajza studente në fushat STEM me mbi 1 milion euro, ndërsa këtë vit dyfishuam mbështetjen financiare në 2 milionë euro. Gjatë këtyre dy viteve, pra gjithsej kemi përkrahur 2748 vajza, të cilat studiojnë në fushat STEM. Me Republikën e Shqipërisë do t’i bashkëfinancojmë 16 projekte shkencore, nga 20 mijë euro secila”, tha kryeministri Kurti.

Ai më tej tha se në thirrjen e vitit 2022 nga Komisioni Evropian, janë përzgjedhur për financim gjithsej 14 projekte nga Kosova për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë, një projekt ‘zhanmone’ dhe 9 projekte në fushën e arsimit profesional dhe si rrjedhojë, 24 projekte nga Kosova janë përfituese të skemave të programit ‘Erasmus+’ për arsimin e lartë dhe atë profesional.

Po ashtu, kryeministri përmendi se rreth një vit më parë Kosova u bë anëtare e ‘Horizon Europe’, që ka hapur mundësitë për qasjet në fondet e Bashkimit Evropian. Nga ky program, sipas tij, janë fituar 5 projekte në vlerë rreth 600 mijë euro.

“Aktualisht jemi duke pilotuar Sistemin Informativ Kërkimor të Kosovës KRIS, që do të mbështesë kërkimin përmes një infrastrukture të ndërlidhur, financimit të shtuar dhe bashkëpunimit vendor e ndërkombëtar në projekte shkencore, tha Kryeministri, duke vlerësuar se edhe rekomandimet, që do të jepen në këtë diskutim, do t’i shërbejnë krijimit të një baze të shëndoshë për zhvillimin e shkencës”, nënvizoi kreu i ekzekutivit./RTK/

Etiketa: KosovaKurti

Lajme të lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
Para
Shtrenjtimi i çmimeve rriti fitimet e biznesit dhe buxhetit

Këto ushqime ju ndihmojnë të luftoni kundër plakjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com