GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vizita e Marta Kos në Kosovë, Kurti mesazh Ramës dhe Vuçiç: Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vizita e Marta Kos në Kosovë, Kurti mesazh Ramës dhe Vuçiç: Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos, ka kërkuar që aplikimi i Kosovës në Bashkimin Europian të mos bëhet me rrugë të shkurtra dhe as derë të pasme por vetëm me një proces me të drejtë merite.

Sipas tij, Kosova ka përparuar shumë në plotësimin e kritereve.

“Nuk duam rrugë të shkurtra apo derë të pasme, por vetëm proces meritor”, tha Kurti, ndryshe nga rrugët që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka propozuar Brukselit në bashkëpunim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Kurti tha se janë bërë 40 muaj që kur Kosova ka aplikuar dhe se është koha që BE të avancojë procesin.

“Nuk po kërkojmë as rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor. Gjetja e unitetit brenda Bashkimit Evropian për të marrë vendime karshi Kosovës është detyrë e përbashkët. Sigurisht që ne po punojmë me shtetet anëtarë, por kërkohet që edhe institucionet e Bashkimit Evropian të shtyjnë këtë unitet përpara. Zgjerimi është mjeti më i suksesshëm i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Vakumi që len Bashkimi Evropian po synohet që të mbushet nga aktor të tjerë dashakëqij të cilët i minojnë vlerat e Bashkimit Evropian dhe rrezikojnë sigurinë tonë të përbashkët. Prandaj është përgjegjësia e gjithë neve që Kosova të avancojë në procesin e integrimit”, ka shtuar Kurti.

Kurti tha gjithashtu se me komisioneren Kos u fol edhe për bashkëpunimin rajonal.

Ai përmendi se Bosnja e Hercegovina ende nuk i ka hequr vizat për Kosovës dhe se Serbia po e mban të bllokuar marrëveshjen për njohjen e diplomave.

“Kosova ka përjetuar dy sulme terroriste në tri vitet e fundit. Në Banjskë me 24 shtator 2019 dhe në kanalin Iber-Lepenc në infrastrukturë kritike me 2024, që të dyja këto të financuara nga fqinji ynë verior. Llogaridhënia për këto sulme është thelbësore, pasi pa llogaridhënie, rreziku ndaj sigurisë sonë mbetet i lartë. E kemi një fqinj agresor e agresiv që të sulmon në vend se të jetë bashkëpunues, kjo është sfidë sa për sigurinë, po aq edhe për bashkëpunimin rajonal”, tha Kurti.

Rikujtojmë se editoriali i publikuar në median gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) nga Rama me Vuçiç propozon që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen gradualisht në tregun e brendshëm të BE-së dhe në zonën Schengen pa qenë ende anëtare të plota të unionit.

Por sipas opozitës, kjo kërkesë bie ndesh me rezolutat e miratuara më parë nga Kuvendi i Shqipërisë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian.

Në kërkesë theksohet gjithashtu shqetësimi për ndikimin që mund të ketë kjo qasje në procesin e integrimit dhe në interesat strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Vetë Komisionerja e Zgjerimit e BE-së, Marta Kos, i ka mbyllur derën çdo rruge të shkurtër në procesin e afrimit me BE-në. V

Vuçiç dhe Rama ndoshta “nuk e dinë se sa përpjekje duhet të bëjnë për t’u bërë pjesë e Shengenit ose e tregut të vetëm”, tha Kos, duke sugjeruar se këto qëllime janë po aq të vështira për t’u arritur, nëpërmjet reformave, sa edhe anëtarësimi i plotë.

Etiketa: BEKryesore1KurtiRamarruge

Lajme të lidhura

Tensione në protestë! Hidhen vezë drejt Parlamentit, tentohet të çahet kordoni i policisë me një kazan plehrash
Aktualitet

Rikthehen punimet parlamentare, protestuesit shprehen se do i ‘përshëndesin‘ deputetët me vezë dhe domate

11:49 - 07/09/26
Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve
Aktualitet

Mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, por u ndje keq! Humb jetën në spital 49-vjeçarja

11:29 - 07/09/26
Zjarri apokaliptik në Himarë/ Beleri: Bashkia me dy zjarrfikëse dhe njëra ishte pa ujë, ndërsa Tavo i harxhon paratë për festivale
Aktualitet

Zjarri apokaliptik në Himarë/ Beleri: Bashkia me dy zjarrfikëse dhe njëra ishte pa ujë, ndërsa Tavo i harxhon paratë për festivale

10:40 - 07/09/26
Para
Berisha: Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh

Berisha: Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione në protestë! Hidhen vezë drejt Parlamentit, tentohet të çahet kordoni i policisë me një kazan plehrash
Aktualitet

Rikthehen punimet parlamentare, protestuesit shprehen se do i ‘përshëndesin‘ deputetët me vezë dhe domate

11:49 - 07/09/26

Pas pushimeve verore, deputetët rikthehen nesër në Kuvend, me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Seanca e parë plenare e...

Lexo më shumë
Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve

Mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, por u ndje keq! Humb jetën në spital 49-vjeçarja

11:29 - 07/09/26
Nga Asllani, Muçi e Manaj dhe deri te Seferi e Pllana, lojtarët e Kombëtares ia bëjnë “Bum” në Europë me eurogola dhe asiste

Nga Asllani, Muçi e Manaj dhe deri te Seferi e Pllana, lojtarët e Kombëtares ia bëjnë “Bum” në Europë me eurogola dhe asiste

11:05 - 07/09/26
Zjarri apokaliptik në Himarë/ Beleri: Bashkia me dy zjarrfikëse dhe njëra ishte pa ujë, ndërsa Tavo i harxhon paratë për festivale

Zjarri apokaliptik në Himarë/ Beleri: Bashkia me dy zjarrfikëse dhe njëra ishte pa ujë, ndërsa Tavo i harxhon paratë për festivale

10:40 - 07/09/26
Shëndetësia falas vetëm një premtim, shqiptarët bëjnë shpenzime rekord nga xhepi i tyre

Shëndetësia falas vetëm një premtim, shqiptarët bëjnë shpenzime rekord nga xhepi i tyre

10:34 - 07/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com