GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush do e vriste Sanxhaktarin? SPAK skanon në TIMS…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush do e vriste Sanxhaktarin? SPAK skanon në TIMS…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetimet e tre prokurorëve të SPAK, për organizimin e vrasjes se mbetur në tentativë ndaj Sokol Sanxhaktarit, në Elbasan, kanë çuar oficerët në verifikimin e çdo udhëtimi, jashtë shtetit të disa prej emrave që janë treguar nga Nuredin Dumani. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se Byroja Kombëtare e Hetimet, është urdhëruar të marrë të dhënat nga sistemi TIMS, çdo të dhënë të udhëtimeve të përbashkëta mes personazheve të njohur të botës së krimit, si Elvis Koçi alias Çaushllari, Erion Çapja, Florenc Çapja, Bledar Muça, Eljo Bitri dhe të shumë personave të tjerë.

Verifikimi

Verifikimi është kryer në fund të nëntorit, për të mësuar më shumë rreth dyshimeve për udhëtime në Kosovë të këtyre personave, shtet në të cilin qëndronte i strehuar Nuredin Dumani. Prokurorët kanë kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor edhe të dhëna mbi pronësinë e mjetit tip “Audi A7” me targë AA257ZB, mjet me të cilin Dumani ka treguar se udhëtoi me Ervis Çaushllarin dhe Eljo Bitrin, nga Rrogozhina për Elbasan, aty ku ka takuar Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën. Makina përdorej nga Ervis Çaushllari, por në pronësi rezulton të jetë në emër të Raif dhe Hasim Çaushllarit.

Plagosja

Ervis Koçi alias Çaushllari (Vis Korçari) mbeti i plagosur si pasojë e një shkëmbimi zjarri me armë me personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Ai është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim. I dënuar për këtë ngjarje është dhe Migert Qosja, i cili rezultoi të ishte personi që ka plagosur Ervis Çaushllarin, ndërsa me 9 muaj burgim për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” janë dënuar dhe Ersi Çekani, Armand Cevelin e Feliks Filja.

Ngjarja e rëndë ku u përfshi Sanxhaktari

Vetë Sokol Sanxhaktari, dhëndrri i kryebashkiakut Qazim Sejdini është dënuar nga Gjykata e Apelit Durrës me 15 vite burg për vrasjen e mikut të tij të ngushtë, Florian Lamçe, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Elbasan. Ai përfitoi nga procesi me gjykim të shkurtuar dhe do të vuajë vetëm 10 vite nga dënimi i marrë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 30 korrikut të vitit 2020. Sanxhaktari, Lamçe e Adriano  Hajdari po festonin të tre në një lokal ku po konsumonin alkool e lëndë narkotike. Por, gjatë natës, gjakrat u ndezën mes të rinjve. Hajdari e Sanxhaktari e kanë goditur me karrige dhe e kanë rrahur në mënyrë makabre Lamçen. Më pas, ata e kanë dërguar Lamçen në spital, por përpjekja ka qenë e kotë, pasi ai kishte ndërruar jetë.

Etiketa: do e vristeKryesore1kushsanxhaktarin

Lajme të lidhura

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26
“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin
Aktualitet

“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

20:39 - 09/09/26
Para
Historike me Mallorcën, Vedat Muriqi barazon rekordin e Eto’os

Vedat Muriqi në Madrid? Zhvillimet e fundit nga merkato

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta
moti

Parashikimi i motit për sot, 10 Shtator 2026

07:31 - 10/09/26

Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjik. Moti parashikohet me...

Lexo më shumë
Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com