GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kush do ta ‘kontrollojë’ Kongresin amerikan?

21:07 - 09/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush do ta ‘kontrollojë’ Kongresin amerikan?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Republikanët po afrohen me një shumicë të ngushtë për të marr kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën, ndërsa kontrolli i Senatit varet nga garat e ngushta të Arizonës, Nevadës dhe Xhorxhias. Zgjedhjet e 8 Nëntorit për në Kongres sfiduan pritshmëritë për fitore gjithëpërfshirëse të republikanëve, të nxitura nga zhgënjimi mbi inflacionin dhe udhëheqjen e Presidentit Joe Biden.

Demokrati John Fetterman fitoi zgjedhjet për në Senat në Pensilvani që më parë mbahej nga republikanët. Gara për vendin në Senat në shtetin e Xhorxhias midis senatorit demokrat Raphael Warnock dhe republikanit Herschel Walker do të shkojë në balotazh më 6 dhjetor. Republikanët fituan një vend në Viskonsin, ku fitorja e senatorit Ron Johnson ngriti rrezikun në garat ku rezultatet janë të paqarta dhe numërimi i votave vazhdon.

Senatori republikan Ron Johnson fiton garën në Viskonsin

Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e paqartë pasi demokratët treguan një forcë befasuese, duke mposhtur republikanët në një seri garash dhe duke sfiduar pritshmëritë se inflacioni i lartë dhe vlerësimet e ulëta për punën e presidentit Joe Biden do të ushtronin ndikim në rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit.

Demokratët dolën të suksesshëm gjithashtu në garën e guvernatorëve, duke fituar në Viskonsën, Miçigan dhe Pensilvani – fusha beteje kritike për fitoren e zoti Biden në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Guvernatorët aktualë republikanë shënuan njëfarë suksesi.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis dhe Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, dy pretendentët e ardhshëm të mundshëm presidencialë republikanë, fituan në garë me sfiduesit demokratë në dy shtetet më të mëdha të kuqe të vendit. Guvernatori republikan i Xhorxhias, Brian Kemp, u rizgjodh përballë demokrates Stacey Abrams në një garë të re mes tyre pas asaj të vitit 2018.

Pasi humbi në vitin 2018, zonja Abrams punoi si avokate për të drejtat e votës dhe fitoi admirimin e demokratëve në mbarë vendin, por kjo nuk mjaftoi.

Ishte një goditje e rëndë për zonjën Abrams, që ishte parë si një forcë e mundshme brenda partisë, në një kohë kur Xhorxhia është kontestuar gjithnjë e më shumë si një vend beteje.

Rezultatet treguan ndërkaq aftësinë e Kemp për të shpëtuar një karrierë politike që ishte në rrezik pasi ai zemëroi ish-presidentin Donald Trump duke refuzuar të bashkohej me pretendimet e tij të rreme se zgjedhjet e 2020 ishin vjedhur./VOA

Etiketa: amerikankongresiKONTROLLI

Lajme të lidhura

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”
Breaking Views

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Para
“Ponja” rrëfen pse braktisi Shqipërinë: Më vranë mamanë dhe askush s’u ndëshkua

"Ponja" rrëfen pse braktisi Shqipërinë: Më vranë mamanë dhe askush s'u ndëshkua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave
Aktualitet

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26

Hapja e portave të Hidrocentralit të Banjës në Gramsh,ka sjellë daljen nga shtrati të lumit Devoll. Landfilli i qytetit të...

Lexo më shumë
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26
Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

18:38 - 11/01/26
“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

18:23 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com