GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kush e financon Hamasin? Një rrjet global kriptovalutash dhe…

09:13 - 17/10/23
në Botë
Kohë leximi: 5 min
A A
I quajti terroristë, reagon Hamasi: Biden po mbulon krimet e Izraelit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi militant palestinez, Hamas, e përdor një rrjet global të financimit për ta kanalizuar mbështetjen nga organizatat e bamirësisë dhe vendeve mike, duke i kaluar paratë e gatshme nëpër tunelet e Gazës, apo duke i përdorur kriptovalutat për t’i shmangur sanksionet ndërkombëtare, sipas ekspertëve dhe zyrtarëve.

Megjithatë, Hamasi, i cili e udhëheq Rripin e Gazës, do të përballet me pengesa edhe më të mëdha për sigurimin e fondeve, pas sulmit të tërbuar të militantëve të vet të cilët i vranë qindra izraelitë, kryesisht civilë. Izraeli i është kundërpërgjigjur Hamasit me bombardimet më të fuqishme ndaj Gazës në historinë e konfliktit 75-vjeçar.

Në fillim të kësaj jave, Policia e Izraelit tha se e ngriu një llogari bankare në bankën Barclays, e cila, sipas autoriteteve, lidhej me grumbullimin e të hollave për Hamasin, si dhe i bllokoi llogaritë e kriptovalutave të përdorura për të mbledhur donacione, pa treguar saktësisht sa llogari e as vlerën e tyre.

Ky vendim ofroi një pasqyrë të vogël të një rrjeti të koklavitur financiar, pak ligjor e më shumë të fshehtë, i cili është bazamenti i Hamasit, apo Lëvizjes së Qëndresës Islamike, dhe Qeverisë së tij në Rripin e Gazës, të cilën e ka udhëhequr që nga viti 2007.

Matthew Levitt, ish-zyrtar amerikan i specializuar për kundër-terrorizëm, vlerëson se shumica e buxhetit të Hamasit prej 300 milionë dollarësh është grumbulluar nga taksat ndaj bizneseve, si dhe nga vendet si, Irani dhe Katari, apo nga organizatat e bamirësisë.

Në shkurt të vitit të kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit tha se Hamasi ka mbledhur fonde në vendet e tjera të Gjirit, dhe se merr donacione nga palestinezët, si dhe nga mërgimtarët e tjerë dhe organizatat e veta të bamirësisë.

Në të kaluarën, Hamasi kishte thënë se kufizimet e vendosura ndaj donatorëve të tij ishin përpjekje “për ta zhdukur qëndresën e ligjshme” kundër Izraelit.

Hamasi, i cili është në listën e grupeve terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe Britani të Madhe, i ka përdorur tej mase kriptovalutat, kartelat kreditore apo marrëveshjet e sajuara tregtare për t’i shmangur sanksionet ndërkombëtare, tha Levitt.

“Hamasi ka qenë ndër përdoruesit më të suksesshëm të kriptovalutave për financimin e terrorizmit”, tha Tom Robinson, bashkëthemelues i teknologjisë së kërkimeve Elliptic.

Megjithatë, këtë vit, Hamasi tha se do të hiqte dorë nga kriptoja, pas një sërë humbjesh. Sistemi llogaritar i kriptovalutave mund të bëjë që transaksionet e tilla të mundë të gjurmohen.

Kërkuesi blockchain, TRM Labs, tha këtë javë se grumbullimi i fondeve përmes kriptos është rritur në të kaluarën pas rundeve të dhunës që përfshin Hamasin. Pas luftimeve në maj 2021, adresat e kriptos të kontrolluara nga Hamasi pranuan më shumë se 400.000 dollarë, tha TRM Labs.

Megjithatë, pas dhunës së 7 tetorit, grupet e rëndësishme mbështetëse të ndërlidhura me Hamasin i kishin dërguar vetëm disa mijëra dollarë përmes kriptos, sipas TRM-së.

“Një ndër arsyet e mundshme për sasinë e vogël të donacioneve është se autoritetet izraelite janë duke i sulmuar ato menjëherë”, tha TRM-ja, duke shtuar se Izraeli ka konfiskuar kriptovaluta në vlerë “dhjetëra miliona dollarë” nga adresat e lidhura me Hamasin në vitet e fundit.

Mes dhjetorit 2021 dhe prillit të këtij viti, Izraeli i konfiskoi pothuajse 190 llogari të kriptos, për të cilat tha se lidheshin me Hamasin.

Qoftë përmes kriptos apo rrugëve të tjera, aleatët e Hamasit kanë gjetur mënyra për të dërguar para në Gaza. Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se Irani i ndan deri në 100 milionë dollarë në vit për t’i mbështetur grupet palestineze, përfshirë Hamasin, dhe i ka përmendur metodat e lëvizjes së parave përmes kompanive, transaksioneve të transportit dhe metaleve të çmuara.

Autoritetet iraniane nuk i janë përgjigjur menjëherë kërkesës së Reutersit për koment.

Vitin e kaluar, Hamasi e kishte themeluar një rrjet të fshehtë të kompanive që menaxhonin 500 milionë dollarë investime nga kompanitë prej Turqisë deri te ato në Arabinë Saudite, tha Thesari i Shteteve të Bashkuara, duke njoftuar për vendosjen e sanksioneve ndaj këtyre firmave në maj 2022.

Izraeli ka kohë të gjatë që i akuzon udhëheqësit klerikë të Iranit për ndjelljen e dhunës duke e furnizuar me armatim Hamasin.

Teherani, i cili nuk e njeh Izraelin, thotë se i jep mbështetje morale dhe financiare këtij grupi.

Përkrahja e kauzës palestineze ka qenë shtyllë e Republikës Islamike që nga revolucioni i vitit 1979, si dhe një mënyrë e këtij vendi për ta reklamuar veten si lider i botës myslimane.

Po ashtu, Katari i pasuruar me gaz ia ka dërguar Gazës qindra miliona dollarë që nga viti 2014. Një kohë madje ia duronte 30 milionë dollarë në muaj për t’i ndihmuar asaj ta mbajë në funksion termocentralin e vetëm që ka dhe për t’i ndihmuar familjet në nevojë dhe shërbyesit civilë në Qeverinë e udhëhequr nga Hamasi.

“Ndihmat e Katarit ofrojnë nga 100 dollarë për familjet më të varfra palestineze dhe për furnizimin e shtuar me rrymë gjatë ditës në Gaza”, tha një zyrtar i Katarit në një përgjigje për Reuters, duke shtuar se ato kanë ndihmuar në “ruajtjen e stabilitetit dhe cilësisë së jetës për familjet palestineze”.

Katari është në situatë të vështirë, pasi është nikoqir i bazës më të madhe ushtarake të shteteve të Bashkuara në këtë rajon, i talibanëve dhe grupeve të tjera, duke e luajtur shpesh rolin e ndërmjetësit.

Rregullat e parasë së gatshme

Në fakt, financimi i Gazës nga Katari kalon përmes Izraelit, ka thënë një burim.

Paratë dërgohen në mënyrë elektronike nga Katari në Izrael. Pastaj, Izraeli dhe zyrtarët e OKB-së i dërgojnë ato para të gatshme matanë kufirit me Gazën.

Të hollat iu shpërndahen drejtpërdrejt familjeve në nevojë dhe shërbyesve civilë në Gaza, dhe secila familje apo secili individ duhet të nënshkruajë pranë emrit të tyre se i kanë pranuar të hollat. Një kopje e atij dokumenti shkon në Izrael, një në OKB dhe një tjetër në Katar.

“Ndihmat e Katarit për Rripin e Gazës bëhen në bashkërendim të plotë me Izraelin, OKB-në dhe Shtetet e Bashkuara”, tha një zyrtar i Qeverisë së Katarit.

Në vitet e fundit, Katari bleu karburant nga Izraeli për termocentralin e vetëm të Rripit të Gazës. Ai, po ashtu, dërgoi karburant nga Egjipti, të cilin Hamasi mund ta rishesë, duke i përdorur të hyrat për paga.

Stephen Reimer nga organizata Royal Unitedi Services Institute, parashikoi se përpjekjet e reja për t’ia kufizuar plotësisht qasjen Hamasit në kanalet e financimit formal do të kishte sukses të kufizuar.

“Taktikat e tyre për financim janë rritur aq shumë sa për t’i shmangur këto [kufizime]”, tha ai./Reuters, rel

Etiketa: Hamas

Lajme të lidhura

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem
Botë

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht
Botë

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Para
Mbledhja e KS/ Shqipëria “dhëmbë per dhëmbë” me Rusinë

Mbledhja e KS/ Shqipëria “dhëmbë per dhëmbë” me Rusinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25

Burgjet në Shqipëri janë të mbushura me të dënuar të sëmurë, nga të cilët 494 prej tyre nuk duhet të...

Lexo më shumë
‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com