GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kush e ndau Mitrovicën?

23:03 - 26/05/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush e ndau Mitrovicën?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kush e ndau Mitrovicën?! Ishin trupat franceze apo protagonistët e politikës vendase?! Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë edhe pas një çerek shekulli nga trazirat, mbi urën e lumit Ibër, simbolin që ndau shqiptarët e Kosovës të vendosur në jug dhe ata serbë, në pjesën veriore dhe sigurisht qëndrimet nga palët janë të ndryshme. Emir Azemi, një qytetar i pjesës jugore të Mitrovicës shprehet se asokohe, pengesa kryesore ishin trupat franceze.

‘Kur kthehemi ballafaqohemi me një pyetje nga KFOR-i Francez te ura e Mitrovicës e dy pjesëve të qytetit, ata na kërkojnë dokumente. Kishin krijuar përshtypjen që kjo pjesë është e serbëve. Serbët kishin arritur t’i bindnin forcat ndërkombëtare se ata janë shumicë dhe po rrezikoheshin nga qytetarët e jugut të Mitrovicës. Me fillimin e futjes së forcave ndërkombëtare në Kosovë, rigrupohen serbë nga Prizreni, Peja, Prishtina e Gjakova, në veriun e KS. Shumica e shqiptarëve ishin dëbuar në prona të tjera. Në këtë farë kaosi, serbët përfituan dhe u bënë një numër më i madh’, shprehet Azemi.

Ishin tanket franceze, që dolën mbi urën e ‘Ibrit’ dhe morën pozita vendimtare. Një fakt të tillë e pranon edhe vetë komandanti i forcave speciale franceze, Zhak Hogar, i cili më vonë publikoi edhe një libër me titull ‘Europa vdiq në Prishtinë’.  Ai deklaron se kur arritën në Mitrovicë, situata ishte emergjente. Hogar pohon edhe afeksionin familjar ndaj popullatës serbe dhe tregon se si negocioi me oficerët e Beogradit, për futjen e trupave franceze. Pas kësaj marrëveshje, 7000 trupa franceze u vendosën në sektorin perëndimor në Mitrovicë. Ata u përforcuan me një kontingjent prej 1200 trupash nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një numër të vogël trupash daneze. Pikërisht në vitin 1999, kur KFOR-i francez ishte vendosur në urë, ndodhi edhe dëbimi i madh i shqiptarëve nga pjesa veriore e Mitrovicës dhe vrasja e dhjetërave prej tyre.

Sot situata mes dy qytezave vijon të jetë ende e brishtë. Sapo kalon në anën veriore të lumit, zhduket çdo gjurmë e Kosovës. Duket se serbët e veriut janë nën kontrollin dhe dominimin e Serbisë dhe komunikimi i tyre me Prishtinën është i vakët, për të mos thënë inekzistent. Në këtë anë të urës edhe perceptimet banorëve mbi ndarjen e qytetit janë të ndryshme.

‘Ata në veri pas vitit 1999, urën e kanë parë si pozicionin e fundit të mbrojtjes së tyre, në mënyrë që edhe ajo pjesë e mbetur e serbëve të mos shpërngulet nga Kosova, pasi që ishte nënshkruar marrëveshja e Kumanovës. Pra, njerëzit këtu konsiderojnë se sikur të mos ishte rezistenca e vetorganizuar e qytetarëve në veri të Kosovës në vitin 99, serbët në veri do të përndiqeshin nga ky territor’, shprehet Sanja Sovrlic, një banore e Mitrovicës jugore.

Një tjetër banor i veriut mendon se shkaktarë të ndarjes së qytetit janë udhëheqësit shqiptarë të Kosovës: ‘Mitrovica është ndarë sepse udhëheqësit shqiptarë e kanë ndarë. Serbët janë përfolur sikur janë ata në mbrojtje të urës, por kjo nuk është e vërtetë. Thjesht ka serbë të cilët banojnë këtu dhe nuk dinë nga të shkojnë.  Kush ka pasur mundësi ka ikur në Serbi, kush jo, ka mbetur këtu në Mitrovicën e Kosovës’.

Më t’u kthyer sërish në anën jugore të qytetit, ka edhe qytetarët akuzojnë politikanët vendas, përveç faktorit ndërkombëtar: ‘Mitrovica u nda për dy faktorë: faktorit ndërkombëtar dhe vendor. Kanë pasur mundësi ta kryejnë këtë pas luftë. Vendorët s’kanë punuar sa duhet’, thotë Burhan Maxhuni.

Hashim Thaçi, udhëheqësi politik i asaj kohe është shprehur se evitoi një konflikt të armatosur mes palëve, që do të çonte në luftë civile. Gjithashtu, ai pohoi se fajin për ndarjen e Mitrovicës e kishte bashkësia ndërkombëtare. Ndërkohë që rajoni mbetet në një gjendje statuskuoje, në pritje të një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, e ardhmja e qytetit të Mitrovicës nuk jep shpresa për një perspektivë të ndritshme, duke na dhënë një shembull të qartë, që paqja është ende larg./Syri/

Etiketa: kushMitrovicenndau

Lajme të lidhura

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!
Breaking Views

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26
Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet
Kosovë & Rajon

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet

08:55 - 19/02/26
Para
Sampdoria dhe Sassuolo ndahen në paqe, xhenovezët vendosën disa rekorde negative

Sampdoria dhe Sassuolo ndahen në paqe, xhenovezët vendosën disa rekorde negative

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com