GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush e shoqëroi Brilant Martinajn para vrasjes? Flet gazetarja

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush e shoqëroi Brilant Martinajn para vrasjes? Flet gazetarja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jeton Lami është personi i vetëm që mendohet se pati kontakt me Ervis Martinajn para se të zhdukej 5 muaj më parë. Por duket se ai di shumë më shumë, edhe pse deri më tani nuk ka dhënë asnjë fjalë për të zhdukurin. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Prokuroria e Krujës ka kërkuar nga organi i akuzës në Kurbin të dhënat mbi lëvizjet e ish agjentit të Operacionales Jeton Lami, në ditën kur ndodhi masakra në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, kushëri i parë me Ervis Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha.

Sipas gazetares ka dyshime se Jeton Lami ka shoqëruar edhe Brilant Martinaj e miqtë e tij nga një lokal në Fushë-Krujë deri në Kamëz dhe anasjelltas, ndërsa sapo është ndarë me të, të tre u ekzekutuan me 108 plumba kallashnikovi nga disa persona që ende nuk janë identifikuar nga ana e Policisë. Prokuroria e Kurbinit tha se është duke shkëmbyer informacion me Prokurorinë e Krujës, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Mësohet se prokurorët kanë kërkuar tabulatet telefonike të Lamit, që përmes tyre të konfirmojnë lëvizjet e tij, si dhe sigurojnë akses në bisedat apo mesazhet e fundit që ka shkëmbyer para dhe pas ngjarjes së rëndë.

Për Jeton Lamin, më 26 dhjetor, Prokuroria e Kurbinit zgjati edhe me 3 muaj të tjerë afatin e hetimit për Jeton Lamin, duke arsyetuar se do të kryejë veprime të tjera hetimore. Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë detaj nga hetimet. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version. /BW/

Etiketa: Brilant MARTINAJkushshoqeroi

Lajme të lidhura

Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon
Aktualitet

Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon

22:44 - 17/11/26
50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie
Aktualitet

50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie

22:20 - 17/11/26
51 organizata shqiptaro-amerikane kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Letra me 10 kërkesa
Aktualitet

51 organizata shqiptaro-amerikane kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Letra me 10 kërkesa

22:07 - 17/11/26
Para
E frikshme! Piloti humb jetën në aksidentin me 320 km/h (VIDEO)

E frikshme! Piloti humb jetën në aksidentin me 320 km/h (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria U21 tregon forcën ndaj Spanjës, kuqezinjtë i bëjnë ballë iberikëve dhe ndajnë pikët
Breaking Views

Shqipëria U21 tregon forcën ndaj Spanjës, kuqezinjtë i bëjnë ballë iberikëve dhe ndajnë pikët

22:50 - 17/11/26

Shqipëria U21  ia del që të marrë barazim historik ndaj Spanjës U21, në miqësoren e luajtur në “Air Albania”. Pavarësisht...

Lexo më shumë
Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon

Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon

22:44 - 17/11/26
50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie

50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie

22:20 - 17/11/26
51 organizata shqiptaro-amerikane kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Letra me 10 kërkesa

51 organizata shqiptaro-amerikane kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Letra me 10 kërkesa

22:07 - 17/11/26
Aktivisti nga protesta para Kryeministrisë: “Dhuna është lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar”, thirrje shqiptarëve për 28 nëntorin

Aktivisti nga protesta para Kryeministrisë: “Dhuna është lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar”, thirrje shqiptarëve për 28 nëntorin

22:00 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com