GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush është Altin Drimadha, baroni shqiptar i kokainës që ruhej nga brazilianët e armatosur

09:57 - 16/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është Altin Drimadha, baroni shqiptar i kokainës që ruhej nga brazilianët e armatosur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

1 ton drogë është kapur nga policia në Brazil dhe Portugali, e cila zotërohej nga trafikanti shqiptar Altin Drimadha. Më 7 qershor u sekuestruan 350 kg kokainë nga policia braziliane. Policia çarmatosi fillimisht dy vendasit që e ruanin, ndërsa droga ishte e paketuar nëpër kuti ‘Louis Vuitton’. Bashkë me kokainë, u kap edhe 230 mijë dollarë.

Ndërkohë që në një jaht në Portugali u sekuestrua 650 kg kokainë të tjera, po ashtu që dyshohet se kishin lidhje me Drimadhën. Bashkë me Altin Drimadhën dyshohet se është i përfshirë edhe një tjetër shqiptar. Ai është identifikuar nga tatuazhi që ka në trup, por mediat ende nuk i kanë zbuluar emrin.

Por kush është Altin Drimadha?

Emri i shqiptarit është publikuar nga autoritetet braziliane, teksa rezulton të jetë një person mjaft i rëndësishëm në botën e krimit. Autoritetet atje e kanë mësuar emrin e tij nga dy brazilianë, rojë të shqiptarit, që u arrestuan në një zonë rezidenciale që i përkiste “kapos”, të cilin dy brazilianët e ruanin me armë. Policia ndërhyri, por nuk mundi dot ta sillte në pranga bosin e të paktën 1 ton kokaine që kishte destinacion Portugalinë dhe Belgjikën.

Prej kohësh, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e agjentëve të DEA-s, Policia Federale e Brazilit po zhvillonte një sërë hetimesh për Altin Drimadhajn nga Shqipëria, një trafikant ndërkombëtar droge, i cili tashmë është në kërkim. Gjurmimi i Departamentit të Inteligjencës identifikoi një nga ambientet e Altin Drimadhajt në Sao Paulo, Brazil, që ruhej nga bandat lokale.

Ai besohet se koordinon gjerësisht operacionet nga një rang i lartë dhe lidhet me një të kaluar kriminale veçanërisht domethënëse në Australi. I përfshirë në vepra jashtëzakonisht të dhunshme, të lidhura me krimin e organizuar, të kryera nga bandat e “motoçikletave” të Adelajdës, ky gangster shqiptar ofron pista premtuese për hetimin, shkruajnë mediat vendase.

Në fakt, “modus operandi”, tatuazhi i veçantë i të dyshuarve dhe veçanërisht destinacioni i ngarkesave, duket se vërtetojnë pretendimin e prokurorëve kundër “Klubit të Motorëve Comanchero”, një bandë kriminale motoçikletash në Australi.

Duke pasur parasysh provat, të dhënat e arrestimeve, pamjet dhe informacionin e mbledhur, Interpoli ka ndërhyrë për të hetuar një rrjet më të gjerë të organizatave kriminale që veprojnë ndërkombëtarësh për të mbuluar zonat që kanë lidhje me njëra-tjetrën, si: Adelaide dhe Brisbane – Australi, Amsterdam – Holandë, Antverp – Belgjikë, Monte Karlo – Monako. Gangsteri shqiptar, mesa duket, ka ikur nga Brazili dhe mund të jetë aktualisht në kufijtë e Bolivisë.

Etiketa: altin DrimadhaKokaine

Lajme të lidhura

“Jeni idiotë…!” Qytetari i kthehet Ramës: Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video)
Aktualitet

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video)

15:10 - 16/03/26
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave
Aktualitet

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

14:50 - 16/03/26
Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore
Aktualitet

Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore

14:46 - 16/03/26
Para
Fotoja e tij u gjet në telefonin e Dumanit, ky është oficeri Krenar Guçe (FOTO)

Fotoja e tij u gjet në telefonin e Dumanit, ky është oficeri Krenar Guçe (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…
Breaking Views

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…

16:35 - 16/03/26

Më 26 shkurt, Komisioni Evropian i paraqiti vendeve anëtare Raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme, IBAR, për grupkapitullin e...

Lexo më shumë
Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg

15:26 - 16/03/26
“Jeni idiotë…!” Qytetari i kthehet Ramës: Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video)

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video)

15:10 - 16/03/26
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave

14:50 - 16/03/26
Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore

Berisha me deputetët: Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore

14:46 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com