GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush është “i forti” i Kukësit që ndihmoi Nuredin Dumanin? Gazetari ‘plas’ deklaratën e bujshme

13:01 - 26/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është “i forti” i Kukësit që ndihmoi Nuredin Dumanin? Gazetari ‘plas’ deklaratën e bujshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një person me inicialet B.G, që konsiderohet si i forti i Kukësit, dyshohet se ka ndihmuar Nuredin Dumanin, që edhe pse ishte në kërkim të kalojë disa herë pikën kufitare të Morinës duke hyrë në teritorin e Kosovës dhe anasjelltas pa probleme.

Hetimet e kryera deri në këtë fazë nga prokuroria e posaçme SPAK, kanë zbuluar se B.G, është njeriu që përmes ndërhyrjeve të tij në efektivët e policisë kufitare, mundësonte kalimi pa problem në pikën kufitare të Nuredin Dumanit, edhe pse ai ishte në kërkim për disa vrasje.

Madje dhe herën e fundit, kur i shumëkërkuari për disa vrasje ka mbëritur në muajin Mars 2022 në Shqipëri, ndihma në pikën e kontrollit i është dhënë pikërisht nga shtetasi me iniciale B.G. Për këtë fakt SPAK dhe SHÇBA, kanë nisur një hetim për të parë dhe verifikuar, policët e turnit që kanë “mbyllur sytë” në momentin kur përmes pikës kufitare ka kaluar Nuredin Dumani.

Vetë i penduari i drejtësisë e tregon ardhjen me urgjencë në Shqipëri, jo vetëm për faktin se kishte planifikuar të vriste, Elton Kilën ose “Otin e Elbasanit” dhe Talo Çelën, por edhe për shkak se baza e tij ku fshihej në Kosovë ishte zbuluar nga policia. “…pasi u identifikova se ku isha, policia më ka rrethuar pallatin, me qëllim për të bërë arrestimin tim. Unë kam palos flokët, kam ndryshuar pamjen dhe kam dalë direkt nga apartamenti.

Thjesht kam kaluar mes policisë. Ato më panë, por nuk ishin të sigurtë dhe unë vijova, ika…”- ka deklaruar Nuredin Dumani.

Nga aty Dumani është larguar me makinë në drejtim të Prizrenit, dhe aty ka marë një taksist i cili e ka çuar deri në Morinë. Sërisht i shumëkërkuari, ka pajtuar kundrejt 40 eurove një taksist tjetër, duke i pohuar se i kishte humbur karta e identitetit dhe a mund ta kalonte në doganë.

Siç tregon Dumani në prokurori taksisti ka rënë dakord dhe ka kaluar pikën kufitare, pa pasur asnjë kontroll. Në këtë moment burime të prokurorisë së posaçme SPA, thonë se Dumani është ndihmuar pikërisht nga B.G, i cili njihet në Kukës si person me reputacion në botën e krimit dhe ndikimin në policinë lokale.

Sapo ka kaluar kufirin, Dumani i ka shkruar Henrin Hoxhës, që të dilte për ta pritur në Milot, pasi po vinte në këtë zonë me një taksi private ngjyrë të zezë. Takimi mes dy miqve është kryer pikërisht në Milot. Ndërsa më pas së bashku janë larguar në drejtim të Lezhës dhe mandej në zonën e ish-bllokut në Tiranë./ OraNews.

Etiketa: Elton QynoNuredin DumaniPolicia

Lajme të lidhura

‘Na shtroni 500 metra rrugë’, banorët, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar
Aktualitet

‘Na shtroni 500 metra rrugë’, banorët, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar

11:41 - 28/02/26
Tregtonte veshje kontrabandë me logo false, arrestohet administratorja e dyqanit
Aktualitet

Tregtonte veshje kontrabandë me logo false, arrestohet administratorja e dyqanit

11:24 - 28/02/26
Dubai/ Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Arabe
Aktualitet

Dubai nuk mund të konsiderohet më strehë për kriminelët, 15 shqiptarë i dorëzohen drejtësisë

11:20 - 28/02/26
Para
Kultivuan bimë narkotike, dy të arrestuar në Vlorë

Kultivuan bimë narkotike, dy të arrestuar në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Na shtroni 500 metra rrugë’, banorët, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar
Aktualitet

‘Na shtroni 500 metra rrugë’, banorët, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar

11:41 - 28/02/26

Sot, banorët e fshatrave të Njësia Administrative Thumanë protestuan për të tretën herë radhazi pranë nënkalimit të autostradës Thumanë–Kashar, duke...

Lexo më shumë
Tregtonte veshje kontrabandë me logo false, arrestohet administratorja e dyqanit

Tregtonte veshje kontrabandë me logo false, arrestohet administratorja e dyqanit

11:24 - 28/02/26
Dubai/ Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Arabe

Dubai nuk mund të konsiderohet më strehë për kriminelët, 15 shqiptarë i dorëzohen drejtësisë

11:20 - 28/02/26
U ekstradua dy ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg Durim Bamin! Avokati kërkoi arrest shtëpiak

U ekstradua dy ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg Durim Bamin! Avokati kërkoi arrest shtëpiak

10:53 - 28/02/26
Ngjarja përsëritet vetëm një javë më pas, gjendet sërish i dhunuar një endacak në Fier

Ngjarja përsëritet vetëm një javë më pas, gjendet sërish i dhunuar një endacak në Fier

10:42 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com