GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush është i riu që iu sekuestruan 1.8 mln euro pasuri – Video

11:25 - 13/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është i riu që iu sekuestruan 1.8 mln euro pasuri – Video
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Personi në foto është 36-vjeçari Arbër Muça, të cilit një ditë më parë iu sekuestrua pasuria me kërkesë të prokurorisë Fierit, pasi dyshohet se e ka vënë nga aktiviteti kriminal.

Mijëra ha tokë, apartament, vendparkim, 13 makina dhe llogari bankare, pasuri në total me vlerë rreth 1.8 milion euro janë sekuestruar me firmë të gjykatës së Fierit dhe kërkesë të prokurorisë së këtij qytetit.

Prokuroria e Fierit njoftoi të mërkurën sekuestrimit e 1.8 milionë eurove pasuri të Muçës të dyshuar për përfshirje në trafik të lëndëve narkotike, si dhe në veprime të tjera të kryera me qëllim mbulimin e origjinës reale të pronave në zotërim të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë të tij.

Sipas prokurorisë, është kryer hetim i plotë i veprimeve ekonomike dhe juridike të 36-vjeçarit dhe të personave të lidhur me të, me qëllim evidentimin e pasurive që këto persona zotërojnë, si dhe nëse kanë pasur burimeve të ligjshme për krijimin e tyre. “Pas kryerjes së verifikimeve dhe ekspertimit kontabël të tyre, ka rezultuar se ato nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e pasurisë në zotërim apo posedim të tyre”, shprehet prokuroria në njoftim dhe shton se bazuar në këtë ekspertim ka regjistruar procedim pasuror.

Në vijim është kërkuar sekuestrimi i një liste pasurish, që është pranuar nga gjykata e Fierit. Konkretisht, janë sekuestruar dy ngastra toke me sipërfaqe 2281 m2 dhe 4550 m2; tre njësi, njëra me sipërfaqe 200 m2, një tjetër me sipërfaqe 100 m2 dhe një njësi me dy kate; tre troje me sipërfaqe 210 m2 secili; një apartament me sipërfaqe 127.4 m2 dhe një vendparkim. Nën sekuestro janë vendosur dhe 12 automjete luksoze, mes tyre të markave Ferrari, Lamborgini, Mercedes Benz, Audi, BMW, si dhe një autobus. Po ashtu, janë sekuestruar një llogari bankare në vlerën rreth 120 mijë euro, ora të markës “Rolex”, bizhuteri dhe sende të çmuara me vlera të konsiderueshme.

Prokuroria sqaron se këto pasuri janë një pjesë e atyre që janë përcaktuar të sekuestrohen, ndërkohë që vijon puna e policisë gjyqësore për të ekzekutuar dhe sekuestrimin e sendeve të tjera.

Këtë të enjte, policia e Fierit shpërndau pamje nga automjetet e sekuestruara.

Etiketa: Arbër MuçaPolicia e Fieritprokuroria e Fieritsekuestro

Lajme të lidhura

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit
Aktualitet

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

08:05 - 23/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t
Aktualitet

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26
Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)

20:00 - 22/04/26
Para
Edhe një kryebashkiake socialiste në qeli, dënohet me burg Luiza Mandi

Edhe një kryebashkiake socialiste në qeli, dënohet me burg Luiza Mandi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit
Aktualitet

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

08:05 - 23/04/26

Gjatë vizitës së djeshme në Athinë, ku u takua me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, Rama tërhoqi sërish vëmendjen për veshjen...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:48 - 23/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026

07:34 - 23/04/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 23 Prill 2026

07:30 - 23/04/26
Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com