GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush është i riu që u vetëdorëzua në policinë e Tiranës?

09:15 - 25/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është i riu që u vetëdorëzua në policinë e Tiranës?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rako Plaku, i njohur ndryshe edhe si Ledi është 36-vjeçari shqiptar që u vetëdorëzua në komisariatin e policisë numër 2 në Tiranë. Policia bëri me dije një ditë më parë, përmes një njoftimi zyrtar se 36-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane pasi akuzohej për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijojnë procedurat për ekstradimin e tij,”.

Kush është Rako (Ledi) Plaku

Plaku ishte pjesë e grupit të Ergys Dashit, të riut nga Durrësi që u ekzekutua në Ekuador në janar të vitit 2022, teksa konsumonte një darkë në Guayaquil. Ai u vu në pranga bashkë me 15 persona të tjerë në prill të vitit 2022, në kuadër të një operacioni që u organizua në vendin fqinj. Një prej anëtarëve, Stivi Filolli, u arrestua në Tiranë.

Por, nuk dihet se në cilat kushte është liruar Plaku dhe arsyet që e shtynë të vetëdorëzohej një ditë më parë.

Hetimet investigative të antimafias italiane u shtrinë në Shqipëri, Itali, Ekuador, Slloveni,  Polonia, Gjermani, e Zvicër. Grupi kriminal i drejtuar nga Dashi menaxhonte drogën që mbërrinte në Europë e një kapital financiar që garantonte strehimin e korrierëve të drogës si dhe makinat luksoze për transportimin e saj.

Makinat modifikoheshin në Slloveni, ndërsa banesat merreshin me qira nga persona të tretë, e përdoreshin si për strehimin e korrierëve dhe për magazinimin e lëndës narkotike. Kokaina mbërrinte nga Amerika e Jugut përmes rrugës detare në portet europiane. Në total u sekuestrua drogë me vlerë rreth 4.5 milionë euro.

Si u ekzekutua Ergys Dashi

Ekzekutimi ka ndodhur 22 janar në orën 19:00, kur një nga autorët ka hyrë brenda lokalit me synimin për të ekzekutuar Ergys Dashin, ndërsa tjetri e priste jashtë me motor për ta larguar. Autori mbante një buqetë me lule në duar, për t’u ruajtur nga kamerat e sigurisë së barit, dhe teksa i është afruar me vrap tavolinës ku ndodhej Dashi ka nxjerrë armë dhe ka qëlluar për vdekje durrsakun, ndërkohë që miku në tavolinë me Dashin ka tentuar të qëllojë autorin me karrige, por është zmbrapsur pasi autori vijonte të qëllonte me armë edhe teksa largohej me vrap jashtë lokalit.

Në momentin e ekzekutimit, ka pasur edhe klientë të tjerë në lokal, të cilët kanë mbetur të tmerruar nga breshëria e armës. Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 gëzhoja. Sipas mediave në Ekuador, dyshohet se Dashi është i përfshirë në trafikun e kokainës dhe se prishja e pazareve të drogës të jetë shkak i ekzekutimit të tij nga bandat rivale.

Njoftimi i policisë për dorëzimin e Plakut:

Më datë 24.04.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është vetëdorëzuar shtetasi R.(L). P., 36 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar ndaj tij, urdhër arrestin për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijojnë procedurat për ekstradimin e tij.

Etiketa: Kryesore1Rako Plakuvetedorezim

Lajme të lidhura

E rëndë, i riu humb jetën pasi mjeti bujqësor i kalon sipër trupit
Aktualitet

E rëndë, i riu humb jetën pasi mjeti bujqësor i kalon sipër trupit

17:10 - 02/03/26
Kërkesa për arrestimin e Ballukut nga SPAK, ja kur do të mblidhet Këshilli i Imunitetit
Aktualitet

Bardhi njofton protestën: Ditën kur do shqyrtohet imuniteti i Ballukut, qytetarët do mblidhen para Kuvendit

15:25 - 02/03/26
‘Nga rreziku për prishjen e provave te presioni ndaj dëshmitarëve’, PD: 6 arsyet pse duhet t’i hiqet imuniteti Ballukut
Aktualitet

‘Nga rreziku për prishjen e provave te presioni ndaj dëshmitarëve’, PD: 6 arsyet pse duhet t’i hiqet imuniteti Ballukut

15:00 - 02/03/26
Para
Transportonte klandestinët, arrestohet 34-vjeçari në Sarandë

Me emigrantë e kanabis për në Mal të Zi, 3 në pranga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani godet me raketa zyrën e kryeministrit Netanyahu, Izraeli reagon
Breaking Views

Irani godet me raketa zyrën e kryeministrit Netanyahu, Izraeli reagon

17:28 - 02/03/26

Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se sulmet e tyre të fundit me raketa kanë synuar zyrën e kryeministrit izraelit...

Lexo më shumë
E rëndë, i riu humb jetën pasi mjeti bujqësor i kalon sipër trupit

E rëndë, i riu humb jetën pasi mjeti bujqësor i kalon sipër trupit

17:10 - 02/03/26
Qiproja vendi i parë i BE-së që shënjestrohet nga Irani, sulm ndaj bazës britanike

Qiproja vendi i parë i BE-së që shënjestrohet nga Irani, sulm ndaj bazës britanike

16:39 - 02/03/26
I sekuestroi SPAK, Jamarbër dhe Argita Malltezi kërkojnë pronat në Gjykatën e Lartë

I sekuestroi SPAK, Jamarbër dhe Argita Malltezi kërkojnë pronat në Gjykatën e Lartë

16:30 - 02/03/26
Merr fund izolimi, rikthehet qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas

Merr fund izolimi, rikthehet qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas

16:22 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com