GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush është “Italiani”, i përfshirë në sherret e përgjakshme…

10:59 - 05/08/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush është “Italiani”, i përfshirë në sherret e përgjakshme…

Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani”

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Italiani” është i njohur për përfshirjen e tij në konfliktet e lokaleve të Prishtinës.

Rasti i fundit ka ndodh mbrëmë në “Bon Vivant”, ndërsa më 2019 kishte ndodhur një tjetër në “Duplex”.

Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani” ka mbetur mbrëmë i plagosur në sherrin me armë që ndodhi në kafen “Bon Vivant”.

Mediat raportojnë se ai dyshohet të jetë përfshirë në rastin ku një person mbeti i vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur nga gjuajtjet me armë dhe gotat e qelqit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, duke zbuluar se pesë persona dyshohet të kenë gisht në ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmë në mes të kryeqytetit.

Por, ky nuk është rasti i vetëm në të cilin “Italiani” ishte i përfshirë. Ai mbahet mend edhe për rastin që kishte ndodh më 2019, në klubin e natës, “Duplex”.

Atë kohë nga të shtënat me armë zjarri pranë hyrjes së “Duplex”-it, kishin mbetur të plagosur katër persona. Plumbat dyshohet se kishin ardhur nga Astrit Mehmeti i njohur me nofkën “Llepota” dhe dy shoqëruesit e tij që ishin Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti.

Ky i fundit atë kohë nuk kishte arritur të kapej në vendin e ngjarjes nga Policia, dhe nga arratia kishte shpjeguar për motivet që sipas tij çuan te plagosja e katër personave.

“Ata nuk na lejuan të hyjmë brenda. Ka qenë veprim i keq ai i joni, por ata kanë gabuar sepse ne nuk kemi shkuar që të luftojmë atje.

Si krejt bota që do me hy brenda edhe ne kemi dashtë, por nuk na kanë lejuar, andaj ka ndodhur ky keqkuptim. Nuk ka pas të bëjë as femrat as asgjë tjetër, vetëm kanë thënë që neve nuk na lënë të hyjmë brenda”, ishte shprehur ai.

Pajaziti kishte premtuar se do të dorëzohej në Policinë e Kosovës.

“S’jemi në arrati se s’kemi bërë asgjë na, shkojmë paraqitemi, kismet nesër”, pati thënë Pajaziti më 11 nëntor të vitit 2019, vetëm dy ditë pasi kishte ndodhur plagosja me armë në “Duplex”.

Por, “Italiani”, nuk ishte dorëzuar në Polici ashtu siç kishte deklaruar. Ai ishte kapur vetëm pak ditë më pas nga Policia.

Arrestimi i tij kishte ndodh më 26 nëntor, tek vendi i njohur si “Breu i Diellit”. Më vonë ai ishte liruar nga Policia.

Detajet sipas Policisë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të plagosjes në lokalin Bon Vivant në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se  pas një mosmarrëveshje mes disa të dyshuarve meshkuj janë përdorur edhe armë zjarri ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj.

Policia më tej bën të ditur se si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.08.2023-20:17. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të  dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri  (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra”, thuhet në njoftim.

Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë).

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia  K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku.

Policia njofton se një i dyshuar mashkull gjendet në arrati.

Një prej të plagosurve humb jetën

Ndërkaq, Shaqir Uka nga Mjekimi Intensiv bëri të ditur për Telegrafin se njëri nga të lënduarit ka vdekur.

“Nga informacionet që kam nga ekipi kujdestarë i Mjekimit Intensiv, një pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekimin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arrit t’iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit. Ka qenë i plagosur në regjionin e barkut, mosha e tij 39 vjeç”, tha Shaqiri.

 

Etiketa: Kryesore1pajazitiPrishtinëSherri

Lajme të lidhura

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave
Aktualitet

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Para
Tërmeti i fortë godet Argjentinën, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti i fortë godet Argjentinën, ja ku ishte epiqendra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26

Tre fëmijë të mitur merren nën kujdes pasi lihen vetëm e të paushqyer në banesë, nis procedim penal për nënën....

Lexo më shumë
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com