GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prishja e prova, intimidimi i dëshmitarëve dhe vazhdimi i përsëritjes së veprës penale gjatë qëndrimit në detyrën e ministres, janë 3 shkaqet kryesore që prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Një nga dëshmitarët dhe të pandehurat që ka kërcënuar Balluku gjatë fazës së hetimit dhe gjatë qëndrimit të saj si ministre është pikërisht, Mirzeta Kashnica.
Nga përgjimet e kryera telefonike ka rezultuar se Kashnica ka shfaqur shqetësim për kërcënime direkt nga ministria Belinda Balluku, dhe tashmë këto prova i janë dorëzuar me një USB, Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, me qëllim njohjen me to.

Mirzeta Kashnica, është Specialistë e Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ka marë pjesë në disa tendera të zhvilluara nga ministrja, përfshirë këtu dhe tenderin për paracaktimin e fituesit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Kashnica, ka qënë anëtarë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe gjatë marjes në pyetje në prokurorinë e posaçme SPAK, ka bashkëpunuar me grupin e hetimit.

Në dijeni të bashkëpunimit të saj dhe përmbajtjes së deklarimit, ka hyrë dhe ministrja Balluku, e cila sipas prokurorisë së posaçme SPAK, ka ushtruar presion dhe intimiduar këtë dëshmitare të pandehur, duke sjellë rrezikun potencial për të prishur provat në çështjen penale Nr.136.

Në relacionin që SPAK, i ka dërguar parlamentit me qëllim dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut thuhet si më poshtë vijon:

“…gjithashtu, në vijim të hetimit, nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se nga ana e të pandehurës Belinda Balluku, giatë kohës që ajo është njohur me akuzën nga organi procedues dhe ushtronte detyrën si zëvendëskryeministres i Republikës së Shajpërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ushtruar presion më forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K…”. (vartëse e saj).

Lëvizja e radhës e SPAK ka ngjallur jo pak reagime, ndër të parët që reagoi ishte kryeministri Edi Rama, por të shumtë ishin ata që reaguan edhe nga radhët e opozitës.

Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera në aferën e tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për shtatë lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, ku sipas SPAK fituesit dyshohet se ishin të paracaktuar.

Sipas SPAK, e pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “Intecar dhe Asl”.

Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale Evis Berberi, Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, Specialistë të Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Etiketa: BallukukashnicakercenimKryesore1

Lajme të lidhura

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën
Aktualitet

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

10:20 - 30/09/26
Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

10:04 - 30/09/26
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26
Para
PD kallëzon në SPAK Tërmet Peçin/ Nga e motra te drejtorët, si njerëzit e kryebashkiakut përfituan miliona euro

SPAK i përgjigjet PD për kallëzimin ndaj Tërmet Peçit: Po hetohet! Aktet hetimore përbëjnë “sekret”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën
Aktualitet

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

10:20 - 30/09/26

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt ka mbërritur në Kryeministri dhe po zhvillon një takim...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

10:04 - 30/09/26
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com