GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës

në Bota, Botë, Kuriozitete, Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë, revista e famshme Forbes ka publikuar listën e përditësuar të miliarderëve të botës. Në krye të kësaj liste, me 223,1 miliardë dollarë, qëndron Bernard Arnault, i cili ka lënë pas, madje me një diferencë të madhe, emra që prej vitesh kanë qenë në krye të listës së Forbes duke ndërruar shpesh vendin me njëri-tjetrin.

Megjithatë, tashmë Elon Musk, e sheh veten 37 miliardë dollarë larg nga vendi i parë, edhe pse renditet i dyti. I treti renditet Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, por me një diferencë të madhe. Aktualisht, pasuria e tij llogaritet në 125,1 milionë dollarë, shumë larg nga vendi i parë apo edhe nga Musk që është i dyti. Një ndër personat më të zëshëm është Billa Gates, pasuria e të cilit vlerësohet në 109,9 miliardë dollarë, por ai mban vendin e pestë.

Kush është Bernard Arnault?

Ai ka në zotërim grupin e produkteve dhe shërbimeve të luksit LVMH Moet Hennessy, është pronar i shtëpive të modës Louis Vuitton, Chanel, Fendi dhe Christian Dior, si dhe i mbi 70 bizneseve të tjera të bizhuterive, parfumeve e kozmetikës, apo edhe shërbimeve të hotelerisë, duke pasur një portofol shumë të diversifikuar. Kështu, njeriu në krye të konglomeratit më të madh të luksit kanë një gjurmë të pashlyeshme në industrinë e modës dhe ka shkruar histori me sukseset e tij.

Bernard Arnault lindi në Roubaix më 5 mars 1949. Arnault u diplomua në Institut Supérieur de Commerce në Neuilly, ku studioi inxhinieri ekonomike. Karriera e tij nisi në kompaninë e babait të tij, Jean Leon Arnault. Më vonë, ai bleu Christian Dior në vitin 1985 dhe filloi të ndërtojë së bashku me Mark Jacobs brendin e ri, Dior Homme.

Në vitin 1987, ai krioi LVMH, një grup kompanish që përfshin disa nga markat më të njohura luksoze në botë, si Dior, Louis Vuitton, Fendi, Bulgari, Givenchy, Sephora. Në vitet 1990, Arnault u bë personi me të ardhura më të mëdha në Francë, duke bërë fushatën e tij për të bërë LVMH një lider botëror në tregun e produkteve luksore.

Ai është i njohur si një inovator në tregun e modës dhe ka bërë shumë për të ndërtuar një imazh të markës së tij si një simbol i elegancës dhe stilit.

Etiketa: miliarderët

Lajme të lidhura

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Mbyllet pas 90 minutash takimi historik në Kinë, Trump, Xi dhe Putin dalin me deklaratë të përbashkët

13:44 - 19/11/26
Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

10:02 - 19/11/26
Komisioni Europian paralajmëron: Do të merren masa ndaj Kosovës
Botë

Sulm i madh kibernetik ndaj Komisionit Evropian, hakerat godasin sistemet e pagave dhe të dhënave personale

08:45 - 19/11/26
Para
E rëndë/ Humb jetën 12-vjeçarja shqiptare në Itali

I bie në kokë porta e hekurit, shqiptari në gjendje të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra në “Top Story”, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…
Aktualitet

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra në “Top Story”, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…

23:08 - 19/11/26

Elisa Spiropali ka folur në emisionin “Top Story” për arsyet që, sipas saj, çuan në largimin nga posti i ministres...

Lexo më shumë
Aksion i gjerë në Kosovë/ Identifikohen 155 vajza nga Shqipëria në lokalet me muzikë live, 15 biznese mbyllen dhe 8 persona arrestohen

Aksion i gjerë në Kosovë/ Identifikohen 155 vajza nga Shqipëria në lokalet me muzikë live, 15 biznese mbyllen dhe 8 persona arrestohen

23:00 - 19/11/26
“Gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas”/ Rama e surprizon me përqafim kryeministrin belg, merr batutën e hidhur

“Gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas”/ Rama e surprizon me përqafim kryeministrin belg, merr batutën e hidhur

22:30 - 19/11/26
Bllokohet qarkullimi Tiranë-Durrës! Ja segmentet që preken

Bllokohet qarkullimi Tiranë-Durrës! Ja segmentet që preken

22:12 - 19/11/26
Rrezik për qytetarët në Durrës/ Shkëputen pjesë nga fasada e pallatit, dëmtohet një automjet

Rrezik për qytetarët në Durrës/ Shkëputen pjesë nga fasada e pallatit, dëmtohet një automjet

22:00 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com