GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush është polici i cili mbeti i vrarë në veri të Kosovës (EMRI)

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është polici i cili mbeti i vrarë në veri të Kosovës (EMRI)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një polic është vrarë dhe të paktën dy janë plagosur në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

Polici i vrarë është Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë, raporton Klan Kosova.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se një polic në veri, në komunën e Leposaviqit, është vrarë nga një sulm me armë zjarri.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën në Nju Jork dhe reaguar pas vrasjes së një polici të Kosovës dhe plagosjes së një tjetri në veri të Kosovës.

Osmani tha se vrasja dhe plagosja e një polici në veri është e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, teksa e quajti sulm ndaj Kosovës.

“Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po synojnë të destabilizojnë Kosovën dhe rajonin”.

“Sulmet e organizuara kundër forcave të rendit të Republikës së Kosovës janë sulme kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Më tej, ajo tha se pret që aleatët e Kosovës ta mbështesin vendin në përpjekjen për të vendosur rend e ligj në çdo pjesë të Republikës.

“Familjes së policit të vrarë ju shprehim ngushëllime të thella dhe i sigurojmë se autorët e këtyre akteve terroriste nuk do të mund t’i ikin drejtësisë”.

“Ftoj të gjithë qytetarët, institucionet dhe subjektet politike që të qëndrojnë të bashkuar në këtë kohë kur nga Serbia po sfidohet hapur integriteti territorial, siguria dhe sovraniteti i Republikës sonë”.

“Si Presidente e Republikës kam besimin e plotë në djemtë dhe vajzat tona nga Policia e Kosovës”, tha Osmani.

Etiketa: emriKosoveKryesore1vritet polici

Lajme të lidhura

Gazeta italiane: Marrëveshja Rama–Meloni rrezikon të dështojë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri mund të mbyllen
Aktualitet

Gazeta italiane: Marrëveshja Rama–Meloni rrezikon të dështojë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri mund të mbyllen

11:50 - 04/08/26
Parandalohet një vrasje në Sarandë, 5 të arrestuar, policia sekuestron armë dhe silenciator
Aktualitet

Parandalohet një vrasje në Sarandë, 5 të arrestuar, policia sekuestron armë dhe silenciator

11:28 - 04/08/26
Ish-ministri socialist nxjerr blof Ramën, Ditmir Bushati: Nuk ekziston asnjë kërkesë e BE-së për shkrirjen e bashkive
Aktualitet

Ish-ministri socialist nxjerr blof Ramën, Ditmir Bushati: Nuk ekziston asnjë kërkesë e BE-së për shkrirjen e bashkive

11:21 - 04/08/26
Para
Ky është vendi ku besohet se u vra polici i Kosovës në veri (FOTO)

Ky është vendi ku besohet se u vra polici i Kosovës në veri (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazeta italiane: Marrëveshja Rama–Meloni rrezikon të dështojë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri mund të mbyllen
Aktualitet

Gazeta italiane: Marrëveshja Rama–Meloni rrezikon të dështojë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri mund të mbyllen

11:50 - 04/08/26

Gazeta italiane “Il Manifesto” shkruan se kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, po kërkon një zgjidhje të re për menaxhimin e...

Lexo më shumë
Parandalohet një vrasje në Sarandë, 5 të arrestuar, policia sekuestron armë dhe silenciator

Parandalohet një vrasje në Sarandë, 5 të arrestuar, policia sekuestron armë dhe silenciator

11:28 - 04/08/26
Ish-ministri socialist nxjerr blof Ramën, Ditmir Bushati: Nuk ekziston asnjë kërkesë e BE-së për shkrirjen e bashkive

Ish-ministri socialist nxjerr blof Ramën, Ditmir Bushati: Nuk ekziston asnjë kërkesë e BE-së për shkrirjen e bashkive

11:21 - 04/08/26
U kap me avion privat mbi centralin bërthamor, Ministria e Drejtësisë kërkesë Francës për ekstradimin e Ermal Beqirajt

U kap me avion privat mbi centralin bërthamor, Ministria e Drejtësisë kërkesë Francës për ekstradimin e Ermal Beqirajt

10:57 - 04/08/26
Tabaku: Qeveria e çoi industrinë fasone drejt falimentimit, paratë e pista dhe krimi i organizuar po helmojnë konkurrencën

Tabaku: Qeveria e çoi industrinë fasone drejt falimentimit, paratë e pista dhe krimi i organizuar po helmojnë konkurrencën

10:34 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com