GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush është prokurori që do të “përballet” me vetting-un, ja si ka ndryshuar pasuria e tij në vite

23:24 - 26/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është prokurori që do të “përballet” me vetting-un, ja si ka ndryshuar pasuria e tij në vite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Bajram Breçani do të përballet të mërkurën në orën 14:00 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK në seace dërgjimore. Procesi i rivlerësimit për prokurorin Breçani është realizuar në trupa e KPK-së e përbërë nga Etleda Çitja, Pamela Qiko dhe Roland Ilia.

Breçani e ka filluar karrierën në vitin 2013 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë. Një vit më vonë ai është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit, ku ka shërbyer deri në vitin 2016, përpara se të transferohej në Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2013, prokurori Bajram Breçani zotëronte një pasuri familjare prej 12.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kapte vlerën e 16.2 milionë lekëve.

Ai zotëron në vitin 2016 likujditete bankare prej 255 mijë lekësh, kursime në cash prej 3.5 milionë lekësh, automjet me vlerë 1.7 milionë lekë lekë, si dhe pasuri të paluajtshme me vlerë 10.8 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 17.4 milionë lekë, nga të cilat 51.6 % burojnë nga paga e familjarëve, 22.8% nga paga e prokurorit dhe 22.1% të ardhura nga biznesi.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 4 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”. Në deklarimin Para Fillimit të Detyrës 2013, subjekti Bajram Breçani, deklaron shtepi banimi 3 katëshe në Tiranë, e ndërtuar në bashkëpronësi me vëllain në vitin 1996 me te ardhura te siguruara nga shitja e apartamenteve te meparshme në Bajram Curri dhe Lushnje, si dhe të ardhura të vëllait si emigrant në Itali.

Kjo shtëpi është në proces legalizimi dhe ai zotëron 50%. Nuk është e qartë sa është kontributi i subjektit dhe vëllait të tij për këtë investim si dhe sa është vlera e të ardhurave nga shitja e apartamenteve të mëparshme. Në vitin 2014 djali i subjektit deklaron të ketë marrë dhuratë nga një shtetas një autoveturë tip Benz.

Etiketa: Bajram BrecaniVetting

Lajme të lidhura

Korreshi ironizon Nikollën: Jam vetëshpallur kryetar, dua të heq…
Aktualitet

“Për çfarë t’i shkoj, për spiunllëk?!”, Korreshi tregon raportet me Berishën dhe përplasjet brenda PD

08:14 - 21/03/26
Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata
Aktualitet

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata

19:00 - 20/03/26
Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë
Aktualitet

Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë

18:43 - 20/03/26
Para
Më mirë qëndroni në shtëpi, me këto shenja Horoskopi nuk duhet të shkoni kurrë me pushime

Më mirë qëndroni në shtëpi, me këto shenja Horoskopi nuk duhet të shkoni kurrë me pushime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

08:40 - 21/03/26

Administrata e Donald Trump po shqyrton dhe zbaton masa për të lehtësuar përkohësisht disa sanksione ndaj naftës iraniane, si përgjigje...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:27 - 21/03/26
Korreshi ironizon Nikollën: Jam vetëshpallur kryetar, dua të heq…

“Për çfarë t’i shkoj, për spiunllëk?!”, Korreshi tregon raportet me Berishën dhe përplasjet brenda PD

08:14 - 21/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Mars 2026

07:34 - 21/03/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 21 Mars 2026

07:28 - 21/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com