GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush është Talat Xhaferi, ‘komandant Forina’ që u bë kryeministri i parë shqiptar i RMV-së

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është Talat Xhaferi, ‘komandant Forina’ që u bë kryeministri i parë shqiptar i RMV-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Talat Xhaferi hyri sot në histori teksa u bë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai njihet për kontributin në politikë, por ka një rol të madh edhe në konfliktin e armatosur në Maqedoni mes forcave maqedonase të sigurisë dhe UÇK-së. Më poshtë ju njohim me profilin e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Talat Xhaferi lindi më 15 Prill 1962 në fshatin Forinë të Gostivarit. Shkollimin fillor e kreu në Çegran, fshatin fqinj, ndërsa pas kësaj shkoi në Beograd, ku kreu gjimnazin ushtarak. Më tutje vazhdoi karrierën e formësimit ushtarak, kështu që u regjistrua dhe studioi në Akademinë Ushtarake të Këmbësorisë të APJ, drejtimi këmbësori, në Beograd dhe më pas Sarajevë. Karrierën e tij e ka vazhduar në disa kazerma ushtarake të asaj kohe të Armatës Popullore të Jugosllavisë, ku thuhet se ka qenë në Nish, Sarajevë, etj. Pas pavarësisë se Maqedonisë, ai kthehet në vendlindje dhe inkuadrohet në Armatën e Maqedonisë, duke qenë oficer i lartë dhe pas një periudhe zgjidhet komandant i njësiteve të këmbësorisë në kazermën e Tetovës.

Më 28 Prill të 2001, kur po zhvillohej konflikti i armatosur në Maqedoni mes forcave maqedonase të sigurisë dhe UÇK-së, Xhaferi braktis radhët e Armatës së Maqedonisë dhe kaloi në radhët e UÇK-së. Ai në këtë periudhë u njoh me nofkën ‘komandant Forina’.

Xhaferi u zgjodh për herë të parë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2002 për partinë e BDI-së. Në vitet 2004-2006 Xhaferi ishte Zëvendës Ministër i Mbrojtjes. Nga viti 2008 deri në vitin 2013 Xhaferi ishte deputet i Maqedonisë së Veriut për partinë e BDI-së, aleate me partinë konservatore VMRO-DPMNE.

Në vitin 2013, Xhaferi u emërua nga BDI-ja për Ministrinë e Mbrojtjes në Kabinetin e Nikola Gruevskit, pas dorëheqjes së anëtarit të partisë Fatmir Besimi. Kjo shkaktoi protesta. Xhaferi deklaroi se qëllimi i tij ishte që forcat e armatosura “të ishin simbol i bashkëjetesës, tolerancës dhe respektit për dallimet”.

Në Prill 2017, Xhaferi u emërua kryetar i Parlamentit maqedonas nga një koalicion i partive të pakicës shqiptare dhe partisë socialdemokrate opozitare në atë kohë (LSDM), duke shkaktuar trazira në ndërtesën e parlamentit./tvklan.al

Etiketa: kryeministerMaqedoniTalat Xhjaferri

Lajme të lidhura

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real
Breaking Views

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
Para
Sulm me thikë, vriten dy djem të moshës 15 dhe 16 vjeç

Sulm me thikë, vriten dy djem të moshës 15 dhe 16 vjeç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26

Protesta e 44-t radhazi kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e së hënës, pasi mijëra qytetarë qëndruan për disa orë përpara...

Lexo më shumë
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com