GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush është ‘Zoti i drogës’ Alket Hatija, pretendimet për…

16:49 - 30/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush është ‘Zoti i drogës’ Alket Hatija, pretendimet për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot u arrestua në Durrës shtetasi Alket Hatija, një person i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. 50-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi gjykata e Apelit e kishte dënuar atë me 20 vite burgim.

Hatija, i cili ndryshe njihet edhe “Zoti e drogës” ka vuajtur më herët 16 vite burg për trafik droge, por këto vite dënim nuk i njihen në shtetin italian për shkak të mos-pasjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Në qershor të vitit 2021, Hatija në një intervistë për Neës24, e ka quajtur vendimin e autoriteteve italiane si ekstrem, pasi ka shlyer 16 vite burg në Shqipëri.

“Në momentin që unë kërkoja ekstradim, por Prokuroria thoshte se nuk do ekstradoheni, gjykimi që do bëhet këtu vlen edhe për në Itali. Gjykimi mbaroj në vitin 2010. Jam dënuar për 16 vjet. Unë i pranova të gjitha, të vërteta edhe jo të vërteta për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi i formës së prerë u mor më maj nga Apeli. Gjithsej kam bërë 10 vite burg.

Kam zbritur në plazh herët, shoh dy makina civilësh. Kur dolën nga makina thashë çfarë ka? Do vish me ne më thanë. Po shkova me ta. Në makinë ju thashë çfarë kam bërë në jetë i kam pranuar dhe jam gjykuar. Po më thoni çfarë kam bërë. Më thanë se je dënuar nga gjykata në Itali. I thashë që e kam bërë burgun, 10 vite e gjysmë.

Për mua ka qenë një vendim ekstrem. Nuk e prisja kurrë një gjë të tillë. Jam dënuar 16 vjet. Dënimin e kam kryer, nuk mund të dënohem dy herë për të njëjtën çështje.

Por drejtësia lë për të dëshiruar mesa shoh…Familja ime qenka vetëm në dorë të të madhit Zot. Ky është turp i drejtësisë shqiptare. Më bënë kurban, që fëmijët e tyre të jetojnë në komoditet”, ka thënë ai.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “International”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

I dënuar me 20 vjet burgim nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në një hotel në Durrës, me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen dhe arrestimin e shtetasve në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, nga strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “International”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë këtij operacioni, është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, shtetasi:

Alket Hatija, 50 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar atë, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Shtetasi Alket Hatija ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë, për trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë periudhës 2003-2004, ky shtetas ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali. 50-vjeçari ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast).

Etiketa: Alket HatijaKryesore1

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
Pas “djegies” së 110 MLN eurove qeveria rikthehet te ndarja në burim, do të nisë në 6 bashki

Pas “djegies” së 110 MLN eurove qeveria rikthehet te ndarja në burim, do të nisë në 6 bashki

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26

Rikthehen punimet e seancës pas pushimit, e cila ka nisur me kërkesën e PD që të përjashtohet Taulant Balla pasi...

Lexo më shumë
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com