GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush ishte personi i parë që zbuloi megavjedhjen në Tiranë

23:13 - 09/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush ishte personi i parë që zbuloi megavjedhjen në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rasti i vjedhjes së shtëpisë së ish-zyrtares së lartë nga sanitarja dhe paratë e gjetura, mbi 520 mijë Euro në shtëpinë e sanitares, është kryefjalë e mediave ditët e fundit.

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan është zbardhur me detaje dëshmia e vajzës së mitur të ish-zyrtares së lartë në administratë, Alda Klosit e cila ka pranuar se sanitarja dhe i biri i saj, Rozeta e Havier Dobi i kanë vjedhur në shtëpi 120 mijë Euro kesh dhe sende me vlerë.

Ka qenë vajza e Alda Klosit ajo që ka konstatuar vjedhjen në shtëpinë e saj në “Rrugën e Kosovarëve” ku ka parë se dera ishte e hapur, rafti në dhomën e gjumit ishte i hapur dhe të gjitha rrobat ishin të hedhura përtokë. Referuar dëshmisë së vajzës së Alda Klosit, ajo ka telefonuar menjëherë mamanë e saj, ish-zyrtaren Alda Klosin për t’i treguar mbi situatën.

Dëshmia e vajzës së Alda Klosit:

Rreth orës 7:30 kam shkuar në shkollën “Sami Frashëri”, ku jam nxënëse në vitin e parë. Kam qëndruar në shkollë deri në orën 11:30.

Më pas jam ulur tek “X hotel” që ndodhej tek “Rruga e Barrikadave”  ku kam pirë kafe nën shoqërinë e klasës.

Rreth orës 13:50 kam shkuar tek zyra e nënës, Alda Klosi tek zona e Gardës ku kam qëndruar vetëm për disa minuta dhe më pas në këmbë kam shkuar tek shtëpia në “Rrugën e Kosovarëve”.

Në momentin që kam qenë tek banesa, kam konstatuar se dera ishte pak e hapur. Jam futur në shtëpi dhe kam konstatuar se pjesa e kuzhinës ishte në regull dhe më pas jam futur në dhomën e gjumit ku kam konstatuar se rafti ishte i hapur dhe të gjitha rrobat ishin të hedhura në tokë. Pas kësaj, menjëherë kam telefonuar mamanë dhe i kam treguar për këtë situatë.

Blendi Fevziu thotë se referuar dëshmive të personave të pyetur të pallatit, vajza e Alda Klosit është parë duke qarë tek trotuari në pritje të mbërritjes të së ëmës. Ka qenë ky momenti kur persona të tjerë kanë telefonuar Policinë për të qetësuar atë.

Blendi Fevziu: 

Personat e tjerë të pyetur të pallatit, e kanë parë vajzën që qante e ulur tek trotuari në pritje të mbërritjes së nënës. Pra, në momentin që ka konstatuar vjedhje, ka dalë nga shtëpia dhe ka pritur nënën e saj duke qarë. Ka qenë ky momenti kur persona të tjerë kanë telefonuar Policinë për të qetësuar atë.

Por për 400 mijë Euro të tjera ka ende paqartësi se kujt i përkasin. Alda Klosi, e cila e denoncoi vjedhjen, thotë se në sendet e gjetura në shtëpinë e Rozeta dhe Havier Dobit, mes të cilave aksesorë të markave të njohura, si një orë Maserati apo një çantë dhe një portofol Valentino, ka parë edhe bizhuteri që përkisnin nënës dhe një mikes së saj që kishte punësuar Rozetën.

Dëshmia e Alda Klosit:  

“Ditën e ngjarjes më janë vjedhur më shumë se 120.000 euro, të cilat kanë qenë në prerje 500 dhe 200, si dhe një shumë prej 30.000 Dollarë të cilat kanë qenë prerje 100. Këto para i kisha të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë”.

Etiketa: alda klosiVajzavjedhja

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Dea dhe Amosi ngacmohen në kuzhinë

Dea dhe Amosi ngacmohen në kuzhinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com