GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kush janë deputetët më të gjobitur për mungesat në Kuvend, rekordi mbahet nga Nebijaj

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush janë deputetët më të gjobitur për mungesat në Kuvend, rekordi mbahet nga Nebijaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë nëshkuar me gjoba për shkak të mungesave në seanca plenare apo në komisione përgjatë muajit korrik që përmbylli edhe sesionin parlamentar.

Ligjvënësit janë penalizuar me heqje të pagës nga 10 deri në 60 mijë lekë, teksa mazhoranca ka numrin më të lartë të deputetëve të penalizuar për shkak të mungesave me 15 emra në listë.

Blendi Klosi, Eduard Shalsi, Pandeli Majko janë disa prej ligjvënësve socialistë të cilëve i janë hequr rreth 10 mijë lekë nga paga. Ndërsa gjobën më të lartë në radhët e së majtëve e ka marrë ish-deputetit i LSI-së Agron Çela me 50 mijë e lekë, e pas tij vijnë Plarent Ndreca dhe Paulin Sterkaj me 30 mijë lekë gjobë.

Por, rekordin për penalitetin e shifrës më të lartë në pagë gjatë muajit Korrik e mban sërish opozita, e më konkretisht, sërish deputetja Oriola Nebijaj.

Kësaj të fundit i është mbajtur paga me rreth 60 mijë lekë vetëm për muajin korrik. Pas nuk mbetet as deputetja Andia Ulliri me një gjobë prej 51 mijë lekësh, ndërsa Enekelejd Alibeaj vjen pas tyre me penalitetin prej 40 mijë lekësh. Janë 13 deputetë në listë nga radhët e së djathtës, të cilët kanë marrë dhe gjoba më të vogla si 10 deri në 30 mijë lekë heqje të pagës, mes tyre dhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

Agron Çela 51,192 lekë

Plarent Ndreca 30,730 lekë

Paulin Sterkaj 30,715 lekë

Tatiana Nurçe 20,477

Bardhyl Kollçaku 20,477 lekë

Laert Duraj 20,477 lekë

Nasip Naço 20,477 lekë

Lavdrim Krrashi 20,477 lekë

Antoneta dhima 10,238 lekë

Fadil Nasufi 10,238 lekë

Alban Xhelili 10,238 lekë

Ilir Topi 10,238 lekë

Blendi Klosi 10,238 lekë

Eduard Shalsi 10,238 lekë

Pandeli Majko 10,238 lekë

Deputetët e gjobitur të opozitës:

 

Orjola Nebijaj 61,431 lekë

Andia Ulliri 51,192 lekë

Enkelejd Alibeaj 40,954 lekë

Flutura Açka 32,202 lekë

Gëzim Ademaj 20,477 lekë

Merita Bakiu 10,238 lekë

Lulzim Basha 10,238 lekë

Arbi Agalliu 10,238 lekë

Eralda Bano 10,238 lekë

Orjola Pampuri 10,238 lekë

Saimir Korreshi 10,238 lekë

Agron Gjekmarkaj 10,238 lekë

Albana Vokshi 10,238 lekë

Aktualisht deputetët e parlamentit paguhen 310 mijë lekë në muaj, pagë e cila u dyfishua në mars të vitit që lamë pas me vetë votat e tyre. Deri para një viti paga e deputetit rezultonte 156 770, ndërkohë që u rrit në 310 mijë lekë. Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit shkoi rreth 395 mijë lekë në muaj, e Presidentit në 425 mijë lekë, kurse e ministrave në rreth 318 mijë lekë bruto.

 

Bashkë me pagat u rritën edhe shpërblimet për deputetët, duke përfshirë rimbursimin e karburantit, qirasë dhe telefonit. Ndërkaq, shpërblimet nuk janë unifikuar, e për rrjedhojë, ndahen sipas aktivitetit të secilit deputet dhe sot disa prej tyre marrin deri në 385 mijë lekë çdo muaj.

 

Pasqyra financiare tregoi se listëpagesa kapi vlerën e 57.6 mln lekëve, të hedhura në llogaritë bankare të anëtarëve në parlament. Nga borderorja e muajit të fundit të ekzekutuar tashmë, del se të ardhurat mesatare të deputetit në parlament arrijnë në 440 mijë lekë, ose 4.4 milionë lekë të vjetër.

 

Paga më e lartë në piramidën e shtetit shqiptar aktualisht është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë. Por, të ardhurat mujore për deputetët tejkalojnë të ardhurat e Presidentit, për shkak të dietave të larta, pagesave për karburant, telefon dhe pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Të ardhurat mujore të deputetëve, vetëm nga statuti i deputetit, do të arrijnë deri në 5 milionë lekë të vjetra në muaj.

Lajme të lidhura

I moshuari, mesazh të fortë nga protesta: Do ngurtësohemi këtu, nuk na ndalon njeri!
Aktualitet

I moshuari, mesazh të fortë nga protesta: Do ngurtësohemi këtu, nuk na ndalon njeri!

20:22 - 27/08/26
Pankartat ironike nga protesta e 89-të për arrestimin e Agasit: Tërhiq këmbën zvarrë, Balluku prangat i ka gati!
Aktualitet

Pankartat ironike nga protesta e 89-të për arrestimin e Agasit: Tërhiq këmbën zvarrë, Balluku prangat i ka gati!

20:08 - 27/08/26
Aktualitet

KAS lë në fuqi vendimin e Celibashit për mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës

19:29 - 27/08/26
Para
Ku janë sportet olimpike o shoku?

Ku janë sportet olimpike o shoku?

Discussion about this post

TË FUNDIT

I moshuari, mesazh të fortë nga protesta: Do ngurtësohemi këtu, nuk na ndalon njeri!
Aktualitet

I moshuari, mesazh të fortë nga protesta: Do ngurtësohemi këtu, nuk na ndalon njeri!

20:22 - 27/08/26

Qëndresa e protestuesve përpara godinës së Kryeministrisë ka sjellë reagime me tone të ashpra nga qytetarët e thjeshtë, të cilët...

Lexo më shumë
Pankartat ironike nga protesta e 89-të për arrestimin e Agasit: Tërhiq këmbën zvarrë, Balluku prangat i ka gati!

Pankartat ironike nga protesta e 89-të për arrestimin e Agasit: Tërhiq këmbën zvarrë, Balluku prangat i ka gati!

20:08 - 27/08/26

KAS lë në fuqi vendimin e Celibashit për mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës

19:29 - 27/08/26
Ofendoi gazetarët gjatë protestës në Maliq, procedohet penalisht 45-vjeçari

Ofendoi gazetarët gjatë protestës në Maliq, procedohet penalisht 45-vjeçari

19:12 - 27/08/26
Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

19:00 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com