GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush ka tentuar ta vrasë vajzën keniane në Tiranë? Flet e ëma: Shoferi i kërkonte s*ks

20:44 - 08/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush ka tentuar ta vrasë vajzën keniane në Tiranë? Flet e ëma: Shoferi i kërkonte s*ks
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ra aksidentalisht apo e hodhën? Është kjo pyetja që mban të veshur me mister ngjarjen e rëndë, që ndodhi më 13 gusht të këtij viti dhe që u mbajt e fshehur për tri muaj me radhë.

Një krim makabër ndaj një punonjëse kazinoje ?!

22-vjeçarja me origjinë nga Kenia J.A po lufton për jetën në një spital të Tiranës, pasi u gjet pa ndjenja poshtë pallatit ku banonte në një apartament në katin e dytë.E reja ishte e punësuar në një Kazino në qendër në Tiranës, kur më 13 gusht të këtij viti ajo u zhduk papritur rreth orës 03:25 deri në orën 07:00 të mëngjesit. Më pas ajo u gjet në gjendje kritike për jetën në rrethana të paqarta, në trotuar. 22-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital nga banorët e zonës, ndërsa mjekët thanë se ajo erdhi me tre brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru.

Nëna e saj R.A, një muaj pas ngjarjes u njoftua nga kompania ku ishte e punësuar e bija dhe që nga momenti që mbërriti nga Kenia spitali është kthyer në shtëpinë e saj. E bija ndodhet ende në gjendje të rëndë, ndërsa mbahet në jetë përmes aparaturave. Ende e shokuar, ajo flet për herë të parë në emisionin ’Pa Gjurmë’, ndërsa shprehet e bindur se dikush tjetër fshihet pas kësaj ngjarje.

“Kam ardhur me urgjencë nga Kenia në Tiranë, në shtator një muaj pasi vajzës i kishte ndodhur gjë. U njoftova nga kompania, e cila më preu edhe biletën për të ardhur këtu. Nuk dyshoj tek një aksident apo në një rast vetvrasje, por jam e bindur që dikush ka dashur ta vrasë kjo pasi ka disa shenja për këtë, si psh karikusi i telefonit është tërhequr me forcë nga priza. Ajo ka shenja dhune në trup që tregon se është konfrontuar me dikë, dhe ngjarja ka ndodhur brenda në banesën e saj. Mjekët më kanë thënë se vajza ka patur për disa minuta mungesë oksigjeni, dhe se ka ardhur e asfiskuar gjë që ngre dyshimet se dikush mund ti ketë mbyllur gojën me forcë”.

Nëna e J.A tregon dy episode për të cilat e bija i kishte shprehur shqetësimin, ndërsa përndiqej nga një person që i kërkonte lidhje intime.

“Vajza ime është një vajzë e dashur dhe solare. Ajo më ka treguar disa probleme që ka patur më parë. I pari ka qenë një konfrontim që ka patur me një vajzë me të cilët punonte në të njëjtën kompani dhe ndanin bashkë të njëjtën banesë dhe unë i kam kërkuar kompanisë që t’i ndante të dyja për të mos jetuar në të njëjtën banesë dhe kompania e ka bërë. Kjo ngjarje ka ndodhur në fillim të gushtit. Ndërsa incidenti i dytë ka lidhje me një shofer që e transportonte për në shtëpi, i cili e përndiqte nga pas dhe i kërkonte të kishin një raport së bashku”.

Kjo ngjarje ndaj të resë keniane u mbajt e fshehur për afro tre muaj me radhë, ndërsa për avokatin Idajet Beqiri kjo fshehje hermetike ka një prapavijë kriminale dhe se kyrast është raportuar fillimisht në një media gjermane.

“Kjo ngjarje më 13 gusht nuk u bë publike. U gjetën të gjitha mekanizmin që ta bllokonin nxjerrjes e së vërtetës. Fshehja ishte hermetike dhe kjo gjë më habit shumë. Unë kam rënë në kontakt me një media gjermane, e cila e ka raportuar këtë rast, ndërsa në Shqipëri nuk u shkruar asgjë. E mora këtë shkrim dhe e përktheva dhe aty mësova se çfarë kishte ndodhur”.

Nëna e 22-vjeçares kërkon ndihmë për të shpëtuar vajzën e saj dhe për këtë ka hapur dhe një llogari në GoFundMe.

“Kërkoj ndihmë për vajzën pasi ka nevojë për një ndërhyrje urgjentë në Itali, pasi është e pamundur që ky opercion të bëhet këtu” -përlotet nëna.

Etiketa: kenianeseksTirane

Lajme të lidhura

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Para
VIDEO/ Shefi i Policisë rreh qytetarin: Të marr jetën, mor by***ir

VIDEO/ Shefi i Policisë rreh qytetarin: Të marr jetën, mor by***ir

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com