GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kush mban përgjegjësi për konfliktet në Veri?

14:54 - 25/09/23
në Botë, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Kush mban përgjegjësi për konfliktet në Veri?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konflikti i armatosur në Kosovë sikur i ka zënë në befasi autoritetet në Beograd. Këto zhvilime kanë ngritur shumë pyetje që ende nuk kanë përgjigje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç theksoi se vendi (Serbia) është në gjendje të rëndë dhe thekson se ky është momenti më i vështirë për vendin dhe popullin serb, që nga viti 2004 dhe 2008.

Sipas tij, fajtori kryesor për situatën aktuale është Albin Kurti, i cili dëshiron ta fusë Serbinë në konflikt me NATO-n. Aleksandar Vuçiç i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe të ketë policë serbë në veri, sepse vetëm kështu mund t’i jepet fund konflikteve.

Kryengritja për shkak të “terrorit të Kurtit”

Kur bëhet fjalë për vetëkonfliktet e armatosura, të cilat pala shqiptare i vlerësoi si terrorizëm, presidenti i Serbisë theksoi se “serbët u rebeluan për shkak të terrorit të Kurtit dhe arrestimeve të shumta të serbëve nga Policia e Kosovës”. Aleksandar Vuçiç thotë se qëllimi kryesor i pushtetarëve në Prishtinë është që ta fajësojnë Beogradin për vrasjen e policit dhe se kjo mundësi është shfrytëzuar edhe për propagandë kundër Kishës Ortodokse Serbe. Ai theksoi se autoritetet serbe ende janë duke u shqyrtuar të gjitha detajet e ngjarjeve tragjike dhe se në bazë të kësaj do të përgatitet terreni për marrjen e vendimeve të mëvonshme.

Vendimet e shumta të gabuara

Për momentin realisht kemi shumë pyetje të hapura, thotë analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiç për DW.

“Para së gjithash, çfarë kërkonte grupi i armatosur i serbëve në manastirin e Banjskës dhe cili ishte qëllimi i tubimit atje”, shton ai. Në anën tjetër, sipas Jakshiç, nuk është shumë e qartë pse Policia e Kosovës akoma nuk e ka bërër të ditur identitetin e serbëve të arrestuar. Pra, ka një sërë paqartësish, por dimensioni politik është pakrahasueshëm më i rëndësishëm se të gjitha të tjerat, thekson bashkëbiseduesi ynë.

“Së pari tregon se sa i gabuar ka qenë vendimi për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës dhe nga Policia e Kosovës. Është e vërtetë që Kurti po shkakton incidente, por duke qenë se Vuçiç i udhëheq këto negociata dhe se është ai që duhet të sigurojë sigurinë e serbëve, kjo është një lloj disfate për Vuçiçin”, pohon Jakshiç.

Beogradi ka humbur epërsinë

Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç deklaron se “ata që e përkrahën agresionin ndaj Serbisë në vitin 1999 vazhdojnë politikën e tyre dhe mbështesin Albin Kurtin, dëshira e të cilit është të shkaktojë luftë”. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare praktikisht lejon që të ndodhë një konflikt në Kosovë. Sipas tij, “populli serb ka të drejtë të mbrohet dhe të shprehë vullnetin e tij politik dhe se nuk dëshiron konflikt me askënd”.

Ndërsa kryeministrja Ana Brnabiç akuzon Albin Kurtin për përshkallëziminaktual dhe thotë se “presidenti serb Aleksandar Vuçiç edhe më parë ka paralajmëruar se mund të ketë konflikt të armatosur në veri të Kosovës”.

Përshtypja në Beograd është se ky zhvillim i ngjarjeve nuk i ka pëlqyer palës serbe, sepse vjen në kohën kur dukej se Albin Kurti disi po e humbte mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë. Këtë përshtypje ndan edhe Boshko Jakshiç, i cili “nuk mendon se pas këtij veprimi qëndron Vuçiçi, por kjo e bën problemin edhe më serioz”. Kjo mund të nënkuptojë se presidenti Vuçiç nuk e ka, ose e ka humbur kontrollin mbi nacionalistët militantë. Nuk e dimë nëse është ky aksion është zhvilluar në bashkëpunim me rusët, të cilët përmenden, por mund të themi me siguri se serbët e kanë humbur avantazhin që ua kishte dhënë Kurti javët e fundit. Promovimi i ndikimit rus është një nga komponentët e kësaj krize. Mendoj se pas vrasjes së policit nuk flitet më për asociacionin e komunave serbe”, tërheq vëmendjen Jakshiq.

Presidenti i Serbisë tashmë ka pasur një takim me lidhur me këto ngjarje me ambasadorin rus në Beograd Aleksandar Bocan Harçenko, ku ishtge edhe ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç. Me atë rast, presidenti Vuçiç e njoftoi ambasadorin rus “për faktin se në Kosovë dhe Metohi po kryhet spastrim etnik brutal i organizuar nga institucionet e përkohshme të Prishtinës dhe nga Albin Kurti, me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi Vuçiç në Instagram.

Kujt i shkon në favor status quoja?

Presidenti i Serbisë po ashtu vlerësoi se ky ishte një lloj rebelimi nga ana e serbëve “për shkak të terrorit të Kurtit” që po bën së fundmi. Sipas bashkëbiseduesit tonë, “tingëllon logjike, por gjithmonë bëhet një gabim me këtë rast. Gjithmonë thuhet se është arrestuar një serb, por nuk thuhet shkaku pse është arrestuar dhe për çfarë dyshohet. Thjesht fakti që dikush është serb e shfajëson atë menjëherë nga çdo lloj faji dhe në këtë mënyrë po rritet tensioni”.

Është e vështirë të parashikohen lëvizjet e ardhshme të të dyja palëve. Tani për tani kemi dënime të fuqishme të sulmeve të grupeve të armatosura ndaj pjesëtarëve të policisë që po vijnë nga përfaqësues ndërkombëtarë. Boshko Jakshiç beson se “do të përdoret fraza e zakonshme që përsëritet në situata të tilla, që është de-përshkallëzimi. Me siguri do të vijë deri te kjo. Nuk është as në interesin e Kurtit që konflikti të përshkallëzojë, e aq më pak është në interesin e Beogradit. Kjo do të thotë rikthim në status quo, që është situata më e keqe, sepse mua më duket se një gjë e tillë i përshtatet më së shumti Kurtit dhe Vuçiqit, pavarësisht se ky status prishet ndonjëherë nga disa incidente. Por të krijohet përshtypja se ajo që quhet bashkësia ndërkombëtare nuk ka metoda efektive për të ushtruar presion mbi të dy për të bërë një lloj përparimi”, përfundon Boshko Jakshiq. /DW/

Etiketa: \analizaDWveriu i Kosoves

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Automjeti del nga rruga në Librazhd/ 6 të plagosur, mes tyre tre të mitur

Aksident automobilistik në Libohovë, një grua lëndohet rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë...

Lexo më shumë
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com