GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kush mund të garojë për të qenë në krye të PD-së? Ja kushtet

14:08 - 19/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush mund të garojë për të qenë në krye të PD-së? Ja kushtet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidatët për Kryetar të Partisë Demokratike duhet të plotësojnë tre grupkriteresh, që lidhen me: (i) aftësitë e angazhimit politik; (ii) aftësitë e integriteti moral; dhe (iii) aftësitë organizative, si më poshtë vijon:

Aftësitë e angazhimit politik

Të jetë anëtar i Partisë Demokratike prej të paktën 3 vitesh;

Të ketë kontribuuar aktivisht në fushatat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit;

Të mos ketë dëmtuar interesat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit;

Integriteti moral

Të ketë mbrojtur dhe promovuar në vazhdimësi interesat, vlerat themelore dhe programin e Partisë Demokratike;

Të mos ketë masa disiplinore në fuqi sipas parashikimeve të Statutit të Partisë Demokratike;

Të ketë figurë të pastër gjyqësore, duke plotësuar kushtet e dekriminalizimit (sipas kërkesave të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”);

Të ketë figurë të pastër ideologjike, duke plotësuar kushtet e dekomunistizimit (të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, funksionar i Partisë së Punës të Shqipërisë, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaҁme);

Të ketë reputacion të lartë në radhët e anëtarësisë së Partisë Demokratike, tek partnerët ndërkombëtarë, si dhe në opinionin publik;

Të jetë i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe oligarkisë, që kanë krijuar plagë të rënda shoqërore; PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË, Rruga Donika Kastrioti, Tiranë 2 III. organizative 1. Të ketë kontribut të spikatur profesional dhe politik;

Të ketë demonstruar në të shkuarën aftësi të shquara organizative ose të ketë program të qartë politik për riorganizimin e Partisë në përputhje me vlerat themelore statutore; 3. Të ketë njohje të mirë të strukturës organizative të Partisë Demokratike.

Etiketa: Kryesore1kushtetPartia Demokratike zyrtarezgjedhja per kryetar

Lajme të lidhura

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
EULEX përgënjeshtron Vuçiç: Nuk na ka dërguar letër për tre policët e Kosovës

EULEX përgënjeshtron Vuçiç: Nuk na ka dërguar letër për tre policët e Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com