GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush po e pengon reformimin e PD-së?

në Aktualitet, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Ergys Mërtiri: Basha terhiqte dy gjyle, Berishën dhe Metën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ergys Mërtiri

Në vend që të fillojnë urgjentisht hapjen e garës për të zgjedhur liderin e ri dhe për ti hapur rrugë reformimit dhe ringritjes së PD-së, disa deputetë, po kërkojnë shtyrjen e procesit. Ata pohojnë se PD-së i duhet kohë të reflektojë për të bërë zgjedhjet e duhura.

Interesante është se në këtë krah janë rreshtuar pikërisht ata deputetë që, prej kohësh tashmë, kacavirren me një dorë në PD dhe një dorë në BF, duke pritur të shohin nga do anojë kandari, për tu hedhur në varkën që shpëton pa u mbytur. Por në fakt, kështu ata vetëm po i mbysin të dyja.

Ishin ata që në zgjedhjet e 14 majit penguan PD-në të dalë me kandidatë, nuk dolën të bëjnë fushatë për partinë e tyre në ato pak zona ku arritën të kenë kandidatë, madje, një pjesë prej tyre, dolën hapur në fushatë për kandidatët e BF-së, me justifikimin se duhen bashkuar forcat kundër Ramës. Në fakt, ata u sakatuan “të bashkuar” përballë Ramës, pikërisht sepse, siç e kam thënë gjithmonë, Rama nuk mundet me unitet kalbësirash, por me moral, kredibilitet dhe vizion politik.

Sot, ata vonojnë procesin e hapjes së partisë duke rikërkuar bashkimin shterp midis dy grupeve politike të ndara tashmë për vdekje, ndërsa nuk vërejnë se 250 mijë votues të djathtë u kanë kthyer shpinën duke mos dalë të votojnë. Në vend që të punojnë për të prodhuar një ofertë për këta votues, ata artikulojnë qendrime politike që e mbajnë opozitën në statusquo-në e batakut ku ka rënë e ku e zhytën ata vetë dhe Saliu në anën tjetër.

Të pengosh dhe vonosh hapjen e procesit të garës për kryetar dhe të reformimit të partisë është një krim ndaj opozitës. Nuk iu mjaftoi një vit e kusur në pasivitet të plotë, pa organizim, pa aktivitet, pa lidership, pa asnjë përpjepkje për ta mbajtur gjallë atë parti, por, edhe tani kur është momenti deciziv për ta risjellë atë në jetë, ata prapë kërkojnë kohë!

Deri tani, duke kërkuar kohë, ata vetëm kanë humbur kohë dhe, për pasojë, ai që e ka fituar këtë kohë ka qenë vetëm Berisha, i cili ka arritur t’ua marrë strukturat pak e nga pak, t’i sulmojë egërsisht me akuza e shpifje nga më banalet, ti paralizojë e neutralizojë politikisht duke i shndërruar në një grupim të traumatizuar e pa peshë politike.

E megjithatë, edhe kështu e sakatuar, pa organizim, pa lidership definitiv, pa para, pa media, pa fushatë, pa ofertë politike e madje pa dalë fare nga shtëpia, të sulmuar, linçuar, tallur e përqeshur, nga media oligarkike dhe e gjithë armata e portaleve, analistëve, memexhinjve të rekrutuar kundër tyre, sigla e PD-së zyrtare arriti të marrë 100 mijë vota, përballë 246 mijë votave të Berishës dhe Metës bashkë. Pra diferenca me Berishën, duket fare e vogël duke llogaritur që LSI-ja mori 100 mijë vota në zgjedhjet paraardhëse në momentin e saj më të dobët historikisht.

Këto 100 mijë vota, si dhe mbi 250 mijë të tjerat që munguan në votime (pa llogaritur këtu elektoratin gri), janë qartazi antiberishiste dhe çdo përpjekje për t’ua kthyer atyre shpinën, në këmbim të përfitimeve dylekëshe në lojën e vogël me dy porta me foltoren, është thjesht maskarallëk politik. Opozita sot ka shansin të ringrihet duke hapur garën për një të ardhme të re politike, të distancuar nga Berisha dhe berishizmi, i cili është i destinuar të shuhet.

Kjo është e vetmja mundësi për të pasur një ofertë politike serioze dhe e vetmja mënyrë për të pasur një identitet politik për këtë grupim. Në të kundërt, opozita rrezikon të shkatërrohet e thërmohet duke i dhënë pushtet të përjetshëm një qeverie kaq të korruptuar sa kjo. Ky është treni i fundit humbja e të cilit do të shkatërronte përfundimisht ringritjen e saj.

Etiketa: MertiriPDZgjedhje

Lajme të lidhura

Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Aktualitet

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit
Aktualitet

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26
Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26
Para
Do të zyrtarizohet te Barcelona

Do të zyrtarizohet te Barcelona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu
Breaking Views

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26

Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar "revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet më të medha qytetare...

Lexo më shumë
Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet