GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Kush po i mbron kriminelët?!”/ Sula: Policët do të largohen nëse s’rrinë nën tutelën e Ramës

19:07 - 06/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti demokrat ngre alarmin: Çmimi i naftës do kalojë mbi dy mijë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pasi ish-drejtori i policisë, Gledis Nano, zbuloi në një intervistë për mediat franceze se operacionet janë dekonspiruar dhe janë arratisur të paktën 14 kriminelë.

Sula thotë se bandat mbrohen nga pushtetarët dhe njerëzit e tyre në çdo institucion. Nisur nga kjo, Sula thotë se askush që vjen në krye të Policisë së Shtetit nuk mund të vendosë rendin edhe nëse do.

“Kush po i mbron kriminelët? Pak ditë para se të shkarkohej, Gledis Nano, ish-Drejtori i Policisë paska dhënë një intervistë në një media franceze ku ka konfirmuar një fakt që vazhdimisht është dencuar nga ne të opozitë dhe media: operacionet dekonspirohen. 14 kriminelë të rrëzikshëm janë larguar pa u kapur nga uniformat blu. Kjo është dëshmia dhe pasqyra më realiste e gjendjes së sigurisë në Shqipëri. Asnjë idealist në krye të Policisë së Shtetit nuk mund ta fus në shinat e ligjshmërisë në vendin tonë. Bandat e fuqizuara tashmë ekonomikisht mbrohen nga pushtetarët dhe kanë njerëzit e tyre në çdo institucion shtetëror. Situata ka arritur deri aty sa që grupet kriminale të jenë influencues në emërimet në Policinë e Shtetit. Ata janë në çdo qelizë të shtetit. Këtë e konfirmon ish-Drejtori i Policisë së Shtetit dhe oficeri i policisë i cili u arresta pak javë më parë i cili kishte shoqëruar një nga personat më të perfolur në botën e krimit. Rendin në Shqipëri nuk mund ta vendoste as Gledis Nano dhe as ai që do vij nëse do ket dëshirë”, shprehet Sula. 

Ai është ndalur edhe tek emërimi i Ardi Veliut në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke thënë se policia nuk do të pastrohet, por do të largohen vetëm ata “që nuk qëndrojnë në rresht nën tutelën e kryeministrit”.

“Personazhe të botës së krimit kanë akses në fondet publike nëpër bashki dhe kjo është e vërtetuar me raste konkrete ku element kriminal kur janë arrestuar ka dal qe kane perfituar dhe tendera nëpër bashki. Jo më pak akses kanë neper institucionet qendrore si ne Drejtori Rrugeve Fondet e ndertimit, në AZHBR e shum ente të tjera prokuruese me fonde publike. Kjo është bashkejetesa e segmenteve te korruptuara të shtetit me krimin. Në Shqipëri mungon vullneti nga ana e qeverisë për të luftuar krimin. Njerëz të saj janë të lidhur ngushtë me eksponent të rrezikshëm të botës së errët e po i trajtojnë ata si biznesmenë të ndershëm ndërkohë që çojnë drejt falimentit ata që nuk pastojnë paratë. Ndërkohë aktualisht qeveria po kërkon ta kontrollojë edhe një nismë që synon të fillojë për vettingun e policisë. Qeveria kërkon tja atribuojë kontrollin e policëve ish- SHÇBA, Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Ndërkohë që e kemi marr vesh që në krye të kësaj Agjencie, Rama çoi njeriun e tij të besuar. Pra të dashur qytetarë, Policia nuk do të pastrohet, por do të largohen të gjithë ata që nuk qendrojnë në rresht nën tutelën e kryeministrit. Presjoni bëhet edhe më i madh teksa jemi para zgjedhjeve lokale”, u shpreh Sula. 

Etiketa: Dashnor Sula

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Përdhunimi dhe vrasja makabër e Marigona Osmanit, konfirmohet aktakuza për abuzuesit

Përdhunimi dhe vrasja makabër e Marigona Osmanit, konfirmohet aktakuza për abuzuesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26

Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com