GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush po luan me Euron? Tabaku: Ja pse familjet shqiptare po humbasin

17:27 - 31/07/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush po luan me Euron? Tabaku: Ja pse familjet shqiptare po humbasin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me rënien e monedhës europiane gjatë muajve të fundit në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se forcimi i lekut nuk i shërben mirëqenies së familjeve shqiptare.

Ajo shtoi se korrupsioni i niveleve të larta në vend, është faktuar se ndërton dhe blen shtëpi me para të pista e korruptive.

Gjithashtu sipas saj, raportet ndërkombëtare flasin se 1.8 mld euro janë pastruar në fushën e ndërtimit në Tiranë.

Ajo tha se kambana e alarmit që dëgjohet sot në çdo familje shqiptare duhet të jetë shqetësimi i qeverisë dhe që sipas saj, nuk është i tillë.

Postimi nga Jorida Tabaku

Kush po luan me Euron?

Ditët e fundit është hapur një debat, në fakt i keqorientuar, se forcimi i Lekut tek ne është shenjë një ekonomie të shëndetshme dhe që po ecën në drejtimin e duhur dhe se problemi qëndron tek eksportuesit.

Në ekonomi tre janë faktorët që forcojnë një monedhë; rritja e ekonomisë së brendshme që do të thotë rritja ekonomisë shqiptare, bilanci tregtar që do të thotë diferenca mes eksporteve dhe importeve në sasi dhe së fundi kërkesa në tregun ndërkombëtar për monedhën shqiptare.

Për të tre këto faktorë të dhënat që janë nga Banka e Shqipërisë flasin për një realitet tjetër nga fasada që propagandohet.

Monedha jonë nuk është një monedhë që ka një kërkesë të madhe ndërkombëtare. Së dyti nuk ka një rritje të ekonomisë reale, nuk ka rritje të prodhimit, pasi ksuhdo e di që ne nuk prodhojmë ndonjë produkt me kërkesë të lartë eksporti.

Sa i takon Bilancit Tregtar, pra diferencës mes eksporteve dhe importeve, ai është thelluar me 17% sipas Bankës së Shqipërisë.

Kjo do të thotë që jo vetëm që eksportuesit kanë nxjerrë më pak se sa importi, pra produktet tona nuk blihen dhe aq shumë jashtë, por vlera e eksporteve është më e ulët se sa vlera e importeve.

Për ta kuptuar këtë secili mund të shohë portofolin e vet. Sot me 1000 lekë nuk blen më dot asgjë që ke blerë deri dje. Çmimet janë rritur dhe sasia është ulur.

Një familje me të ardhura mujore mesatare 50 mijë lekë në muaj konsumon gjithnjë e më pak ushqime se sa një muaj më parë. Produktet e shportës janë shtrenjtuar ndonëse janë duke u importuar me një lek më të fortë.

Kush përfiton nga forcimi i lekut? Jo familjet shqiptare!

Kush humbet nga forcimi jo prej ekonomisë së lekut? Familjet shqiptare!

Nëse leku i fortë do të ishte në dobi të familjeve shqiptare, ekonomia e vendit do të ishte gjithashtu në rritje. Trajektorja e forcimit të pashpjegueshëm të lekut tonë ka nisur në 2016 dhe sa vjen edhe monedha Euro dobësohet ndërsa ekonomia jonë nuk ka ndonjë rritje të shpjegueshme, përveç se paratë e pista që financojnë një ekonomi informale dhe jo rrallë investimet strategjike pa harruar dhe milionat e korrupsionit.

Dhe sa më sipër nuk janë shpikje por fakte:

Shqipëria prej mbi katër vite është përfshirë në listën e MoneyVal duke qenë i vetmi vend i Europës në listën e vendeve që dyshohen se pastrojnë para. Raportet ndërkombëtare flasin se 1.8 mld euro janë pastruar në fushën e ndërtimit në Tiranë, korrupsioni i niveleve të larta është faktuar se ndërton, blen dhe mobilon shtëpi me para të pista dhe korruptive.

Pra, shqiptarët paguajnë më shumë për ushqimet e tyre, për rrobat e tyre dhe për pushimet e tyre dhe jo vetëm kaq. Sipërmarrjet e eksportit që kanë të punësuar mbi 100 mijë punëtorë janë sot me humbje. Pra, të gatshëm të ulin kostot, pra rrogat e punëtorëve, për të mbijetuar nga rritja e lekut prej një ekonomie informale.

Për fasadën e lekut të fortë, familjet shqiptare dhe bizneset, paguajnë faturën e kripur të një ekonomie informale, parave të pista dhe mbi të gjitha taksën e korrupsionit. Një taksë që e paguajnë njëlloj të majtët dhe të djathtët.

Taksa e korrupsionit nuk është imagjinata e opozitës por realiteti që shqiptarët paguajnë nga portofoli tyre.

Rruga për të ndaluar këtë taksë kalon përmes vullnetit politik. Miratimi i ligjeve në letër për pastrimin e parave nuk ndihmon askënd dhe nuk është zgjidhje!

Kambana e alarmit që dëgjohet sot në çdo familje shqiptare duhet të jetë shqetësimi i qeverisë dhe që fatkeqësisht nuk është i tillë. Prandaj dhe vendi po vazhdon të zhytet edhe më shumë në këtë spirale që sa me shumë e mohojnë aq më e qartë shpërfaqet në portofolin e çdo shqiptari!

Etiketa: eurolekuTabaku

Lajme të lidhura

Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim
Aktualitet

Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim

17:22 - 03/02/26
Akuzohet për 31 vjedhje banesash në Angli, policia e Kent arreston shqiptarin nga Laçi
Aktualitet

Akuzohet për 31 vjedhje banesash në Angli, policia e Kent arreston shqiptarin nga Laçi

17:17 - 03/02/26
Marin Gjonaj, mbreti i Bitcoin në Tiranë, që ka në dorë fatin dhe paratë e çiftit Meta-Kryemadhi
Aktualitet

Marin Gjonaj, mbreti i Bitcoin në Tiranë, që ka në dorë fatin dhe paratë e çiftit Meta-Kryemadhi

17:01 - 03/02/26
Para
Qeveritë nordike duan zbutje gjakrash pas djegieve të Kuranit

Qeveritë nordike duan zbutje gjakrash pas djegieve të Kuranit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim
Aktualitet

Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim

17:22 - 03/02/26

Arta Dollanit, i është caktuar masa arrest shtëpie, pas aksionit të Prokurorisë së Durrësit, për mbetjet e Kurum. Dollani, e...

Lexo më shumë
Akuzohet për 31 vjedhje banesash në Angli, policia e Kent arreston shqiptarin nga Laçi

Akuzohet për 31 vjedhje banesash në Angli, policia e Kent arreston shqiptarin nga Laçi

17:17 - 03/02/26
Marin Gjonaj, mbreti i Bitcoin në Tiranë, që ka në dorë fatin dhe paratë e çiftit Meta-Kryemadhi

Marin Gjonaj, mbreti i Bitcoin në Tiranë, që ka në dorë fatin dhe paratë e çiftit Meta-Kryemadhi

17:01 - 03/02/26
Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun

Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun

15:04 - 03/02/26
Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut

Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut

14:45 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com