GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kush po përgjohet?! Misteri i kamerave të sigurisë në komunat me shumicë serbe në Kosovë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 5 min
A A
Kush po përgjohet?! Misteri i kamerave të sigurisë në komunat me shumicë serbe në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa kamera të sigurisë që vëzhgojnë hapësira publike janë të vendosura nëpër shtylla të ndryshme në katër komunat veriore të Kosovës. Pronësia e tyre nuk dihet e as kush i kontrollon ato. Këto komuna pritet t’i nënshtrohen një kontrolli nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), që është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale, për të parë nëse ky lloj vëzhgimi po bëhet në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Kamerat janë të vendosura në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç e Zubin Potok. Sipas AIP-së, hapësirat publike mund të vëzhgohen vetëm për nevoja të policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut për Radion Evropa e Lirë ka thënë se në katër komunat veriore Policia e Kosovës ka instaluar kamera vëzhguese vetëm në stacionet policore.

“Të gjitha kamerat e tjera vëzhguese nuk janë nën juridiksionin e Policisë së Kosovës dhe nuk ka mbikëqyrje zyrtare mbi to”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua komunave në veri të Kosovës që funksionojnë sipas sistemit të Kosovës, por edhe organeve paralele komunale, të cilat financohen nga buxheti i Serbisë, me pyetjen se kush e ka instaluar video vëzhgimin në komunat në veri të Kosovës dhe kush i kontrollon ato kamera.

Deri në publikimin e këtij artikulli askush nuk është përgjigjur.

Në komunat në veri të Kosovës, sistemi kosovar dhe ai serb janë disi të ndërthurura, sepse të njëjtit persona kryejnë funksione në të dy sistemet.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua edhe rrethit administrativ të Mitrovicës së Kosovës, i cili funksionon në sistemin serb dhe është përgjegjës për “organizimin dhe kryerjen e punës” në komunat në veri. Kryetar i atij qarku është Vuçina Jankoviç, ish-kryetari i Komunës së Zveçanit.

Përgjigja në pyetjen e REL-it se kush është përgjegjës për video-vëzhgimin në komunat në veri nuk ka ardhur as nga Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë.

Sistemi i video-vëzhgimit nëpër komunat e tjera të Kosovës është kryesisht i blerë dhe i vendosur nga organet komunale.

Ligji për Policinë në Kosovë parasheh se “Policia është e autorizuar të bëjë vëzhgim parandalues të vendit publik, duke përdorur pajisje për incizime video-akustike dhe pajisje fotografike për t’i vëzhguar vendet publike ku në të kaluarën shpesh janë kryer vepra penale, apo ku ka arsye të bazuar të besohet se vëzhgimi publik do ta zvogëlonte rrezikun nga kryerja e veprave penale dhe do ta përmirësonte sigurinë publike në të ardhmen, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale”.

Qytetarët nuk e dinë se kush i vëzhgon
Derisa të panjohurat lidhur me pronësinë dhe kontrollin e kamerave në komunat veriore vazhdojnë, disa qytetarë të anketuar nga REL-i në Mitrovicën e Veriut thonë se megjithatë ndihen të sigurt me praninë e tyre.

“Kush (i ka vendosur) dhe në pronësi të kujt janë nuk e di…Nuk kisha thënë se po më pengojnë, është më mirë që kamerat janë aty, njerëzit në Mitrovicë (të Veriut) ndihen më të sigurt kur janë kamerat se sa nëse nuk janë”, thotë Millosh Nedelkovi.

Edhe Milan Jakovlevliç thotë se nuk e ka idenë kush i kontrollon këto kamera.

“Po kamerat duhet të jenë aty, marrë parasysh të gjitha çfarë ndodhin rreth nesh. Ka pasur shumë situata të palakmueshme që janë zbuluar disa persona me qëllime të këqija, kur ka pasur rrahje dhe kur i kanë kapur kriminelët e ndryshëm. Kështu që duhet të jenë aty ku janë”, thotë ai.

E mendim të ndryshëm ka Bozhidarka Periç që nuk po e sheh nevojën për këtë vëzhgim.

“Epo nuk ka nevojë, ne nuk jemi hajdutë këtu. Për mua, të paktën mendoj, jam nënë, gjyshe si të thuash, jetojmë normalisht, gjithçka është normale”, tha Periç.

Telashe edhe në komunat e jugut
Kamera të vendosura në një tjetër komunë me shumicë Serbe por në jug të Kosovës, në Shtërpcë, ishin cak i Policisë së Kosovës të enjten, më 7 korrik, e cila i sekuestroi ato, pasi dyshohet se janë të vendosura nga strukturat ilegale serbe.

Ndaj kësaj kishte reaguar Komuna e Shtërpcës, e cila funksionon në sistemin e Kosovës. Sipas saj, video-mbikëqyrja në territorin e kësaj vetëqeverisjeje lokale “është instaluar në përputhje me procedurat e vlefshme ligjore dhe përmes procesit të prokurimit publik për video-vëzhgim”.

Ndaras këtij aksioni, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ka bërë një inspektim lidhur me ligjshmërinë e video-vëzhgimit në hapësirat publike në Shtërpcë dhe se shpejt do të dalin me një raport nga ky inspektim.

Një inspektim i tillë ishte bërë edhe në komunën e Graçanicës në afërsi të Prishtinës, po ashtu me shumicë serbe, më 14 shkurt të vitit 2022.

AIP-ja ka thënë për REL-in se kjo komunë e ka respektuar vendimin e nxjerrë më 20 prill që i kërkonte ndalimin e vëzhgimit të hapësirave publike përmes këtyre kamerave.

“Tani hapësirat publike në këtë komunë [Graçanicë] vëzhgohen nga Policia e Kosovës si organ kompetent i përcaktuar me ligj”, thotë AIP.

Këtë e ka konfirmuar për REL edhe komandanti i Stacionit Policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviç, i cili thotë se kamerat që mbikëqyrin rrugët publike në këtë komunë vëzhgohen nga Policia.

Sipas AIP-së deri më tani janë realizuar inspektime sa i përket vëzhgimit me kamerë në hapësira publike në Pejë, Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj, Prizren, Shtërpce, Fushë Kosovë, Ranilluk, Partesh, Lipjan, Graçanicë.

Në disa prej vendimeve nga këto inspektime që janë publikuar online, komunat janë urdhëruar të asgjësojnë materialin e grumbulluar deri më tani, në mospërputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në mesin e tyre ishin Gjakova, Prishtina, Graçanica dhe Peja.

Inspektime lidhur me kamerat e sigurisë pritet të bëhen në të gjitha komunat deri në fund të vitit.

Në dhjetor të vitit 2021, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Serbia, përmes institucioneve të cilat i ka në Kosovë, ka blerë sistemin e video-mbikëqyrjes të kompanisë kineze që është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të dedikuar për shkollat në 12 komuna të Kosovës.

Siç është parë nga dokumentacioni, sistemet e video-mbikëqyrjes të markës kineze Dahua, të cilat Serbia i blen për shkollat në Kosovë, kanë edhe opsionin e njohjes së fytyrave.

Sipas Departamentit amerikan të Tregtisë, Dahua Technology është kompani kineze, e cila që nga viti 2019, gjendet në listën e zezë të SHBA-së për shkak të ndërlidhjes së saj me shkeljet e të drejtave të njeriut dhe fushatën kineze të represionit kundër ujgurëve në provincën kineze të Xinjiangut.

Kamera të markës Dahua dhe HickVision (një tjetër kompani në listë të zezë të SHBA-së), janë parë të vendosura edhe në shumë institucione publike të Kosovës, duke përfshirë ndërtesën e Qeverisë./REL

 

Etiketa: KameratkomunatKosoveMisteriPergjohetSerbeshumicesigurise

Lajme të lidhura

Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, gjykata e Hagës i lejon vizitën për arsye humanitare!
Kosovë & Rajon

Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, gjykata e Hagës i lejon vizitën për arsye humanitare!

12:52 - 18/11/26
Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit
Kosovë & Rajon

Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit

15:31 - 17/11/26
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!” Reagimi i Thaçit pas dënimit të dytë nga  Haga
Kosovë & Rajon

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!” Reagimi i Thaçit pas dënimit të dytë nga Haga

11:50 - 17/11/26
Para
“Pse në bursë ka rënë?!”, Braçe i revoltuar për rritjen e çmimit të naftës

Erion Braçe zbulon emrin e politikanit që e ka kërcënuar: U çua një herë në parlament...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

10:02 - 19/11/26

Presidenti amerikan Donald Trump, lideri suprem kinez Xi Jinping dhe kreu i shtetit rus Vladimir Putin kanë nisur takimin e...

Lexo më shumë
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Korçë/ Hyn me thikë në klinikën dentare, 44-vjeçari dhunon dhe kërcënon stomatologen

09:58 - 19/11/26
E sulmoi në Elbasan/ Alizoti I kthehet Ramës: Edhe fundi yt do të jetë nga ky shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd

Alizoti: Vendin e ka zënë halli që të drejtohet nga një i çmendur, këta janë edhe hajdutë rekordmenë

09:34 - 19/11/26
Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri

Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri

09:16 - 19/11/26
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Lojtari i Kombëtares në një formacion me Yamal, Kane e Olise! Ja 11-shja më e mirë në grupet e Ligës së Kombeve

08:56 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com