GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kushërirës së Mbretëreshës i ra të fikët teksa arkivoli hyri në Westminster, ja momenti (VIDEO)

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kushërirës së Mbretëreshës i ra të fikët teksa arkivoli hyri në Westminster, ja momenti (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ishte një ditë emocionuese për familjen mbretërore pasi arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth u transportua nga Pallati Buckingham në Westminster Abbey dhe ishte një ditë e tensionuar për Lady Gabriella Windsor, kushërirën e Elizabeth.

Ndërsa arkivoli i Madhërisë së Saj u transportua në Westminster Hall, u dëgjua një zhurmë e vogël në pjesën e pasme, ku anëtarët e familjes mbretërore qëndronin duke pritur mbërritjen e arkivolit. Bashkëshorti i Lady Gabriella, Thomas Kingston, dukej se po ndihmonte dikë, ndërsa nëna e saj, Maria Christina, Princesha Michael e Kentit, shihej e shqetësuar në drejtim të saj. Pranë saj, Sophie Winkleman dhe bashkëshorti i saj Lord Frederick Windsor gjithashtu dukeshin të shqetësuar.

Pas rënies së saj, Lady Gabriella nuk u pa më gjatë ngjarjes. Mirëpo, duket se e ka marrë veten shpejt pasi ndonëse ka munguar në foto me të gjithë mbretërit, bashkëshorti, nëna, vëllai dhe kunata kanë mbetur në shërbim.

Marrëdhënia e Lady Gabriella me monarken ishte e ngushtë, me mbretëreshën Elizabeth të ftuar në dasmën e saj me Thomas në 2019, ku një moment i veçantë mes tyre u bë shpejt viral në rrjetet sociale.

Kujtohet se gjatë vigjiljes në Pallatin Westminster mbrëmjen e së mërkurës, një roje i ra të fikët teksa qëndronte pranë arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth. Ata që ishin përballë incidentit mbetën të shtangur kur roja filloi të humbiste ekuilibrin pak çaste para se të rrëzohej.

Siç shpjegon Daily Mail, burri kishte zbritur më parë për një kohë të shkurtër nga platforma e ngritur ku është vendosur arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth dhe ruhet gjatë gjithë kohës nga njësitë nën Ushtrinë Britanike, të cilat kanë për detyrë të ruajnë monarken. Mirëpo, pak më vonë ai është kthyer në pozicionin e tij, për pasojë është rrëzuar dhe ka rënë me fytyrë përtokë.

The Queen's coffin enters Westminster Hall in London as the choir of Westminster Abbey and the choir of His Majesty's Chapel Royal, St James's Palace, sing Psalm 139.

The service was attended by members of the Royal Family. pic.twitter.com/StX1127JiX

— The Royal Family Channel (@RoyalFamilyITNP) September 14, 2022

Etiketa: kusherireMBRETERESHE

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
Tragjedia me 86 viktima në Francë, Enkeledja Zaçe mohon gjithçka: Nuk kam…

Tragjedia me 86 viktima në Francë, Enkeledja Zaçe mohon gjithçka: Nuk kam…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë....

Lexo më shumë
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com