GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kushi mungon në dëgjesë tek “Shëndetësia”, Vokshi: Nuk ka pse fshihet

12:00 - 01/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kushi mungon në dëgjesë tek “Shëndetësia”, Vokshi: Nuk ka pse fshihet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ishte parashikuar një dëgjesë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministren e Arsimit, Evis Kushi për masat e marra për fillimin e vitit shkollor dhe akademik për përballimin e pandemisë.

Që në nisje të mbledhjes, drejtuesja e Komisionit, njëkohësisht deputetja e PD, Albana Vokshi tha se në mbledhje ishte vetëm ministrja e Shëndetësisë, ndërkohë që ajo e Arsimit nuk kishte shkuar, me pretendimin se kishte një axhendë tjetër.

Vokshi tha se pyetjet për Kushin duhet që të bëhen vetëm në momentin kur vetë ministrja do të jetë e pranishme në mbledhje.

“Ministrja e Arsimit nuk merr pjesë në dëgjesë, është hera e tretë që nuk paraqitet në Komision. Axhendën e Komisionit nuk e bën ministrja, duhet të ishte në mbledhje. Sado që të fshihet është e detyruar që një ditë të vijë këtu dhe të na përgjigjet për masat që janë marrë dhe për masat që nuk janë marrë”, u shpreh Vokshi.

Ndërsa deputeti Socialist Ilirjan Pendavinji tha se ministrja është zëvendësuar nga zëvendësi, por kjo u cilësua si e papranueshme nga deputetët e PD.

“Pse po bën zhurmuesin, më le të flas. S’po të ndërhyj, të themi gjërat që janë të vërteta. Ti thuash zv. ministrit që s’je kompetent dhe i aftë për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe t’i thoni del jashtë, kjo nuk duhet të funksionojë. E mira është të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ta thërrasim ministren në një herë tjetër. Këtë seancë ta kalojmë”, tha Pendavinji.

Ndërkohë që deputetja e PS, Klodiana Spahiu tha se ministrja Kushi i ka dhënë këto përgjigje njëherë tjetër në komisionin e Edukimit, dhe sa kohë që zv.ministrja është e pranishme, mbledhja duhet të vijojë.

Etiketa: Albana VokshiKomisioni i Shendetesise

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
VIDEO, Neymar e Di Maria, në luftë për topin, Messi rri si spektator

VIDEO, Neymar e Di Maria, në luftë për topin, Messi rri si spektator

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com