GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kushtet mizerabël ku mësojnë fëmijët në Skrapar, qeveria zero investime

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kushtet mizerabël ku mësojnë fëmijët në Skrapar, qeveria zero investime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fëmijët e fshatit Vëndreshë të Skraparit janë të detyruar të mësojnë në kushte anormale. E rrethuar nga mure me lagështi, tavan me trarë dhe pa sisteme ngrohje, është klasa ku fëmijët janë të detyruar të shkojnë çdo ditë duke rrezikuar dhe jetën e tyre.

Në këtë shkollë mësojnë gjithsej pesë fëmijë, prej tyre njëri është në ciklin parashkollor dhe një tjetër në ciklin e lartë, ndërsa 3 fëmijë janë nxënës të ciklit fillor

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Donald Dervishi, drejtor i shkollës Vëndreshë e III në Skrapar tregon se kushtet ku nxënësit arsimohen janë mizerabël, por pavarësisht kësaj, ai qëndron optimist kur shprehet i vendosur se, do ta çojë misionin e tij deri në fund.  

“Gjendja e kësaj shkolle është evidentuar dhe vënë në dukje nga ana ime, pasi u bëra drejtor i saj në 16 qershor të 2017-ës. Mund të them që kushtet e shkollës janë mizerabël, nuk mund të jepet mësim në një gjendje të tillë, por misioni fisnik që kemi mbi supe, na bën që të përballemi edhe me situata të tilla. Godina ekzistuese është tashmë e rrënuar”, shprehet Dervishi.

Ai shprehet se godina ku fëmijët zhvillojmë mësim është një ndërtesë private e marrë me qira, pasi godina ekzistente u rrënua, ndërsa tregon se vlera e qirasë shkon rreth 4 mijë lekë në muaj.

“Godina ku ne zhvillojmë mësim aktualisht është një ndërtesë private e marrë me qira për nevojat e shkollës, pasi godina ekzistente u rrënua. Por ne nuk mund t’i lëmë fëmijët pa mësim, është detyra jonë që të gjejmë çdo mënyrë për t’i arsimuar. Qiranë e kësaj godine që ka marrë funksionin e shkollës e paguan Bashkia Skrapar, por vlerën e saktë të pagesës nuk e di, por nuk besoj se është më shumë se 4 mijë lek të reja në muaj. Ka edhe shtëpi të tjera që mund të merren me qira, por nuk ndryshojnë shumë nga kushtet”, thotë mësuesi.

Ndër të tjera, Dervishi tha se ka hequr dorë nga thirrja institucioneve të marrim masa sepse në kaq vite askush nuk ka investuar, por kërkon ndihmën e qytetarëve për të ndërtuar një shkollë të re

Etiketa: kushteshkolle

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
FOTO, tre lidhje njëkohësisht, reagon Grealish

FOTO, tre lidhje njëkohësisht, reagon Grealish

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com