GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kushtetuesja i jep të drejtë dy partive për KPK-në

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kushtetuesja i jep të drejtë dy partive për KPK-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta shpallë të pavlefshëm në tërësinë e tij, Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorisë të Kosovës.

Megjithatë, me këtë vendim, Kushtetuesja refuzon kërkesën për masën e përkohshme të kërkuar nga parashtruesit e ankesës.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese pason shqyrtimin e kërkesave të deputetëve të PDK-së e LDK-së, të cilat Kushtetuesja në këtë rast i ka bashkuar në një rast të vetëm meqë kishin për objekti shqyrtimi çështjen e njëjtë.

Nga PDK, parashtrues ishte deputeti Abelard Tahiri dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga kjo parti si dhe atë me parashtrues deputetin Arben Gashi dhe dhjetë  deputetë të tjerë nga LDK.

Me këto kërkesa kërkohej që të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorisë të Kosovës.

Bazuar në aktvendimin e  Kushtetueses, Plotësim ndryshimi i Ligjit për KPK-në, është në kundërshtim me shumë nene Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Barazinë para Ligjit sipas Kushtetutës etj.

Më 1 korrik 2022, Ligji për Këshillin e Prokurorisë është dërguar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Dy partitë opozitare, PDK-ja dhe LDK-ja, ndonëse një veprim të tillë e kanë bërë ndaras nga njëra-tjetra, kanë dhënë qëndrime të njëjta sa u përket ndryshimeve të bëra në ligj, e që, sipas tyre, janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, pati thënë se Ligji për KPK-në cenon pavarësinë e sistemit të prokurorisë.

“Këshilli i Prokurorisë me ligjin e ri nuk mundet të ketë kuorum, as vendimmarrje në zgjedhjen e drejtuesve të pozitave të larta, të kryeprokurorit të shtetit, të prokurorëve të prokurorive themelore, kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, pa pjesëmarrjen e njerëzve të politikës, në këtë rast që dërgon mazhoranca që ka Kuvendi”, pati thënë Tahiri.

“Kjo është e papranueshme. Kjo është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe jemi të bindur që një gjë të tillë do ta nxjerrë si në kundërshtim me Kushtetutën edhe vetë Gjykata Kushtetuese”.

Edhe LDK-ja kishte vlerësuar  se amendamentet e Ligjit për Këshillin e Prokurorisë janë në kundërshtim ne frymën kushtetuese.

“Ndërhyrjet në Këshillin e Prokurorisë dhe në sistemin e drejtësisë në mënyrë politike janë jo të shëndetshme në demokraci, por edhe për pavarësinë e gjyqësorit qe po tentohet të sigurojnë në mënyrë demokratike dhe pa ndërhyrje dhe pa atë që e quajmë kapje institucionale të këtij institucioni të rëndësishëm”, pati thënë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Ndryshimet në Ligjin për Këshillin e Prokurorisë të Kosovës, janë miratuar më 23 qershor 2022, me 60 vota pro e një abstenim./RTK/

Etiketa: KosovaKPKKushtetuesja

Lajme të lidhura

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26
Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
Aktualitet

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26
Para
Presidenca i përgjigjet KPK: Presidentja pret shterimin e afateve

Presidenca i përgjigjet KPK: Presidentja pret shterimin e afateve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26
Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com