GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kushtetuesja lë në fuqi vendimin e KPA të vulosur nga Luan Daci, shkarkon nga detyra Rovena Gashin

19:28 - 20/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kushtetuesja lë në fuqi vendimin e KPA të vulosur nga Luan Daci, shkarkon nga detyra Rovena Gashin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të rrëzojnë kërkesën e Rovena Dashit për ankimim të vendimit të KPA dhe e ka shkarkuar atë nga detyra. Prokurorja Dashi kishte ankimuar në gjykatë procesin e Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili e shkarkoi në mënyrë përfundimtare nga detyra në 29 maj të vitit 2019, pasi bashkë me babanë nuk mbulonte me të ardhura të ligjshme një pasuri me vlerë 930 mijë USD.

Në gusht të këtij viti, Rovena Gashi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar konstatimin e shkeljes së të drejtës për t’u gjykuar nga një gjykatë e caktuar me ligj gjatë procesit në Kolegjin e Apelimit. Po në këtë vendim përballemi dhe me një paradoks, pasi në trupën e KPA në vitin 2019 ka qenë  edhe Luan Daci, i cili dy vjet më vonë  u dënua me 1 vjet burg nga GJKKOpër falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit për pozicionin e tij, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme, nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna të vitit 1997.

Vendimi i GJKKO-së është ankimuar nga Luan Daci në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila në 3 gusht 2021 ka vendosur lënien e tij në fuqi. Nisur nga ky vendim i formës së prerë, Rovena Gashi i ka kërkuar Kushtetueses që të konstatojë shkeljen e të drejtës për t’u gjykuar nga një gjykatë e caktuar me ligj, pasi pjesëmarrja e Dacit në trupën gjykuese që ka shqyrtuar dosjen e saj, ka qenë e paligjshme dhe kjo është konfirmuar, sipas saj, edhe nga dënimi i tij me vendim të formës së prerë.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Kushtuese thotë se edhe pse Rovena Gashi kërkon të konstatimin e shkeljes së të drejtës për t’u gjykuar nga një gjykatë e caktuar me ligj, “thelbi i kërkesës së saj ka të bëjë me cenimin e parimit të gjykatës së caktuar me ligj, që lidhet pikërisht me procesin e rivlerësimit kalimtar të zhvilluar në KPA, i cili ka sjellë shkarkimin e kërkueses nga detyra e prokurores”.

Trupa gjykuese thekson se Gjykata Kushtetuese nuk ka në kompetencë për të shqyrtuar vendimmarrjet e KPA, shkallës së dytë të Vettingut, pasi në Kushtetutë parashikohet e drejtat për t’ju drejtuar Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Ndërkaq, në 22 shtator 2021, Komisioni i Vettingut, shkalla e parë, shkarkimin e prokurorit, Dritan Gina, i cili është bashkëshorti i Rovena Gashit. Duke vënë në balancë shpenzimet dhe të ardhurat, Komisioni i Vettingut kishte konstatuar se prokurori Dritan Gina nuk justifikonte rreth 100 mijë USD pasuri për vitet 2010-2015.

Etiketa: KushtetuesjaRovena Gashishkarkim

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Vendimet e Komisionit të Disiplinës, dënohet skuadrat e mëdha, merret vendim edhe për incidentet në sfidën e Memaliaj

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, dënohet skuadrat e mëdha, merret vendim edhe për incidentet në sfidën e Memaliaj

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com