GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kushtetuesja shpall sot vendimin për Erion Veliajn

15:42 - 03/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kushtetuesja shpall sot vendimin për Erion Veliajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë sot në orën 17:00 vendimin për ankimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra.

Seanca për shqyrtimin e çështjes u zhvillua më 31 tetor, ndërsa sot, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, do të dalë në një konferencë për shtyp për të bërë publike vendimmarrjen.

Veliaj ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të rrëzojë vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij, duke e konsideruar atë në kundërshtim me Kushtetutën. Njëkohësisht, ai kërkon edhe shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës.

“Ju njoftoj se sot, ora 17:00, Kryetarja e Gjykatës znj. Holta Zaçaj do të ketë një komunikim me gazetarët në lidhje me vendimmarrjen  e çështjes me kërkues Erion Veliaj me objekt “Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”. Shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si i papajtueshëm me paragrafin 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës. Pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, në zbatim të efekteve pezulluese që paragrafi 2 dhe 3 i nenit 115 i Kushtetutës i njeh ankimit kushtetues të Kryetarit të Bashkisë, ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese”, njofton Gjykata Kushtetuese.

Lajme të lidhura

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Para
Nga Elon Musk te Mark Zuckerberg, lista e 10 njerëzve më të pasur në botë

Nga Elon Musk te Mark Zuckerberg, lista e 10 njerëzve më të pasur në botë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com