GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kutia e Pandorës”, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTO/ Kjo grua drejtonte grupin e trafikut të drogës në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka caktuar “arrest me burg” për 4 persona që ranë në prangat e policisë, në kuadër të operacionit “Kutia e Pandorës.

Mbi 6 kg kokainë e heroinë janë sekuestruar gjatë operacionit si dhe shuma të mëdha parash e automjete teksa u arrestuan Brikena Frakulli, Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo.

Burime nga seanca bëjnë të ditur se Brikena Frakulli mori përsipër të gjithë përgjegjësinë duke thënë se djali i saj Klevi Banushi që po ashtu u arrestua, ka qenë rastësisht në apartament.

“Çfarëdo që ka ndodhur me veprimtarinë për të cilën na akuzoni, kam përgjegjësinë unë, të arrestuarit e tjerë nuk kanë lidhje me këtë veprimtari”, tha ndër të tjera Frakulli. Kjo e fundit tha se Hortenca Biçaku është dadoja e vajzës saj 4-vjeçare ndërsa Artur Kristo punonjës i fermës saj, për të cilën nuk dha sqarime të hollësishme se çfarë aktiviteti kishte.

Aksioni

Policia ishte informuar në rrugë operative se një grup kriminal shpërndante droga të forta me shumicë dhe me doza në zona të ndryshme të kryeqytetit. Hetimet disajavore zbardhën aktivitetin kriminal dhe rolet përkatëse të anëtarëve të grupit, për të cilat prokuroria thotë se mes të tjerave ka siguruar edhe të dhëna nga përgjimet.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases Brikena Frakulli dhe Artur Kristo, Policia gjeti 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje.

Gjithashtru u gjetën dhe u sekuestruan 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

Prokuroria thotë se në krye të aktivitetit qëndronte Brikena Frakulli e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza.

40-vjeçarja rezulton edhe në të kaluarën e proceduar deh dënuar për të njëjtat vepra penale, përkatësisht në vitin 2015. Policia ka identifikuar edhe furnizuesin kryesor, por për shkak se operacioni është në vijim, mbahet sekret emri i tij.

Etiketa: Gjykatapandre

Lajme të lidhura

Alarm për bombë në institucionët shqiptare, Antiterrori ngrihet në këmbë
Aktualitet

Alarm për bombë në institucionët shqiptare, Antiterrori ngrihet në këmbë

10:07 - 27/08/26
Arrestimi i Ergys Agasit/ Reagon Salianji: Rama ka dorëzuar shtetin tek krimi, tani po mbytet nga zullumi që ka krijuar vetë
Aktualitet

Arrestimi i Ergys Agasit/ Reagon Salianji: Rama ka dorëzuar shtetin tek krimi, tani po mbytet nga zullumi që ka krijuar vetë

09:49 - 27/08/26
SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile
Aktualitet

SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile

09:34 - 27/08/26
Para
Turqia duhet të përgatitet për një të ardhme post-Erdogan

Tërmeti shkundi Turqinë, Erdogan shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm për bombë në institucionët shqiptare, Antiterrori ngrihet në këmbë
Aktualitet

Alarm për bombë në institucionët shqiptare, Antiterrori ngrihet në këmbë

10:07 - 27/08/26

Një kërcënim me bombë ka alarmuar mëngjesin e sotëm disa institucione në qytete të ndryshme të vendit. Në adresat elektronike...

Lexo më shumë
Dita e së vërtetës për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia kërkojnë lavdinë europiane

Dita e së vërtetës për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia kërkojnë lavdinë europiane

10:00 - 27/08/26
Arrestimi i Ergys Agasit/ Reagon Salianji: Rama ka dorëzuar shtetin tek krimi, tani po mbytet nga zullumi që ka krijuar vetë

Arrestimi i Ergys Agasit/ Reagon Salianji: Rama ka dorëzuar shtetin tek krimi, tani po mbytet nga zullumi që ka krijuar vetë

09:49 - 27/08/26
SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile

SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile

09:34 - 27/08/26
Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti

09:25 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com