GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi u mblodh dje në seancën plenare të radhës ku u miratuan katër projektligje, një akt normativ dhe gjashtë projektvendime. Seanca plenare nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-Kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, pas ndarjes së tij nga jeta.

Seanca nisi punimet me zhvillimin e interpelancës së kërkuar me Kryeministrin Edi Rama nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kreu i qeverisë nuk ishte i pranishëm, por ia kishte deleguar Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Edhe pse opozita kërkoi gjatë ditës praninë e kryeministrit Rama për interpelancat e thirrura nga deputetët demokratë, kreu i qeverisë mbërriti në Kuvend vetëm në fund të seancës, pas mesnate, për procesin e votimit.

Më pas u zhvillua interpelanca me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Seanca vijoi me një seancë pyetje-përgjigje me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja e opozitës, Ina Zhupa.

Çfare u miratua 

Akti normativ “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar”, u miratua me 85 vota pro, 25 vota kundër dhe 0 abstenim.

Punimet plenare vijuan me diskutimin e Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”, i cili u prezantua nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Pas diskutimeve, projektligji në fjalë u miratua me 108 vota pro, 0 vota kundër dhe 1 abstenim.

Pika e radhës në rendin e ditës ishte Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, “Për shtetësinë”, të ndryshuar”, i cili u prezantua nga nismëtari Taulant Balla.

Pas diskutimeve, projektligji në fjalë u miratua me 85 vota pro, 25 vota kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””, u prezantua nga Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Pas diskutimeve, projektligji në fjalë u miratua me 85 vota pro, 25 vota kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, u prezantua nga Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Pas diskutimeve, projektligji në fjalë u miratua me 85 vota pro, 24 vota kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”, u prezantua nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Pas diskutimeve, projektligji në fjalë u rrëzua me 82 vota kundër, 26 vota pro dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”, u rrëzua me 85 vota kundër, 25 vota pro dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, u rrëzua me 85 vota pro, 25 vota pro dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse”, u prezantua nga nismëtari Enno Bozdo.

Pas diskutimeve, projektligji në fjalë u rrëzua me 84 vota kundër, 25 vota pro dhe 0 abstenim.

Seanca plenare votoi edhe shtatë projektvendime, më konkretisht:

Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”, me 84 vota pro, 22 vota kundër dhe 0 abstenim.

Ahmet Prençi u zgjodh Komisioner i Zyrës së Avokatit të Popullit në Seksionin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës trajtimit ose dënimit të egër çnjerëzor ose poshtërues.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”, me 82 vota pro, 26 vota kundër dhe 1 abstenim.

Alma Faskaj u zgjodh Komisionere e Zyrës së Avokatit të Popullit në seksionin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, me 83 vota pro, 25 vota kundër dhe 0 abstenim.

Genta Tafa u zgjodh Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë”, me 84 vota pro, 23 vota kundër dhe 1 abstenim.

Merita Bejtja u zgjodh Inspektor i Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”, u rrëzua me 104 vota kundër, 1 votë pro dhe 2 abstenim.

Projektvendimi “Për miratimin e listës së audituesve ligjorë, të cilët do të bëjnë auditimin e llogarive financiare për vitet 2024-2025 të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, me 105 vota pro, 0 vota kundër dhe 0 abstenim, u zgjodhën znj. Edlira Buzani dhe znj. Rajmonda Reveli.

Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës së Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU)”, u miratua me 84 vota pro, 24 vota kundër dhe 0 abstenim.

Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 00:35.

Etiketa: akcizakuvendRama

Lajme të lidhura

Qeveria gjen zgjidhjen për të shpëtuar nga afera e Tigrave, llamarinat e ndryshkura do të konvertohen me gaz
Aktualitet

Bozdo: 100 milionë euro për “Tigrat“ që nuk punuan, SPAK të sekuestrojë dosjet e këtij korrupsioni

10:59 - 10/09/26
Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit
Aktualitet

Metës i kufizohen takimet/ Komiteti i Helsinkit i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26
EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së
Aktualitet

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata

10:19 - 10/09/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inagurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje dhe ëndrra
Sport

Inagurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje dhe ëndrra

11:03 - 10/09/26

Qytetit të Durrësit i është shtuar një tjetër hapësirë moderne për zhvillimin e futbollit. Pranë stadiumit “Niko Dovana” është inauguruar...

Lexo më shumë
Qeveria gjen zgjidhjen për të shpëtuar nga afera e Tigrave, llamarinat e ndryshkura do të konvertohen me gaz

Bozdo: 100 milionë euro për “Tigrat“ që nuk punuan, SPAK të sekuestrojë dosjet e këtij korrupsioni

10:59 - 10/09/26
Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit

Metës i kufizohen takimet/ Komiteti i Helsinkit i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26
EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata

10:19 - 10/09/26
“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

10:08 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com