GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kuvend pajtimi”, Bushati: PD të drejtohet nga një strukturë kolegjiale, ja si bëhet bashkimi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Propozimi i Bushatit: Të bëhet një hap pas, t’i hapet rruga figurave të reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Helidon Bushati ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Partinë Demokratike, ndërsa propozon si një mënyrë për bashkimin e kësj partie drejtimin përmes një strukture kolegjiale.

Bushati shkruan në rrjetet sociale se ka propozuar një Kuvendi Pajtimi nga i cili të dilet me një strukturë drejtuese kolegjiale gjithëpërfshirëse, të përkohshme dhe me një strategji të re komunikimi e cila t’i përgjigjet kohës.

“Besoj fort se ky është i vetmi instrument që do na mundësojë të ringrihemi”, ka shkruar ai.

Postimi i Bushatit:

Duhet Kuvend Pajtimi!

Zgjedhjet vendore të 14 majit na dëshmuan më së miri se të ndarë humbasim të gjithë.

Referuar situatës së pazakontë nëpër të cilën ka kaluar Partia Demokratike pergjatë këtyre viteve si dhe humbjes apo disfatës në zgjedhjet që lëmë pas, ky moment duhet të jetë një mundësi për ndërgjegjësim, reflektim objektiv dhe jo një mundësi për të gjetur alibi apo justifikime për humbjen.

Ajo çfarë kam propozuar, çfarë besoj dhe kam besuar që nga shtatori i vitit 2021, se ajo çfarë i shërben më shumë se kurrë demokratëvë dhe Partisë Demokratike në këto momente është krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar nëpërmjet një Kuvendi Pajtimi me njerëz dhe strategji komunikimi të re e të vërtetë me të cilën i drejtohemi çdo demokrati, opozitari dhe qytetari të këtij vendi.

Vlersoj se është më e drejtë dhe denjitoze duke filluar nga UNË dhe shumica e atyre që kemi humbur sfida në nivel qarqesh apo në nivel kombëtar se është koha të bëjmë një hap pas dhe të jemi mbështetje për figurat e reja që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe do të marrin përsipër përgjegjësinë për ta ringritur atë bashkë me ne.

Ky është detyrimi yne, vetëm kështu mund të ringrihemi. Jemi ne ata që duhet t’iu japim mundësinë dhe të mbështesim fort formësimin e një klase të re politike në drejtim të Partisë Demokratike.

Miq, është koha të lëmë pas akuzat drejtuar ndaj njëri tjetrit, si e si për të gjetur fajtorin, fajtori i vetëm është përçarja e krijuar mes nesh.

Partia Demokratike për tu ringritur duhet të mbështet tek e vetmja zgjidhje e shëndoshë që kapërcen çdo interes personal, zgjidhja e vetme duhet të gjendet tek krijimi i një fronti të gjërë opozitar. Organizimi, siç e kam artikuluar në çdo mbledhje grupi i një Kuvendi Pajtimi nga i cili të dalim me një strukturë drejtuese kolegjiale gjithëpërfshirëse, të përkohshme dhe me një strategji të re komunikimi e cila ti përgjigjet kohës.

Besoj fort se ky është i vetmi instrument që do na mundësojë të ringrihemi.

Etiketa: bushatikuvend pajtimiPDriorganizim

Lajme të lidhura

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar
Breaking Views

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi
Breaking Views

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq
Breaking Views

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26
Para
“Për mua është si një derbi”/ Mbrojtësi i Interit i motivuar për të fituar Championsin

“Për mua është si një derbi”/ Mbrojtësi i Interit i motivuar për të fituar Championsin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26

 Qeveria e Maqedonisë së Veriut do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë një mendim urgjent në lidhje me...

Lexo më shumë
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26
Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com