GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kuvend – Spiropali mbyll seancën plenare me kërkesën e PS pas përplasjes Zhupa-Braçe

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë, Video
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuvend – Spiropali mbyll seancën plenare me kërkesën e PS pas përplasjes Zhupa-Braçe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali pranoi këtë të enjte një kërkesë të kreut të grupit parlamentar socialist Niko Peleshi për të mbyllur para kohe dhe pa votim seancën e sotme plenare.

Kërkesa erdhi pas një përplasje verbale që deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa pati me deputetin socialist Erion Brace dhe akuzave të ndërsjella mes të dyve.

Pas akuzave të Zhupës nga foltorja e Kuvendit ndaj Braçes, deputetët dhe ministrat socialistë braktisë sallën. Kryeparlamentarja Spiropali njoftoi pas kësaj situate 10 minuta pushim. Me rinisjes e seancës, socialistët nuk u paraqitën në sallë, me përjashtim të kreut të grupit parlamentar Peleshi, i cili kërkoi shtyrjen e seancës.

Kërkesa u pranua nga Spiropali.

“Kemi kërkuar një minimum të ndjesës publike, të cilën nuk po e shohim”, tha Peleshi, të cilit Flamur Noka i replikoi pa mikrofon se “Erioni duhet përjashtuar”.

Më tej, Peleshi tha: “Ajo që më shqetëson më tepër është se çfarë rrezatojmë ne këtu, ndaj do të kërkoja në emër të grupit parlamentar të PS që pikat e rendit të ditës të kësaj seance të diskutohen dhe votohen në seancën e radhës”.

Duke njoftuar mbylljen e seancës, Spiropali tha se “duke qenë se deputetët e PS janë tërhequr nga pikat në rendin e ditës për shkak se kjo sallë nuk është funksionale për shkak se deputetët nuk janë këtu, unë marr të drejtën sipas neni 66 të mbyll seancën plenare dhe pikat në rendin e ditës do kalojnë në seancën e radhës plenare, ku do kemi mundësi ti diskutojmë me seriozitetin që ato meritojnë”.  

Pas seancës, në një prononcim për gazetarët në oborrin e Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, tha Zhupa “përdori një fjalor korrekt dhe krejt normal”. “Në anët tonë, kur tjetri e tepron i thuhet mos ha miza, por Zhupa nuk tha, përdori me iniciale. Në raste se mizat i shqetësojnë është çështje e tyre, fjalor i Zhupes ishte korrekt, ndërsa fjali i kolegut jete ishte fjalon horrash e banditësh, fjalor rrugësh”, shtoi.

Ai u shpreh se seanca u mbyll për të mbrojtur ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu në intepelancën për vrasjen e 14-vjeçarit disa javë më parë, pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. “Të trembur nga situata politike, gjetën zgjidhje për të shpëtuar ministren, mbyllën seancë. Parlamente pa opozitën kanë zhvilluar ata, por sot që ishte opozita dhe mazhoranca e trembur donte të ikte, e mbyllën. Të jeni të qetë, opozita do vijojë rrugëtimin e saj, atyre u ka hyrë tartakuti. Ne kemi mision të ndjekim në këtë drejtim, ata do ikin nga Parlamenti”, u shpreh Noka.

Deputetja Ina Zhupa tha për gazetarët se i qëndron fjalëve të saj dhe se nuk lejon që ta ofendojnë “burrecë”. “Ju e keni ndjekur zotin Braçe. Unë nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më burrecë që të më ofendojnë. Së dyti Gjithçka është publike, i qëndroj fjalëve të mia dhe i qëndroj 100% asaj që thashë, populli i di shprehjet. I qëndroj akuzave me fakte dhe prova për dështimin e kësaj mazhorance në arsim”, tha Zhupa.

Sipas saj, fakti që mazhoranca u largua, ishte inskenim bajat për të mos lejuar Manastirliun të flasë në interpelancë. “Ishit dëshmitarë të një inskenimi bajat që bëri mazhoranca. Me demek u indinjua nga thëniet e popullit shqiptar dhe nuk ishin indinjuar kur vdiq dhe ndërroi jetë i vrarë në dyert e shkollës Martini ndërsa tre ministre zgërdhiheshin dhe nuk morën asnjë masë për t’u larguar, ndoshta për të shkuar edhe në funeralin e djalit. Ajo që ndodhi sot është inskenim i pastër për të mos lejuar interpelancën, për të mos lejuar Manastirliun të flasë atje gëk-mëk dhe të mos kishte asnjë argument pse 54% e shkollave në Shqipëri nuk kanë oficerë sigurie”, tha Zhupa.

Lexo edhe:

Skandal! Nis interpelanca për vrasjen e Martin Canit, PS braktis sallën: Na ofenduat Erion Braçen

Etiketa: Elisa SpiropaliErion BraceIna ZhupaKryesore1PS

Lajme të lidhura

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda
Breaking Views

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Para
Kështu, kryetari i Bashkisë Cerrik ,Andis Salla,  deri më sot nuk është ndjerë për ndonjë investim tek ky qytet i vogël që ka vetëm 46 652 banorë.

Andis Salla, pazar para fushatës, i jep 100 MLN lekë Fiqiri Palit për rrugët e arave

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş