GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kuvendi e përjashtoi, Berisha: Nuk e lëshojmë parlamentin

14:22 - 01/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi e përjashtoi, Berisha: Nuk e lëshojmë parlamentin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe pse i përjashtuar nga parlamenti, ku si rrjedhojë nuk i lejohet të marrë pjesë në seancë plenare, ku pritet të zhvillohet interpelancë me kryeministrin Rama për skandalin Mc Gonigal, ka paralajmëruar se nuk do ta lëshojnë kurrë parlamentin.

Ai tha se vendimi për t’i përjashtuar 5 deputetë nga parlamenti u mor në bashkëpunim me Alibeajn, ndërsa theksoi se këto janë lojëra të turpshme që ata bëjnë.

“Këto duhet t’ja bëjmë të qartë qytetarëve. Ne do të ngrihemi. Kjo situatë nuk mund të pranohet. Ky parlament kryen krime të rënda kushtetuese. Nuk ka parlament në botë që mund të sillet në këtë mënyrë ndaj deputetëve. Linda e Parlamentit. Unë e kam denoncuar 13 mln euro kushtoi bojatisja e ministrisë së saj, por doli një vilë mënjanë aty në kodra. Kjo është e vërteta, unë e kam denoncuar.

Përjashtoj se më thotë Alibasha, 5 deputetë nga parlamenti. Si mund të ndodhë? Kjo ndodh vetëm në një klub banditësh. I teket atij që nuk përfaqëson asgjë, që përfaqëson pengun e vet dhe thotë unë përjashtoj këta. Me ca mbledhje me ca votë? Me urdhër të Ramës. Ne nuk merremi me pengun, ne do merremi me pengmarrësin.

Vijmë tek qëndrimi i fundit. Çfarë ndodhi të enjten që kaloi? Na bllokuan në mënyrën më antiligjore dhe sot na del për të zëvendësuar këtë na del interpelanca e Alibashës me padronin e tij, sepse i bashkërendojnë. Kjo është e turpshme. Ne nuk lëshojmë, ne kërkojmë me urgjencë debat në parlament për këtë çështje thelbësore. Me Alibashën të bëjë ç’të dojë Edi Rama. Është e turpshme ta përdorë në këtë mënyrë, ta diskreditojë në këtë mënyrë. Tani përpiqet ta kalojë me një interpelancë me Alibashën. Po a do e lëshojmë ne Parlamentin? Kurrë. Ne nuk e lëshojmë parlamentin. Ne do bëjmë betejë në parlament dhe do bindim çdo shqiptar.

Le të marrin çdo masë, ne aty do mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë dhe nuk mbrojmë asgjë personale. Ta harrojnë ata, se përjashtuan 5, por jeni ju të tjerët sa 15 më shumë. Të përgatitet mirë Rama, se lojërat e turpshme me Alibashën nuk do t’ja zgjidhin problemet atij”, tha Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar.

Etiketa: berishaKryesore1kuvend

Lajme të lidhura

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Para
Përlotet Olta, kritikon produksionin: Jam lojtare por tani…

Përlotet Olta, kritikon produksionin: Jam lojtare por tani...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com