GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kuvendi i Bashës, mungon Alibeaj, rikthehet Ori Nebiaj. Prapaskenat

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi i PD-së së Bashës, ja deputetët e pranishëm (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha po mban Kuvendin e saj Kombëtar ku pritet të miratohen ndryshimet statutore, por edhe të zgjidhen anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar.

Të pranishëm në punimet e Kuvendit janë 10 deputetë, përfshi edhe Lulzim Bashën, ndërkohë që bie në sy mungesa e Enkelejd Alibeajt, një prej mbështetësve më të zjarrtë të kreut të PD-së zyrtare.

Surprizë mund të konsiderohet bashkimi i deputetes Ori Nebiaj me PD-në e Bashës, edhe pse ligjvënësja pak kohë më parë, dha dorëheqjen si anëtare e Kryesisë, duke iu bashkuar një grupi deputetësh që u distancuan nga përplasjet apo zhvillimet më të fundit në këtë parti, ku beteja politike është mes Bashës në njërën anë dhe Gazment Bardhit në anën tjetër.

Të pranishëm në Kuvend janë deputetët: Flutura Açka, Oriola Pampuri, Kreshnik Çollaku, Andia Ulliri, Merita Bakiu, Ori Nebiaj, Eralda Bano, Arbio Agalliu, Lulzim Basha dhe Selaudin Jakupllari.

Lidhur me mungesën e prezencës në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, vetë Alibeaj është justifikuar me impenjime partiake jashtë Shqipërisë.

Por, ka dyshime se Alibeaj ka bojkotuar mbledhjen pasi në propozimet e bëra për ndryshimet statutore, ai ka kërkuar të sanksionohet se Kryetari i partisë duhet të dorëhiqet në rast të humbjes në zgjedhjet parlamentare.

Ky propozim i Alibeajt është rrëzuar jo vetëm nga Kryesia, por edhe nga Komisioni përkatës që ka propozuar ndryshimet statutore.

Nuk dihet nëse arsyeja e mospjesëmarrjes në Kuvend ka lidhje pikërisht me këtë dispozitë, pasi në ndryshimet e propozuara të statutit, nuk parashikohet asnjë moment kur kryetari mund të dorëhiqet, apo vërtet angazhimet e Alibeajt me detyra partie jashtë vendit, ishin aq të rëndësishme, sa ai të mos ishte prezent në atë që Lulzim Basha e konsideroi si Kuvendin e së ardhmes.

Etiketa: BASHADeputetetKryesore1kuvend

Lajme të lidhura

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Para
Shoferi i autobusit mbetet me gojë hapur nga pasagjeri i pazakontë

Shoferi i autobusit mbetet me gojë hapur nga pasagjeri i pazakontë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26

SPAK i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash, në kuadër të dosjes “Balluku”. Sipas informacioneve të bëra të...

Lexo më shumë
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com