GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kuvendi i Berishës

10:11 - 03/05/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Asgjë e re nga Serbia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Blendi Kajsiu

Ky është togfjalëshi që përmbledh më së miri Kuvendin e datës 30 prill. Ai ishte në thelb kuvend i Berishës më shumë se kuvend i Partisë Demokratike. Kryefjala e kuvendit ishte doktori, që prezantonte dhe mishëronte ideologjinë, programin dhe vizionin e “ri” të partisë. Në një kuvend ku spikaste mungesa e fytyrave të reja, prurja më e madhe ishte gjithashtu vetë Berisha.

Ndaj kuvendi shërbeu thjesht për të shpallur doktorin kryetar. Aq sa zgjedhjet për kryetarin e ri në 22 maj nuk kanë asnjë kuptim pasi rezultati tashmë dihet. Ato do jenë një formalitet pasi kushdo që përballet me Berishën në partinë e tij nuk ka asnjë shans teorik të fitojë. Ky fakt dëshmon që në PD-në e Berishës nuk ka zgjedhje dhe aq më pak demokraci.

Elementi thelbësor që dallon zgjedhjet reale dhe demokratike nga ato formale është faktori i paqartësisë. Në një demokraci ekziston gjithnjë një nivel i caktuar paqartësie në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve. Natyrisht që gjithnjë ka një kandidat apo kandidate që ka avantazh, por asnjëherë nuk ekziston qartësia absolute mbi rezultatin. Edhe kandidati që është në disavantazh të thellë në të gjitha sondazhet mund të fitojë. Kjo ndodhi me Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 në SHBA.

Aty ku mungon demokracia rezultati i zgjedhjeve dihet. Mos të harrojmë që zgjedhje kemi pasur edhe në komunizëm, ama aty rezultati dihej me qartësi absolute. Nuk ekzistonte asnjë mundësi teorike që kundërshtarët e regjimit komunist të fitonin. Ndaj ato zgjedhje ishin formale dhe pa kuptim. Në një kontekst ku mungon demokracia nuk mund të kesh zgjedhje.

Të tilla do jenë edhe zgjedhjet e 22 majit në partinë e Berishës, krejt pa kuptim. Rezultati dihet me qartësi absolute që sot. Nuk ekziston asnjë mundësi teorike që një kundërshtar politik i Berishës t’i fitojë ato. Kaq mjafton për të kuptuar nivelin e demokracisë brenda kësaj partie “të rithemeluar demokratikisht”.

Berishizmi dhe demokracia partiake janë dy koncepte që përjashtojnë njëri-tjetrin. Berishizmi nënkupton që PD-ja është dhe mbete gjithnjë e Berishës, pavarësisht gabimeve dhe dështimeve politike të tij. Brenda kësaj filozofie politike ideja e garës apo e një partie më të madhe se lideri është absurde. Ajo është partia e kryetarit të përjetshëm, ndaj tingëllon ironike deklarata e Berishës se në kuvendin e tij e vranë kryetarokracinë. Kuvendi i 30 prillit, në fakt, ishte tempulli politik më i madh që i është ngritur ndonjëherë kryetarokracisë në Shqipërinë e tranzicionit. Në këtë kuvend, Berisha u kurorëzua kryetar shumë përpara zgjedhjeve të 22 majit. Ai do t’i fitojë me siguri absolute këto zgjedhje edhe pse humbi rëndë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, edhe pse nivelet e popullaritetit në elektorat i ka tejet të ulëta, edhe pse vuri dhe imponoi “tradhtarin” Basha në krye të PD-së, madje duke i vjedhur haptas votat Sokol Olldashit, edhe pse me miratimin e tij u dogjën mandatet e PD-së në Parlament dhe u bojkotuan zgjedhjet lokale, edhe pse tashmë është shpallur non-grata për korrupsion dhe minim të demokracisë nga SHBA-të. Pra, Berisha do jetë kryetar i partisë, jo sepse e sjell atë në pushtet, jo sepse e demokratizon, jo sepse e hap partinë ndaj shoqërisë, jo sepse ka mbështetje elektorale apo ndërkombëtare. Përkundrazi, me Berishën në krye PD-ja bunkerizohet më shumë, krijon një hendek edhe më të madh me shoqërinë shqiptare dhe faktorin ndërkombëtar. Ai do jetë në krye të PD-së thjesht sepse është Sali Berisha. Nuk është rastësi që fraza më e spikatur e fjalimit të tij ishte “Unë jam Sali Berisha”. Askush në kuvend nuk u entuziazmua nga ideologjia e re konservatore apo programi qeverisës. Ama, kur doktori deklaroi se kush ishte, salla shpërtheu në duartrokitje. Ky është kualifikimi i vetëm i tij për të qenë në krye të PD-së. Dhe kjo është kryetarokracia në formën e saj më të pastër.

 

Etiketa: kryesore2KuvendiSali Berisha

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Protesta tek rruga e Rinasit, kryeplaku Sabah Muja: Kemi arritur marrëveshje

Protesta tek rruga e Rinasit, kryeplaku Sabah Muja: Kemi arritur marrëveshje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama
Aktualitet

Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama

12:53 - 19/03/26

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të raportit të Varieties of Democracy Institute, i cili e rendit Shqipërinë në kategorinë e “autokracive...

Lexo më shumë
E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani

12:43 - 19/03/26
Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen

12:33 - 19/03/26
Prokuroria Speciale kërkon ndihmën e gjykatës për të marrë në pyetje Kurtin, kryeministri rrezikon…

Ushtria serbe kryen stërvitje pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Provokim ndaj shtetit tonë

12:15 - 19/03/26
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti, Namir Lapardhja

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti, Namir Lapardhja

12:07 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com