GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 47-të

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë/ Deputetët mblidhen për të njëmbëdhjetën herë për konstituimin e Kuvendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Kosovës për herë të 47-të ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit sërish nuk mori mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 17 korrik në orën 11:00.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari sërish ftoi partitë politike për të propozuar emrat e kandidatëve për Komisionin Ad-hoc për votim të fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por as pas kësaj thirrje partitë e tjera në Kuvend nuk propozuan emrat, madje të njëjtat kërkuan që kryesuesi t’i kthehet rendit të ditës së dakorduar për votim të hapur të zgjedhjes së të parës së Kuvendit.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ftoi kryesuesin t’i rikthehet kushtetutshmërisë në Kuvend, madje për disa sekonda ajo mbajti në dorë mbishkrime me këto kërkesa, pavarësisht ndaljes së mikrofonit nga kryesuesi Avni Dehari.

“PDK-ja iu fton që të respektoni betimin e dhënë të deputetit për rikthim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë”, tha ajo.

Fjalën e mori edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni, i cili tha se krijimi i unitetit politik është një domosdoshmëri për vendin dhe jo një utopi.

Mirëpo edhe atij iu ndal fjala nga kryesues i seancës, i cili kërkoi vetëm propozim të emrave për anëtarë të Komisionit.

“Për Kosovën krijimi i unitetit politik nuk është utopi por një domosdoshmëri për të adresuar rreziqet aktuale”, tha ai.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, sërish propozoi Albin Kurtin për anëtar të komisionit për zgjedhjen në formë të fshehtë të kryekuvendarit.

“Ne propozojmë nomadin Albin Kurti”, tha ajo.

Pro votimi të komisionit votuan vetëm 51 deputetë, ani pse në seancë ishin të pranishëm 105 të zgjedhur të popullit.  /Kosovapress/
Etiketa: Kosove

Lajme të lidhura

Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit
Kosovë & Rajon

Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit

15:31 - 17/11/26
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!” Reagimi i Thaçit pas dënimit të dytë nga  Haga
Kosovë & Rajon

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!” Reagimi i Thaçit pas dënimit të dytë nga Haga

11:50 - 17/11/26
Haga shpall fajtor Hashim Thaçin për pengim të drejtësisë, i shtohen edhe 17 muaj burg
Kosovë & Rajon

Haga shpall fajtor Hashim Thaçin për pengim të drejtësisë, i shtohen edhe 17 muaj burg

11:02 - 17/11/26
Para
Ndërtesë, makina dhe biznes/ Sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për drogë në Angli

Sekuestrohen pasuri me vlerë 287 mijë Euro në Tiranë, pronari i dënuar me 9 vite burg (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria U21 tregon forcën ndaj Spanjës, kuqezinjtë i bëjnë ballë iberikëve dhe ndajnë pikët
Breaking Views

Shqipëria U21 tregon forcën ndaj Spanjës, kuqezinjtë i bëjnë ballë iberikëve dhe ndajnë pikët

22:50 - 17/11/26

Shqipëria U21  ia del që të marrë barazim historik ndaj Spanjës U21, në miqësoren e luajtur në “Air Albania”. Pavarësisht...

Lexo më shumë
Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon

Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon

22:44 - 17/11/26
50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie

50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie

22:20 - 17/11/26
51 organizata shqiptaro-amerikane kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Letra me 10 kërkesa

51 organizata shqiptaro-amerikane kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Letra me 10 kërkesa

22:07 - 17/11/26
Aktivisti nga protesta para Kryeministrisë: “Dhuna është lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar”, thirrje shqiptarëve për 28 nëntorin

Aktivisti nga protesta para Kryeministrisë: “Dhuna është lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar”, thirrje shqiptarëve për 28 nëntorin

22:00 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com