GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kuvendi i lë “detyrë” Avokatit të Popullit monitorimin e shërbimeve falas në spitalet rajonale

10:03 - 18/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuvendi i lë “detyrë” Avokatit të Popullit monitorimin e shërbimeve falas në spitalet rajonale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i ka lënë si detyrë Avokatit të Popullit që gjatë këtij viti të jetë aktiv duke monitoruar marrjen e shërbimit shëndetësor falas të qytetarëve në spitalet rajonale.

Në projektrezolutën që Kuvendi ka hartuar pas raportimit vjetor të këtij institucioni bie në sy pika e fundit e cila citon se Avokati duhet “të monitorojë ofrimin e shërbimit shëndetësor në spitalet rajonale me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor falas që u ofrohet qytetarëve si dhe adresimin e shkeljeve sistematike”.

Pavarësisht kësaj detyre ishte pikërisht Avokati i Popullit që në raportin e vitit 2020 ngriti shqetësimin për të drejtën e kujdesit shëndetësor gjatë vitit të pandemisë për qytetarët ku më shumë u godit pjesa e varfër e popullatës.

Raporti nënvizonte se në lidhje me të drejtën e kujdesit shëndetësor, pandemia e COVID-19, thelloi, duke risjellë edhe njëherë në vëmendje problematikat e hershme, si dhe evidentoi problematika të reja, me të cilat u ballafaqua shoqëria, në raport me të drejtën e saj për kujdes shëndetësor të garantuar nga shteti. Individët e varfër dhe të cenueshëm financiarisht u përballën me kosto të larta ekonomike shtesë sa i përket kujdesit shëndetësor shoqëruar kjo edhe me mungesën e ofrimit të shërbimeve bazë të kujdesit shëndetësor gjatë vitit 2020.

“Sasia e kufizuar e kursimeve, mbulimi i ulët me sigurime shoqërore dhe përdorimi relativisht i ulët i shërbimeve publike çoi në rëndim të efekteve negative afatgjata të përballje me krizën e pandemisë. Rezultoi se familjet në nevojë u prekën nga diskriminimi social si dhe u goditën më shumë nga masat kufizuese kundër COVID-19. Gjithashtu të moshuarit ishin relativisht më të predispozuar ndaj problemeve shëndetësore, më të rrezikuarit nga shpërthimi i pandemisë dhe më të shumtë në humbje jete gjatë pandemisë” thuhej në raport.

Përpos pjesës së shërbimit shëndetësor Kuvendi ka kërkuar nga Avokati i Popullit që të jetë vigjilent edhe për pesë pika të tjera të tilla si të merren masa proaktive, në lidhje me informimin e qytetarëve në forma më gjithëpërfshirëse apo të aksesueshme mbi njohuritë për të drejtat dhe liritë themelore të tyre dhe mekanizmat mbrojtës, duke u angazhuar konkretisht për realizimin e aktiviteteve të parashikuara në Planin e Veprimit 2018-2022, si krijimi i Blogut për të drejtat e njeriut – Histori suksesi, në mbrojtje të të drejtave të njeriut brenda faqes zyrtare të AP.

Po kështu është kërkuar të vijojë organizimin e sesioneve informuese në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në rang vendi, me qëllim përmirësimin e njohurive të nxënësve dhe stafit pedagogjik mbi të drejtat e tyre themelore dhe punën e AP në mbrojtjen e këtyre të drejtave.

Ndër të tjera është kërkuar edhe të merren masa konkrete për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara gjatë vitit 2020, si “Memorandumi i Mirëkuptimit midis Avokatit të Popullit dhe Institutit të Statistikave, “Për bashkëpunimin në fuqizimin e mbledhjes së të dhënave, përhapjen dhe analizën në dritën e të drejtave të njeriut dhe Agjendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030” dhe marrëveshjes së nënshkruar me UNICEF “Marrëveshja e re e Bashkëpunimit për periudhën 1 Tetor 2020 – 30 Shtator 2021”, e cila i referohet Planit të Punës 2020-2021 mes UNICEF dhe Qeverisë Shqiptare./MONITOR

Etiketa: avokati i popullitDETYREfalassherbimSPITALE

Lajme të lidhura

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online
Breaking Views

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Plas sherri në Bënçë/“Plumbin në gojë”! Përplasje mes banorëve dhe firmës për rrugën

Plas sherri në Bënçë/“Plumbin në gojë”! Përplasje mes banorëve dhe firmës për rrugën

TË FUNDIT

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Lexo më shumë
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com