GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kuvendi i Maqedonisë miratoi masat anti-krizë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi i Maqedonisë miratoi masat anti-krizë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar ditën e djeshme në mesnatë masat për përballje me krizën ekonomike, ligjin për uljen e akcizës për karburantet që merr shteti nga shitja e karburanteve, si dhe ligjin për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për karburantet, nga 18% në 10%.

Është miratuar edhe ligji për uljen e TVSH-së për ushqimit bazë në 0%. Ligjet janë miratuar me 95 vota nga deputetët e të gjitha partive politike.

Një litër dizel në Maqedoninë e Veriut të premten është shitur për 97 denarë ndërsa benzina për 93 denarë. Për herë të parë çmimi i naftës ka kaluar atë të benzinës.

Çmimi i tyre pritet të ulet për 10 denarë me miratimin e ligjeve dhe publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare. Masat parashohin mbajtjen nën kontroll edhe të çmimit të energjisë elektrike dhe të ngrohjes qendrore si dhe heqjen e TVSH-së për të gjitha produktet ushqimore bazë.

Përkundër mbështetjes unanime për miratimin e tyre me procedurë të shkurtuar, Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, kishte vërejtje pse masat nuk ishin miratuar më herët.

“Në vend që të shtireshin si të shqetësuar tani dhe të thërrisnin seanca urgjente, masa të tilla mund të ishin miratuar dy javë më parë, kur VMRO-DPMNE kishte paraqitur propozimet e saj. Kjo do të parandalonte panikun tek qytetarët”, deklaroi Micevski.

VMRO DPMNE-ja kishte propozuar gjithashtu, uljen e akcizës për karburantet për 50 për qind, por ky propozim i opozitës ende nuk është vendosur në rend dite të punimeve të Kuvendit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, të premten ka vendosur të ndalojë për dhjetë ditë eksportin e mallrave të caktuara ushqimore. Vendimi përfshin eksportin e grurit, elbit, misrit, miellit, farave të lulediellit, si dhe vajrave.

“Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendor dhe mbrojtja e qytetarëve në kohë krize”, ka deklaruar Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Jozyrtarisht vendimi ndërlidhet me njoftimet se sasi të mëdha të grurit janë eksportuar në Greqi, ndërsa në Kosovë sasi të mëdha të vajit vendor, të llojit Briliant. Çmimi i vajit në Maqedoninë e Veriut arrin në 1.80 euro.

Qeveria ka bërë me dije se vendimi për kufizimin e eksportit është marrë edhe si përgjigje reciproke ndaj masave të ngjashme të marra nga disa vende të rajonit.

Serbia ka njoftuar se ka ndaluar eksportin e grupit dhe miellit për vendet e rajonit përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, e cila ishte në pritje të importit të rreth 50.000 tonëve grurë dhe miell.

Etiketa: Kosovamaqedonia e verriutRajoniTatimit mbi Vlerën e Shtuar

Lajme të lidhura

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26
Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
Para
Rama e konfirmon, pas afganëve Shqipëria do të mirëpres edhe ukrainas

Pak minuta para protestës, Rama bën lëvizjen e radhës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com