GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kuvendi i Rithemelimit të Berishës ricikloi humbësit dhe të lidhurit me krimet e komunizmit

në Opinion
Kohë leximi: 5 min
A A
Kuvendi i Rithemelimit të Berishës ricikloi humbësit dhe të lidhurit me krimet e komunizmit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Nebil Çika

Po shoh ca portale e media që me apo pa qëllim, kanë interpretuar keq një debat timin me militanten e Rithemelimit të Berishës, znj. Endira Bushati në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në RTSH24 .

Dua të sqaroj se kjo pjesë, vetëm disa sekonda, e debatit nuk kishte të bënte fare me temën e emisionit gjë që solli edhe reagimin e të tjerëve në studio.

Duke iu përgjigjur pyetjes se drejtuesit te emisionit se cili ishte mendimi im për Kuvendin e Rithemelimit të Berishës thash se: “ishte një riciklim personave që i shkaktuan humbjen me të madhe në histori PD, atë të 2013 me një milionë vota”.

Kjo nuk i pëlqeu zonjës, e cila ndërhyri me nervozizëm duke më kërkuar të thosha se kush ishin ata. Ju jeni njëra prej tyre, i vutë gjobë të paligjshme 1 milionë euro Shijak TV, kur ishit kryetare e KKRT -i thashë.

Zonja e mori për personale dhe pasi pa telefonin ku i vinin vazhdimisht mesazhe reagoi me një mashtrim: “Ju më keni kërkuar punë mua në KKRT, prandaj me keni inat.

Sigurisht që e mohova këtë shpifje të sajë gjë që solli reagimin me fyerje të zonjës të cilës, për shkak të etikës dhe edukatës sime, nuk mund ti përgjigjesha me të njëjtën monedhë. Pikërisht vetëm ky moment paska tërhequr vëmendjen e disa portaleve e mediave, ndërkohë që në atë emision u thanë shumë gjëra thelbësore me interes për publikun dhe atë që ndodh realisht në këtë vend.

Nuk i dhashë rëndësi këtij detaji të emisionit, por me që media sociale dhe jo vetëm po i jep kaq rëndësi jam i detyruar të sqaroj disa gjera.

Edhe sikur ta marrim të mirëqenë shpifjen e zonjës nuk mendoj se të kërkosh punë është turp.

Turp madje krim është të vesh gjoba të paligjshme, të dhunosh fjalën dhe lirinë e medias të bëhesh “hanxhar” i qeverisë kundër të vërtetës siç bëri zonja në vitin 2013 me gjobën në shifra historike 1 milonë euro ndaj Shijak TV, gazetar i të cilit isha edhe unë, gjë që vazhdoi me dhunimin e gazetarëve shtatzëna, prishjen dhe sekuestrimin e antenave dhe akte te tjera dhune të urdhëruar nga ky person ndaj Shijak TV.

Pronari i Shijak TV iu drejtua gjykatës, e cila vendosi që gjoba e zonjës Bushati ishte e paligjshme dhe e anuloi atë duke vërtetuar edhe ligjërisht gjobëvenien për motive politike, e cila pati efektet e sajë edhe elektorale pasi shikues të Shijak TV deklaronin në ekran se për pikërisht për këtë sulm të paligjshëm e mosmirënjohës nuk do të votonin më PD.

E shoh të nevojshme të sqaroj ata që nuk e dinë apo ata që nuk e mbajnë mend këtë dhunë të qeverisë Berisha, nëpërmjet kryetares së tij të KKRT znj. Bushati ndaj Shijak TV me qëllim të drejtpërdrejtë: mbylljen e gojës.

Cili ishte halli i qeverisë Berisha dhe zonjës me ekranin tonë ?! Kam qenë i qartë atëherë e jam dhe tani se halli i tyre ishte e vërteta që ne prodhonin dhe transmentonim në atë kohë.

Në programin tim “Rrno për me tregue ” zbardheshin krimet e komunizmit dhe autorëve të tyre. Shumë nga emrat e autorëve të krimeve ishin ne pushtet, në qeveri, ministra,në kabinet të z. Berisha, në Parlament si pjesë e shumicës se PD, në polici, shërbimin informativ.

Me konkretisht: Kur ne emision trajtoja një nga krimet me te rënda të dikatuarës, marrjen e gjakut të foshnjave nga materniteti për t’ia dhne Enver Hoxhës, direkt dhe indirekt, dilnin emrat e miqve të Berishës e ndoshta edhe ai vet.

Kur unë trajtoja ndalimin e besimit në Zot prishjen e kishave e xhamive, pushkatimet dhe persekutimin e klerikëve e besimtarëve më dilte emri i Tritan Shehut ai autor i këtyre krimeve. Kur luftën e klasave në art e kulturë me dilte si persekutor emri i të atit të atit të Ilir Rusmalit, zëvendës i Berishës në qeveri, ndërkohë që zonja ishte sekretare e tij.

Kur trajtoja krimet e rebelimit komunist 1997, me dilte “gjeneral” Arben Imami, ministër i Mbrojtjes. Kur trajtoja gjenocidin grek ndaj shqiptarëve në 1914 me dilte gjyshi i Genc Pollos, zv/ kryeministër i Berishës dhe zonja sekretare e tij.

Kur flisnim për krimet politike në Shkodër më dilte emri i Rustem Gjatës, në Përmet e Fier i Spiro Kasos etj. Kur flisja për ligjin e munguar të Lustracionit më dilnin para e emërat e Dizdarit, Ymeraj, Lula etj, autorë të krimeve që Berisha i kishte emëruar në krye të drejtësisë shqiptare dhe që rëzuan ligjin ne GJ.K.

Kur flisja për torturat në hetuesi me dilte emri Mehdi Bushatit që u këpuste damarët me dhëmbë te burgosurve politikë .

Ka edhe shume te tjera por këto mjaftojnë për të kuptuar pse Berisha nëpërmjet gjobës 1 milionë euro të vendosur “hanxharit” të tij ne media z. Bushati donte ti mbyllte gojën Shijak Tv dhe të gjithëve ne që punonin atje.

Këta që përmendja ose bijtë e tyre ishin pjesë në nivele të larat të qeverisjes se Berishës ose miq të tij .
Tani shumica e këtyre, bashkë me znj. Bushati, janë ricikluar nga rithemelimi.

Pikërisht këtë i thash me një fjali të vetme “hanxharit” të Berishës në media që reagoi me një shpifje ndaj meje, nga që e dinte për çfarë bëhej fjalë. Shpresoj të kem qenë i qartë e ta kuptoni edhe ju këtë .

Tani edhe dy fjalë për shpifjen : Nuk kam punuar kurrë në punë shteti qe nga 1991 e këtej, Në qeverinë e Berishës 2005 -2013 kam pas disa miq e të njohur të mi si Sokol Olldashi, Besnik Mustafaj, Jemin Gjana etj që më kane ofruar mundësi shumë të mira punësimi, të cilëve u jam mirënjohës megjithëse i kam refuzuar me respekt.

Kam dashur të rri gazetar se mendoj se e vetmja punë që besoj që mund ta bëj me sukses është pikërisht kjo . Kurre nuk jam pushuara nga puna dhe nga mediat ku kam punuar jam larguar vet, për shkaqe qe lidhen kryesisht kufizimin e parimit tim për të shkruar e thënë të vërtetën .

Tek zyra e zonjës, që shpif se un i kam kërkuar punë, në KKRT kam qenë vetëm dy herë. Një herë si anëtar i Bordit të Monitorimit të medias në zgjedhjet e 2009 dhe herën tjetër për të protestuar ndaj gjobës një milion euro që Berisha dhe “hanxhari” i tij në media i vuri në mënyre të pa ligjshme e kriminale Shijak TV.

Po të kërkoja punë shteti kisha e kam shumë mundësi e miq ku ta kërkoja por tek zonja në fjalë, nuk do të më shkonte ndërmend kurrë.

 

Etiketa: humbesitkomunizmikrimitkryesore2KuvendiNebil ÇikaricikloirithemelimiSali Berisha

Lajme të lidhura

Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur
Breaking Views

Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur

22:08 - 06/05/26
Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!
OP-ED

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!

09:34 - 28/04/26
Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera
OP-ED

Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera

14:30 - 27/04/26
Para
Aksident i pazakontë në Korçë, ambulanca përmbyset në rrugë

Aksident i pazakontë në Korçë, ambulanca përmbyset në rrugë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet
Sport

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet

12:50 - 12/05/26

Të shtunën dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet e para të “Final Four”, ku katër skuadrat më të...

Lexo më shumë
Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

12:26 - 12/05/26
Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

12:12 - 12/05/26
Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

12:01 - 12/05/26
Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

11:43 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com