GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kuvendi i Serbisë nis me protesta, opozita betohet në korridor

12:59 - 06/02/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi i Serbisë nis me protesta, opozita betohet në korridor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë, ku u konfirmuan mandatet e deputetëve të përbërjes së re, kaloi me fishkëllima nga opozita.

Deputetët e opozitës ishin para foltores me pankarta ku shkruhej “I keni vjedhur zgjedhjet” dhe “Hajdutë kthejini mandatet”. Lista e opozitës ‘Serbia kundër dhunës’ pretendon se zgjedhjet e dhjetorit ishin të parregullta, gjë që pushteti e refuzon.

Për shkak të akuzave për vjedhje zgjedhore, deputetët e koalicionit ‘Serbia kundër dhunës’ e kanë bërë betimin në korridorin e Kuvendit dhe jo në sallë. Siç thanë ata, nuk kanë dashur ta bëjnë betimin me njerëz që kanë fituar mandate duke “vjedhur në zgjedhje”.

Para tyre këtë e kanë bërë deputetët e koalicionit të djathtë ‘Shpresa’, i cili përbëhet nga Partia e Re Demokratike e Serbisë dhe Lëvizja për Rimëkëmbjen e Mbretërisë së Serbisë.

Seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë ka zgjatur rreth gjysmë ore. Gjatë asaj kohe vetëm janë konfirmuar mandatet ndërsa deputetët kanë bërë betimin. Kryesuesi tha se do të njoftohen për vazhdimin e seancës.

Deputeti i koalicionit ‘Serbia kundër dhunës’, Radomir Lazoviç, ka vlerësuar se ndërprerja e seancës konstituive është “fitore” e opozitës. Deputetja e kësaj liste, Marinika Tepiç, deklaroi në korridorin e Kuvendit se policia në sallë i ka ndarë deputetët e opozitës nga deputetët e shumicës qeverisëse.

Në vazhdim të seancës së parë, e cila nuk duhet të jetë në të njëjtën ditë, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, të emërojnë sekretarin e përgjithshëm, të zgjedhin anëtarët e trupave punues, si dhe anëtarët e përhershëm të delegacioneve parlamentare në institucionet ndërkombëtare.

 

 

 

 

Etiketa: kuvendProtestSerbi

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Momenti epik: Sara duke folur, Gazin e zë gjumi gjatë bisedës

Momenti epik: Sara duke folur, Gazin e zë gjumi gjatë bisedës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com