GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kuvendi Kombëtar i PD, deputeti italian njeh si lider Berishën

12:03 - 02/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi Kombëtar i PD, deputeti italian njeh si lider Berishën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti italian i Forza Italia, Alesandro Batilokio, ka përshëndetur Kuvendin Kombëtar të thirrur nga kreu demokrat Sali Berisha, ku pritet të votëbesohet për postin e kreut të PD-së.

“Kjo është hera ime e tridhjetë që vij në Shqipëri dhe jam gati–gati, një qytetar nderi i këtij vendi që e kam zbuluar që në vitin 1994, kur isha në qytetin e Vlorës.

Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu midis jush për të sjellë përshëndetjet e të gjitha partive tona, që ndajnë bashkë vlerat e Partisë së madhe Popullore Demokratike, por mbi të gjitha dua t’i drejtoj përshëndetjen time, liderit, z. Sali Berisha.

Italia dhe Shqipëria janë dy vende simotra, të cilat ndajnë bashkë një zemër dhe në mes kanë vetëm detin Adriatik. Është diçka e shkruar në librat e historisë dhe të gjeografisë. Aktualiteti thotë që rreh 20% e shkëmbimeve tregtare ndodhin midis Italisë dhe Shqipërisë dhe Italia është vendi i parë pritës i produkteve shqiptare.

Kjo lidhje nuk përcaktohet vetëm nga arsyet ekonomike, por mbi të gjitha përcaktohet nga një eupati dhe nga një miqësi e fortë midis vendeve tona. Janë rreth 500 mijë shqiptarë që sot jetojnë dhe janë integruar në mënyrë perfekte dhe kemi shembullin e dy zotërinjve të nderuar këtu prezent, që janë absolutisht të integruar; rreth 13800 sipërmarrje shqiptare, që operojnë në Itali dhe që janë shembull suksesi.

Por ka dhe shembuj më të thjeshtë, po që janë po kaq të gëzueshëm dhe të admirueshëm, siç është një gjimnaz në Lezhë apo realitetet saleziane të cilat janë të vendosura në Shkodër, që përcaktojnë një lidhje të fortë dhe të bukur midis dy vendeve tona.

Rreth njëmijë studentë italianë studiojnë në Tiranën tonë të bukur, sepse nuk është vetëm e bukur, por mbi të gjitha është e sigurtë që afron shumë cilësi në studime”, tha ai.

Ish-Kryeministri Sali Berisha duke falenderuar deputetin italian, tha se ai është një mik i PD-së, i demokratëve, i shqiptarëve dhe Shqipërisë. Berisha ka vlerësuar bashkëpunimin mes PD dhe Forza Italia, duke kujtuar këtu themeluesin e kësaj partie, Silvio Berlusconin, për të cilin Berisha tha se është i pavdekshëm.

Etiketa: berishadeputeti italiankuvendi i PD

Lajme të lidhura

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim
Aktualitet

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri
Aktualitet

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26
PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…
Breaking Views

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

15:00 - 15/03/26
Para
Ai pagoi për ta vrarë, çfarë shkruante Liridona për bashkëshortin

Ai pagoi për ta vrarë, çfarë shkruante Liridona për bashkëshortin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim
Aktualitet

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26

Një sherr mes të rinjve në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth...

Lexo më shumë
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26
PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

15:00 - 15/03/26
Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

14:42 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

14:18 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com