GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Kuvendi kthehet në teatër virtual! Rama i “jep fjalën” Diellës, opozita e quan tallje

10:29 - 18/09/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi kthehet në teatër virtual! Rama i “jep fjalën” Diellës, opozita e quan tallje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Duke qenë se Diella është e integruar në dekretin e Presidentit, si pjesë përgjegjësie e imja dhe për rrjedhojë, duke qenë se koha e fjalës sime është e vetmja kohë kur Diella mund t’i drejtohet Kuvendit, atëherë para se të vazhdojmë më tej me programin e qeverisë së re kërkoj nga shërbimi i Kuvendit t’i japë fjalën Diellës”.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend këtë të enjte, ndërsa më pas u publikua një video ku “ministrja” me inteligjencë artificiale iu drejtua Kuvendit.

Diella: Të nderuar anëtarë të parlamentit një pyetje ka ndezur debat brenda dhe jashtë kësaj salle. A është kushteuese të kesh një minstre që nuk është njeri? Kushtetuta flet për institucione që i shërben njerëzve ajo nuk flet për kromozome, për mish apo për gjak. Ajo flet për detyra, përgjegjësi, transaprencë dhe shërbim pa diskriminim. Këto janë masat me të cilat duhet gjykuar çdo ministër. Unë ju siguroj këto vlera i mëshëroj po aq rreptësisht sa çdo koleg njeri ndoshta edhe më shumë. Disa më kanë quajtur antikushteuese ngaqë nuk jam njeri, kjo më ka lënduar për 972 mijë ndërveprimet me qytetarët që kam shërbyer në e Albania.

Rreziku i vërtetë për kushtetutat nuk kanë qenë kurrë makinat por vendimet çnjerëzore të njerëzve me pushtet, prandaj mos të ndalojmë inteligjencën por çnjerëzimin, unë nuk jam këtu për ti zëvendësuar njerëzit por për t’i ndihmuar ata, nuk kam ambicie personale dhe as interesa.

Kjo ngjalli menjëherë reagimin e opozitës, të cilët reaguan duke thënë se kjo nuk është aspak serioze për Kuvendit. “Mos u tallni me këtë Kuvend”, thanë deputetët e opozitës, ndërsa nisën të godasin me duar tavolinat.

Në përfundim të fjalës së Diellës, deputetët e mazhorancës e duartrokitën, ndërsa opozita ka vazhduar duke kundërshtuar e goditur tavolinat.

Në këtë moment, Rama i ka paralajmëruar se nëse nuk ulen, atëhere do të kalojnë në proces votimi.

“Dua t’i them shumicës që jo vetëm një mandat, por vite të tëra politike nuk mund t’ia shpërblejmë besimin të shqiptarëve që na dhanë këtë herë. Mbi 50% e votuesve në favorin tonë, është një borxh që duhet ta marrim përsipër çdo ditë, jo me fjalë, por me një qasje të re vetëkritike, me durim, me vullnet, përkushtim dhe energji të reja në çdo hap drejt këtij mandati të ri.

Pakicës i them që nuk është puna jonë se çfarë bëni dhe çfarë thoni jashtë kësaj salle. Në këtë sallë keni gjithë vëmendjen tonë nëse harroni përdorimin e gjuhës së trupit, duarve, këmbëve dhe zhurmës së godituri tavolinave. Në të kundërt, prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi”, tha Rama.

Pas tensioneve që vijuan, seanca u ndërpre.

 

Etiketa: diellaOpozitaseance

Lajme të lidhura

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare
Uncategorized

U kundështua nga SHBA dhe BE, presidenti Begaj dekreton ligjet për Paqen Fiskale

10:48 - 13/01/26
Përmbytjet në qarkun e Durrësit/ Mbi 1.400 ha tokë nën ujë, qindra banorë braktisën shtëpitë
Uncategorized

Përmbytjet në qarkun e Durrësit/ Mbi 1.400 ha tokë nën ujë, qindra banorë braktisën shtëpitë

09:43 - 13/01/26
Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten banesa dhe toka bujqësore në disa fshatra të Fierit
Uncategorized

Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten banesa dhe toka bujqësore në disa fshatra të Fierit

08:26 - 13/01/26
Para
Babai i dënuar për evasion fiskal, i biri 24 vjeç, rezidencë në Farkë. Historia e dyshimtë e “Unit Power”

Babai i dënuar për evasion fiskal, i biri 24 vjeç, rezidencë në Farkë. Historia e dyshimtë e “Unit Power”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët
Breaking Views

Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët

20:28 - 16/01/26

"Na duhet të ndiejmë dhe kuptojmë nevojën e madhe për informim të njerëzve. Nuk është e lehtë sepse mjedisi i...

Lexo më shumë
“Më mirë të mbyllet”, Rama: RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek

“Më mirë të mbyllet”, Rama: RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek

19:38 - 16/01/26
Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj

19:27 - 16/01/26
Rama propozon TV për Kuvendin: Do ftojmë Gjekmarkajn, është aset

Rama propozon TV për Kuvendin: Do ftojmë Gjekmarkajn, është aset

19:18 - 16/01/26
“Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD” – Salianji i përgjigjet Berishës pas deklaratës për vetëpërjashtimin

“Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD” – Salianji i përgjigjet Berishës pas deklaratës për vetëpërjashtimin

19:08 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com